Fillimi | Media-Lajme | Gruevski ndërton të kaluarën dhe varros të ardhmen

Gruevski ndërton të kaluarën dhe varros të ardhmen

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Analisti Kim Mehmeti thotë se kryeministri të sotmen e Maqedonisë e mbulon me të kaluarën, por duke ndërtuar të kaluarën e popullit maqedonas ai varros kulturën shqiptare. “Më e keqja qëndron këtu, se ne financojmë iluzionin e tij se e kaluara mund të bëhet më e bukur dhe më e begatë sesa e ka populli maqedonas. Deri këtu ky është problemi i tyre. Problemi ynë pason pas kësaj, si mund të jemi kaq naiv dhe të lejojmë që me paratë tona, dikush të anashkalojë dhe shkatërrojë kulturën shqiptare dhe të ndërtojë të kaluarën e vet. Kjo është tragjikja, ky është thelbi i problemit”, thekson Mehmeti. Sipas tij, kryeministri ka të drejtë të merret me ndërtimin e të kaluarës, nëse i harxhon vetëm paratë e maqedonasve.

Anila LIMANI

Qeveria e kryeministrit Nikolla Gruevski, edhe për vitin 2011 sërish ndan një buxhet të majmë për projektet e kulturës maqedonase, si ai i bustizimit, gërmimit për të gjetur antikën, ndërtimin e teleferikut deri tek kryqi në malin Vodno, etj, etj.

Sipas analistëve me këto projekte kapitale nacionaliste kryeministri Nikolla Gruevski përpiqet të ndërtojë të kaluarën e popullit maqedonas dhe të varrosë të shkuarën dhe të ardhmen e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Në të njëjtën kohë me projektet nacional romantike ai përpiqet të fshehë mos suksesin e tij në sferat e tjera.

Analisti Kim Mehmeti thotë se kryeministri të sotmen e Maqedonisë e  mbulon me të kaluarën, por duke ndërtuar të kaluarën e popullit maqedonas ai varros kulturën shqiptare. “Më e keqja qëndron këtu, se ne financojmë iluzionin e tij se e kaluara mund të bëhet më e bukur dhe më e begatë sesa e ka populli maqedonas. Deri këtu ky  është problemi i tyre. Problemi ynë pason pas kësaj, si mund të jemi kaq naiv dhe të lejojmë që me paratë tona, dikush  të anashkalojë dhe shkatërrojë kulturën shqiptare dhe të ndërtojë të kaluarën e vet. Kjo është tragjikja, ky është thelbi i problemit”, thekson Mehmeti. Sipas tij, kryeministri ka të drejtë të merret me ndërtimin e të kaluarës, nëse i harxhon vetëm paratë e maqedonasve. “Më tragjikja qëndron në shpërfilljen e elementit shqiptar, ai nuk na llogarit sit ë gjallë që jetojmë këtu. Kjo është ajo e dhimbshmja që ndodh  në Maqedoni, gjë që nuk ka ndodhur as në ish Jugosllavi”, thotë Mehmeti, duke shtuar se kryeministri duke u përpjekur për të ndërtuar të kaluarën e popullit të vet, varros ardhmërinë e shqiptarëve.

Ndërsa, analisti i çështjeve ekonomike, Abdylmenaf Bexheti në një analizë për buxhetin e vitit 2010 këto investime i quan aventurë fiskale për Maqedoninë.

“Shpenzimet për kulturën maqedonase paraqesin aventurën fiskale për Maqedoninë bile në kushte të krizës ekonomike të vendit duke filluar prej atyre të “poligoneve arkeologjike” të Kuzmanit e deri te shtatoret e Aleksandrit në sheshin e kryeqyteti”, thotë ai. /anila limani/

 

 Arkeologët e Maqedonisë për në librin genis


“Maqedonia është  i vetmi shtet që ka arkeologë, të cilët gjatë gërmimeve e gjejnë atë që duan ta gjejnë, jo atë që është në tokë”, thotë Mehmeti duke shtuar se kur bëhet fjalë për një etnitet që ka probleme, që nuk ka histori, nuk ka të kaluar, duhet vepruar në atë mënyrë)

(Gazeta Lajm)

 

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/2719.html

Komente (1 dërguar):

muharremi më 28 December, 2009 07:50:27
avatar
z.mehmeti te vlersoj nje nga figurat e rralla shqiptare ose me sakte e vetmja figure qe do ta conte kombin tone ne bashkim shoh te ju patriotin e vertete por me provokimet e juaja dhe komentet e mia behet shume pak ose asgje fare prandaj do isha shume i kenaqur nqs do prezantonit vullnetin e kitij populli per te miren e ketij kombi nderhyrja juaj ne politike eshte e detyruar dhe don zoti shume te tjere mund te ndjekin ndjejat e juaja kombetare!!pershendetje

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next