Fillimi | Media-Lajme | Sundimtari dhe vasalët

Sundimtari dhe vasalët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Këtu u krijua raporti që në pushtet e keni sundimtarin dhe vasalin, partinë politike shqiptare. Ajo lidhje vasale i ngulfati vetë shqiptarët”, ka thënë Mehmeti

 Nëse dehja nga alkooli të çon t’i barazosh mendimet me atë që thua, pra nëse dehja e barazon guximin e gojës me atë të trurit dhe, frikacakun e dehur e çon të thotë atë që nuk guxon ta shpalos kur është esëll, edhe dehja nga politika e bënë njeriun më llafazan. Por, për dallim prej dehjes nga alkoolit, dehja politike nuk e barazon të menduarit me atë që thua, por e bënë të kundërtën: nxitë diarre fjalësh boshe dhe shkakton kaps mendimesh. Andaj edhe ndodh që frikacaku i dehur nga alkooli t’i thotë të vërtetat e heshtura, me çka shihet se ka arritur ta kontrolloj gojën por jo edhe trurin, e që është më e shëndetshme se dehja politike, e cila ta robëron trurin, e i jep liri të plotë gojës.

Shikuar nga ky këndvështrim, shumë nga politikanët e sotëm të shqiptarëve të Maqedonisë, duken si të dehur kronikë nga politika, e të cilëve, le që dehje ua ka prangosur trurin, por ajo i ka lënë edhe të pa gojë. Andaj, përderisa të gjithë thonë se qeveria e Gruevskit është duke e mbushur arkën e shtetit me gjobat e larta që paguajnë biznesmenët e pambrojtur nga partia e tij dhe qytetarët që nuk e kanë dajën polic, pushtetarët e BDI-së, o heshtin si peshk, o rrëfejnë për të mirat që na presin pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pra, përderisa të gjithë thonë se, as në perëndim, as në lindje, nuk ka shtet që të gjobit sa trefishi i pagës mesatare mujore vetëm pse nuk ke respektuar ngjyrat e semaforit, pra përderisa të gjithë thonë se nuk ka shtet në botë që i çon qytetarët të marrin kredi bankare për t’i paguar gjobat e larta me të cilat financohen përmendoret dhe kishat e Gruevskit, pushtetarët e BDI-së heshtin, thuajse janë të zënë me hartimin e kushtetutës së re të BE-së dhe me përpunimin e strategjisë së ardhme mbrojtëse të NATO-së.

Pra, përderisa mediat alarmojnë se vozitësit kosovarë dhe ata të Shqipërisë, duke paguar gjoba të larta rrugëve të Maqedonisë, janë bërë “financier” më të rëndësishëm të projektit të Gruesvkit “Shkupi 2014”, pushtetarët shqiptarë thonë se gjitha këto janë trille të gazetarëve që nuk dinë t’i lexojnë drejtë konceptet afatgjate të BDI-së, si dhe rezultatet që kjo parti i ka arritur duke u mbështetur mbi parimin: “Ecjen e karvanit nuk e përcakton lehja e qenve, por këmbora e devesë së parë!” Dhe duke dëgjuar BDI-ja vetëm këmborën e kreut të karvanit, është arritur një baraspeshë mes paaftësisë së kësaj partie që t’u kundërvihet projekteve destruktive të Gruevskit dhe pamundësisë së popullit të “çlirohet” nga përfaqësuesit e vet të paaftë në qeveri, e të cilët, siç duket, nga gazetat marrin vesh për propozimet e qeverisë ku ata bëjnë pjesë, siç ndodhi me propozimin qeveritarë për ndryshime kushtetuese në pjesën e gjyqësorit.

Kur jemi te gjobat, duhet pranuar se, sa u përket dënimeve, Gruevski jo vetëm që nuk bënë dallime ndëretnike, por shqiptarët i mbanë për gjobë-pagues të privilegjuar. Kështu që, vlerësuar sipas përqindjes së shqiptarëve nëpër burgje dhe të atyre që gjatë një dite paguajnë gjoba, ke përshtypjen se numri i banorëve shqiptarë në këtë shtet është i barabartë me atë të kinezëve që jetojnë në Pekin. Andaj, nuk do ishte keq sikur BDI-ja - të cilën Gruevski nuk e pyet thuajse për asgjë – t’ i shpërndante aktivistët e saj rrugëve të Maqedonisë, që ata të regjistronin vozitësit e gjobitur shqiptarë, përfshi këtu edhe ata nga Kosova e Shqipëria, e pastaj të kërkonte nga Gruevski që një pjesë të këtyre parave t’i investonte nëpër vendbanimet shqiptare.

Por, siç shkojnë punët, ndoshta nuk është larg të vërtetës konstatimi i një miku tim të dashur - me të cilin shpesh e pyesim veten se vallë ne nuk shohim, apo këta të BDI-së janë verbuar - i cili tha se Gruevski i ka realizuar thuajse të gjitha që donte me ne shqiptarët, e tani i ka mbetur vetëm që të na vë samarin. Ku ta dish, mbase ai samarin qëmoti na e ka vënë mbi shpinë, vetëm se ne nuk ia dalim ta hetojmë. E që do të thotë se jo vetëm politikanët tanë, por edhe shumica nga ne që publikisht i shpalosim qëndrimet tona, jemi të dehur nga politika. Kështu që, edhe ne kemi filluar të mos e themi atë që mendojmë, por atë që dikush donë ta dëgjojë. Andaj edhe nuk dihet se kush kënd e gënjen: politikanët popullin, apo ne “publicistët” i gënjejmë politikanët duke dashur t’i çojmë të shmangin rrugën e drejtë, e të nisen rrugës së gabuar. E kjo do të thotë se dikush është duke ecur si i dehur. Dhe të dehurit e tillë duhet kërkuar, o mes atyre që thonë se pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE të gjithë do jemi më të relaksuar, o mes nesh që pohojmë se caqet e larta janë ndjellëse, por duhet të zgjedhës rrugën që të çon drejtë tyre dhe gjatë rrugëtimin duhet të kujdesesh që dikush mos të t’i vjedhë valixhet. E në ndërkohë, duhet pranuar se - nëse nuk kalbet gjatë udhëtimit deri në Bruksel - Maqedonia gjithsesi një ditë do bëhet anëtare e NATO -së dhe BE-së. Ajo që e dallon BDI-në nga ne që nuk dimë ta vlerësojmë strategjinë e saj afatgjate, ka të bëjë me të vërtetën se është e lodhshme dhe përbuzëse të udhëtosh drejtë të ardhmes me ndjenjën se bartë mbi shpinë samarin që ta ka vënë një politikan i kalibrit të Gruevski, edhe atë vetëm pse e kanë ndihmuar vasalët shqiptarë, duke ia mbajtur popullit të vet dizgjinët që ai të mos mund të lëviz.

 

(Gazeta Koha e Re)

Komente (1 dërguar):

Tetova më 12 June, 2010 07:09:50
avatar
PERSHENDETJE ZOTERI KIM!

JU LUTEM SHKRUANI DICKA NE LIDHJE ME
EMISIONIN "RRUGA E DREJT" TE TV ALSAT , KU MYSAFIR ISHTE A.A. DHE NE NJE VEND TENTOI QE TE HUDH HI MBI ANALISTET EDHE PSE MENDOJ SE FJALET ISHIN DEDIKUAR ME SE TEPERMI JUVE.
RESPEKTE,

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.25
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next