Kim Mehmeti Web: Muri i Berlinit - Simbol i ndryshimit në Evropë Muri i Berlinit - Simbol i ndryshimit në Evropë ================================================================================ Semi on 09 November, 2009 10:09:00 Mijëra vetë u dyndën drejt Perëndimit nga rruga apo duke kapërcyer Murin, madje duke e shkatërruar atë me vare. Vetëm një ditë më parë ata mund të qëlloheshin me plumba nëse e bënin këtë. Rënia e Murit të Berlinit ishte kurorëzim i shumë lëvizjeve që filluan atë vit në kampin socialist, dhe vetë rënia e tij u pasua nga ndryshime rrënjësore në Kontinent. - Cila ishte pritshmëria e njërëzve që e ndoqën këtë ngjarje atëhere? - Tani pas 20 vjetësh a janë përmbushur këto shpresa? - Cila ishte rëndësia e rënies së këtij simboli në rajonin tonë, a i shembën ato mure që i ndanin? Për të diskutuar për këto tema të ftuar në rubrikën Forum të BBC-së janë disa personazhe jeta e të cilëve është ndikuar nga ky eveniment: juristi, dhe dikur udhëheqësi komunist në Kosovën e para Murit të Berlinit, Azem Vllasi, politikanët e viteve të demokracisë në Shqipëri Neritan Ceka dhe Besnik Mustafaj, si dhe shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia Kim Mehmeti. Dëgjoni Forumin e BBC-së me Ilir Nishkun