Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së

Kim Mehmeti: Projekti ‘Shkupi 2014’ nxjerr në shesh paaftësinë e BDI-së

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Projekti ‘Shkupi 2014’ pasqyron potencën e faktorit politik maqedonas në pushtet VMRO-DPMNE dhe impotencën e partnerit shqiptar, BDI. Këto komente i bëri analisti politik, Kim Mehmeti gjatë një tribune të organizuar nga Shoqata për Edukim Arsimor ‘Klubi Elita’ me temë ‘Shkupi 2014, Projekt kundër bashkëjetesës’. Mehmeti gjithashtu rikujtoi partinë politike shqiptare në pushtet se nuk duhet të kënaqet me disa buste të figurave shqiptare që do të vendosen në sheshin Maqedonia, por të shqetësohet për atë se ndërtesat që po ngrihen buzë Lumit Vardar do të jenë mure që do ndajnë Shkupin në dy pjesë. 
“Kur ju përballeni me ndonjërin që dëshiron të ndërtojë mure, që dëshiron ndarje ju keni dy zgjidhje: ose ta bindni se ajo është e dëmshme dhe nuk shkon në favor, pra të të gjithve që jetojmë në këtë shtet ose duhet ta bindni se jeni bashkëpronar i asaj që ai dëshiron ta ndajë. Është e kotë nëse një vëlla dëshiron ta ndajë shtëpinë e ju të viheni në mbrojtjen e saj kur e shihni se ai ka tendenca prej ditës në ditë ai ndërton mure dhe u tregon deri ku e ke kufirin. Atëherë ju duhet ta nxirrni tapinë dhe t’i tregoni se si do të shkojë ndarja ose nëse jeni i paaftë atëherë duhet t’i nënshtroheni fatit”, vlerësoi analisti politik, Kim Mehmeti. 
Ndërkohë pjesëmarrësi tjetër në këtë tribunë, rektori i Universitetit Ballkanik në Shkup, Hyner Senxhan tha se autoritetet e kanë patjetër që në projektin Shkupi 2014 të fusin dhe Xhaminë Burmali, pasi vetëm ashtu qyteti do të reflektojë si multi-etnik dhe multi-konfesional.
“Unë kur kaloj Urën e Gurit gjithmonë kujtoj se kam nevojë të lexoj lutjen Kuranore Fatiha, gjithashtu kur kaloj këndej unë ndjej dy dhimbje meqë nuk shoh Xhaminë Burmali në vendin e saj të mëparshëm dhe tyrben e Ymer Shah Sulltanit. Unë mendoj se Xhamia Burmali duhet të jetë shkak që ne myslimanët do të duhet pak të ndalemi dhe të mendojmë për identitetin tonë islam”, u shpreh Hyner Senxhan, Rektor i Universitetit Ballkanik. Profesori universitar Ferid Muhiq projektin ‘Shkupin 2014’ e cilësoi si të dëmshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike po i shpie drejt një konfuzioni.
“Duke menduar se po afirmon identitetin e vet, Qeveria nuk ka paraparë që të rindërtojë Xhaminë e cila më tepër se 450 vite ka ekzistuar. Bwhet fjalw pwr objektin më tw vjetër që ka qëndruar në Shesh. Pastaj asnjë tjetër objekt nuk ka qëndruar aq gjatë sa Burmalia. Tash nuk do ndërtohet objekti që është rrënuar kur dhe prej kujt? Është rrënuar vitin 1925 nga autoritetet serbe dhe kush janë ata, okupatorë të Maqedonisë”, nënvizoi Ferid Muhiq, professor universitar.
Ndërhyrjet në pamjen e Qendrës së Shkupit që planifikohen të bëhen në kuadër të projektit “Shkupi 2014” kanë alarmuar sektorin civil si dhe partitë politike opozitare, kurse shumica nga to vazhdojnë të vlerësojnë se ky projekt do të shkaktojw përçarje ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

Valmir Kuçi
(Alsat-M) 

Komente (5 dërguar):

BASHKIM më 02 March, 2010 09:48:33
avatar
E para Z. Kim mua asgje sme lidhen me ate "Vellaun" qe don "të ndahet" (dhashte zoti ashtu qoftë) dhe e dyta ende mendoni se Shkupi eshte me i afert per neve se sa Tirana!?
Jeton më 05 March, 2010 09:43:54
avatar
Bashkim @ Shkupi ka qen kryeqytet i Dardanis edhe do t'jet serisht - JEMI NJE !
Suat më 11 March, 2010 11:01:25
avatar
Ska çfar të bëj edhe BDI-ja o i nderuari Kim. Nuk ke kompetenca, nuk të pyet askush, Gruevski i ka të gjitha në dorë... Smund të bësh asgjë me dy tre ministra në qeveri...
Qemal nga Dibra më 18 March, 2010 06:47:16
avatar
I nderuaeri zotri Kim: Jam shumë i mllefosur nga politikanët tanë shqiptar në qeveri, të cilët kanë futur kokën në torbën e qeverisë si struci në rërë dhe nuk shohin ose nuk duan të shohin se çka po ndodh rreth tyre dhe me popullin shqiptar në Maqedoni.
Nuk presim të mira nga faktori politik shqiptar.
Apeloj që intelektualët shqiptar kudo që jan ta ngren zerin e arsyes dhe t'i thonë ndal kësaj politike diskriminuese anti shqiptare.
Të përgëzoj për shkrimet dhe opinionet tuaja të plasuara në mjetet e informimit, të shkruara dhe ato elektronike.
Nji proverb popullor thot:"Lodra bie për ata që kanë vesh".
lumi më 30 September, 2010 12:16:59
avatar
pajtohem me te gjitha konstatimet ,dhe mendimet e xhdo kujte.se ne shqiptaret jemi xhdo here kritik,mirpo kure bene kritik se dikushi nuk i con punet mir duhet te jeshe i zotit qe ne rastese te besohet ty ajo detire ta udheheqishe ashtu si kritik,e jo te deshtosh. se me deshtime jena mesue. te gjitha partit shqiptare jane futur ne politik vetem e vetem per perfitime personale,dhe kete shumicae vazaleve te cilet muren ne partit tjeta menduan dhe vazhduane te marin pjese edhe te BDI dhe si duket e munden edhe ALIJEN ju futen shume vazal. halli i madhe i ALIJES eshte se shume njeres te vete dhe te partive shqiptare duhet ti shmel per kecpordorimin e detires ,vjedhje ,mose realizimin e projekteve etj..te partit maqedone e kane filluare ate denim ne mese vazaleve te vete....vazhdoj

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.75
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next