Ahmeti s’guxon t’i ndërrojë ministrat!
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) duket se është i kënaqur me punën e ministrave të vet, të cilët i ka në Qeverinë e Maqedonisë. Për këtë arsye, nga BDI kishin njoftuar se nuk do të ketë rikonstruim në afatet e paracaktuara. Fillimisht ishte planifikuar që rikonstruimi të ndodhë para Kongresit të Dytë zgjedhor, por kjo u shty për një moment tjetër. Edhe pas Kongresit paralajmërimet për rikonstruim u humbën nga arsye të pasqaruara deri më tani. Analistët e pavarur politik e shohin nga prizma të ndryshëm këtë vendim të partisë shqiptare në pushtet. Publicisti Kim Mehmeti duke e kuptuar logjikën e veprimit të Ali Ahmetit, thekson me ironi se ndoshta në BDI nuk ka persona më të mirë që mund të bëhen ministra. “Ali Ahmeti nuk bën ndryshim të ministrave, ndoshta për shkak se nuk mund të gjejë më të këqij se këta që i ka. Sigurisht ai është i kënaqur dhe për këtë arsye nuk i ndërron. Sigurisht ia plotësojnë kushtet që ua kërkon ai, ndaj përfaqësuesve të vet në qeveri edhe s’ka nevojë të bëjë ndryshime”, tha Mehmeti. Analisti Mehmeti thekson se ka dy arsye për të cilat nuk ndryshohen këta ministra. “Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”, tha Mehmeti.
(Gazeta Lajm)



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (5 dërguar):
Nëse marim për bazë konstatimin që është paraqitur si titull,pra''Ahmeti sguxon ti ndërojë ministrat'',atëherë sipas mendimit tim,analistët e nderuar në një mënyrë kanë të drejtë në analizimet e tyre,secili në mënyrën e vet,përvec njërit që flet me gjuhën ironike,që tregon destruktivitetin dhe blamimin personal të tij,duke konstatuar,“Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”,!Prandaj edhe kemi situata të këtilla,kur dikush është në gjendje të gjeneralizojë një fenomen ,për të cilin pra ai ka mendim ashtu sic ka,por vet përfshirja e një grupi të madh individësh që kanë edhe arsimim ,edhe dijeni,edhe zotësi të menaxhojnë me ndonjë nga ministritë është mënyrë më e ulët e të shprehurit në publik ,vecanërisht kur flet për një armatë fytyrash në teritorin e kësaj Republike dhe kur e thotë një njeri I cili ka një status të privilegjuar në mesin social më të gjërë.Sipas tij,pra Bujar Osmani mund të jetë minister sepse nuk ka nevojë të gjejë rrugën për në Shkup,sepse është nga SHkupi,kurse tjerët që se dine rrugën deri në kryeqytet duhet të ndërohen me disa tjerë që janë nga qyteti më I madh në republikë.Më vjen keq,që një person sic është z.Memeti e thotë këtë ,dhe besoj se do të ketë considerate ,karakter,bon-ton,trimëri ,respect….që tu kërkojë falje të gjithë atyre që me konstatimin e tij ironic I ka prekur duke I futur në një thes sit ë paditur,paarsimuar,pa zotësi,paardhmëri …vecanërisht për shkak të etiketimit të përgjithshëm të komunitetit shqiptar!
Skam vullnet te komentoj shkrimin ,per shkak te deklarates antishqiptare te analistit dhe publicistit te nderuar!!!
A pe ma n'mend kur ishte pdsh në qeveri edhe dihet mo se çka bohet kur te jen ata në qeveri, shum na vike mirë kur Kimi guxojke shuuum me fol edhe si kersitke hiç, e tash ne kete kohe kur bdi-së vmro-ja ja ka torollav trunin e ekan humb udhen n'oborr t'vet, nuk jan tu e dit se çka osht kah bohet, po na vjen pak si keq pse prap Kimi po flet :) te bohemi t'sinqer, mirë e ki Kim Mehmeti, fol edhe shkruj gjithmon kështu drejt, Ti je PROSHQIPËPAR I VËRTETË.
Të lumtë.
Dërgoni komentin