e din

Latest News Next

July 22, 2008

Nė ambientin politik tė Maqedonisė, ka dy mėnyra si mund tė bashkėpunosh me atė qė njėherė e ke shpallur armik politik: ose t’ia vėsh gjunjėt nė fyt dhe mos ta lėsh tė ketė zgjidhje tjetėr pėrpos tė tė pranojė si partner tė barabartė, ose ai tė ta bėj tė njėjtėn, e tė tė detyrojė t’i nėnshtrohesh dhe tė bėhesh i dėgjueshmi i tij. Rrugė tė mesme nuk ka. Ndoshta edhe ka, por ajo rrugė me siguri nuk tė ēon mė larg se deri tek ngatėrresat edhe mė tė mėdha me armikun politik dhe nė humnerėn e devalvimin tė tė gjitha parimeve qė ke.

July 01, 2008

Maqedonia ėshtė si prodhim i konservuar e i ndjeshėm nga ndryshimet e paparashikueshme tė temperaturave politike tė Ballkanit, tė cilin duhet ruajtur nė frigorifer. Dhe qė nga mėvetėsimi i tij, ky shtet ndodhet i ngrirė nė frigoriferin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Veēanėrisht nė atė tė administratės amerikane, e cila bėnė ēmos qė frigoriferi tė mos mbetet pa rrymė elektrike, qė “prodhimi” tė mos shkrihet, tė mos derdhet e tė lagė, ta ēojė drejtė kalbjes, tėrė kėtė pjesė tė Ballkanit. Por, qė nga viti 2006, Maqedonia sėrish ka filluar tė shkrihet, tė tregojė shenja skadimi afati pėr pėrdorim, dhe as tė huajt nuk e kanė tė lehtė ta kuptojnė se ku qėndron gabimi: tek mirėmbajtėsit e frigoriferit, apo tek materiali i ngrirė.

June 28, 2008

Sjellja e mandatarit ndaj partive politike shqiptare nё Maqedoni, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare, duke mos respektuar vullnetin e lirė tė popullatės, ėshtė tmerrėsisht fyese dhe irrituese pėr shqiptarėt. Me pėrfshirjen nė bisedime fituesin dhe humbėsin bashkė, mandatari ua pėrcjell qarte porosinė shqiptarėve nё Maqedoni, njėsoi si nė vitin 2006: nuk vendosin ata pėr pėrfaqėsuesit e vet nė institucionet shtetėrore, por Gruevski ėshtė ai qė pėrcakton vullnetin dhe legjitimitetin e partive shqiptare.

June 23, 2008

Shqiptarėt e Maqedonisė e pėrfunduan golgotėn zgjedhore parlamentare. Tani janė duke i shėruar plagėt, zbėrthejnė atė qė u ndodhi, shpjegojnė se kush ua mbolli farėn e keqe nė arėn politike. Ndėrkohė, pėrcjellin nėpėr ekrane televizive parlamentarėt e porsazgjedhur, tė cilėt mbase edhe fare nuk ngjajnė me kandidatėt e paradokohshėm, qė ishin aq tė afėrt e tė pėrzemėrt me popullin. Kandidatėt e dikurshėm, e parlamentarė tė sotėm, tani duken mė seriozė, nuk e kanė nėpėr fytyra pėrzemėrsinė e mėparshme dhe sikur duan t‘ia bėjnė me dije popullit atė qė atij i ėshtė dashur ta dijė qysh nė ditėn e votimit: populli dhe tė zgjedhurit e tij janė bashkė vetėm aq sa zgjat fushata parazgjedhore.

June 17, 2008

Kim Mehmeti mysafir nė edicionin e lajmeve 21 minuta nė RTV 21 nė Prishtine.Flet rreth zgjedhjeve parlamentare 2008,incidentet dhe parregulsit e shumta qė ndodhėn.

June 17, 2008

Emisioni "Gjeneratat" i drejtuar nga showmani dhe kėngėtari i njohur Agim Poshka me mysafirėt Kim Mehmeti dhe Manjolla Nalbani. 26 prill 2008 Emisonin mund ta shikoni edhe kėtu nė web.

June 12, 2008

U thanė thuajse tė gjitha lidhur me zgjedhjet skandaloze dhe tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Politikanė e analistė, nga hapėsira mbarėshqiptare dhe nga Maqedonia, dėnuan dhunėn, u treguan shqiptarėve tė Maqedonisė se dhuna nuk ka tė bėjė asgjė me demokracinė. E shqiptarėt e Maqedonisė i dėgjuan tė gjitha. Nė tė vėrtetė, ata prej moti e kanė kuptuar se kėshillat vėllazėrore duhet t’i pranosh si kurim me ilaēet me mbishkrimin: “ Mos i merr pa lexuar udhėzimin”, e ato tė palės etnike maqedonase, si barnat qė ta zbusin dhembjen e barkut, por ta trullosin kokėn dhe ta pamundėsojnė vozitjen politike .

June 06, 2008

Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjikė, ata do tė kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė Parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rend qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnikė, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt. Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė reagonte, sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo tė mos ndodhė.

June 01, 2008

Flet Kim Mehmeti nė emisionin Top Story e televizioni Top Channel te drejuar nga gazetari i njohur Sokol Balla. Tema e emisionit ėshte rreth fushatės dhe incidentet e fundit qė kan ndodhur gjate ketyre zgjedhjeve 2008 qe kan ndodhur nė Maqedoni.

May 31, 2008

Nė kėtė fushatė parazgjedhore, u dėgjua zėri i pesė partive shqiptare. Dhe platformat politike u shtrinė nga ato tė partive mė tė vogla, si e BDK-sė e cila ofron federalizmin e Maqedonisė, e deri te PPD-ja, e cila si gjithmonė, edhe kėsaj radhe, premton shumėēka qė shpjet bėhet mjegull e premtimeve tė kota. Mė tė zėshme ishin dy partitė mė tė mėdha tė kėtushme shqiptare, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja. Diku mes pretendimeve tė dy partive minore, dhe zhurmės sė dy mė tė mėdhave, mbeti i zėri i BDSH-sė Bardhyl Mahmutit, i cili ofron fillim tė ri dhe shpreson se, si forcė e mesme, do jetė ajo luhatėsja e kandarit, qė do pėrcaktojė saktė se sa shqiptarėt e kėtushėm janė tė lodhur apo jo nga gjitha partitė qė kanė moshė mė tė madhe se e tija, a me vetė atė, edhe mėkate dhe bėma qė, o i dėmtojnė, o u sjellin pėrparėsi.


©2006 KimMehmeti - All Rights Reserved

eXTReMe Tracker