Fillimi | Media-Lajme | Gruevski vendos pikat e ndarjes

Gruevski vendos pikat e ndarjes

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

 Bekri AJDINI

Edhe përkundër sugjerimeve të Komisionit Evropian për shpenzime të matura të parave të Buxhetit të Maqedonisë, Qeveria vazhdon në emër të nacionalizmit të harxhojë para të grumbulluara nga të gjithë qytetarët. Pas tetë flamujve gjigant të vendosura në shtiza të larta nga 30 metra, Qeveria ka porositur edhe 50 shtiza tjera të cilat do të kushtojnë rreth 360 mijë euro. Vendimet e tilla të Gruevskit janë vlerësuar të dëmshme si në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik.
Blerja e fundit e shtizave të flamujve nga Qeveria, kësaj radhe është për 1700 euro më e shtrenjtë për copë, se blerja e shtizave në muajin shkurt. Atëherë, ishin vendosur 8 shtiza që kushtonin 44 mijë euro, ndërsa 50 shtizat tjera gjigante kushtojnë 360 mijë euro. Në këtë mënyrë Qeveria e Gruevskit në emër të ngritjes së nacionalizmit maqedonas do të harxhojë 400 mijë euro, para të mbledhura nga të gjithë etnitë që jetojnë në këtë shtet.

Megjithatë, përveç mosharxhimit transparent të parave analisti Kim Mehmeti sheh edhe një diskriminim politik. "Nëse vëreni diçka, do të shihni se këto flamuj vendosen deri aty ku dikur ishin punktet policore të Maqedonisë. Domethënë, Gruevski në njëfarë mënyre e shënon atë hartën e Maqedonisë së tij. Unë nuk e di, këta pushtetarët tanë a dalin ndonjëherë me vetura e t’i shohin këto gjëra, apo ndoshta me që i kanë dritaret e veturave aq të errëta nuk shohin asgjë", tha Mehmeti. Ai konsideron se Gruevski në fund të fundit po bën atë që e lejojnë shqiptarët. "Ai do të vazhdojë të veprojë kështu deri sa ne nuk kemi ndonjë veprim politik që thotë njëherë e përgjithmonë, stop", tha Mehmeti.

Sipas tij, Gruevski me paret e shqiptarëve financon populizmin, anti-shqiptarizmin e vet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë ta lejojnë një gjë të tillë. Aktualisht flamujt janë vendosur vetëm nëpër vendet e banuara më shumicë maqedonase, duke anashkaluar vendbanimet shqiptare si Kumanova, Tetova, Gostivari etj.

Përveç këtyre flamujve në shtiza të larta prej 30 metrash, Gruevski kishte bërë edhe disa veprime anti-shqiptare që financoheshin me para të buxhetit, si enciklopedia maqedonase, mbi 100 bustet e vendosura në Shkup dhe 100 të tjera në Prilep, gërmimet arkeologjike joprofesionale etj. Të gjitha këto projekte ishin kritikuar në Raportin që e morri Maqedonia nga Komisioni Evropian.

 

Gruevski mund të armatoset, shqiptarët të mos dinë asgjë

"E keqja qëndron aty që ne nuk e dimë çfarë Gruevski do të realizoj në këtë Maqedoni. Ai funksionon ashtu sa që nuk ndjen nevojë për partnerin e vet shqiptar. Gruevski mund edhe të armatoset e ne mos të dimë asgjë, sepse ai nuk i jep llogari partnerit të vet shqiptar. Ata, ai i konsideron vetëm si mjet domosdoshmërie të pashmangshme që duhet t’i ketë aty sa për sy e faqe", tha Kim Mehmeti.

 

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1885.html

Komente (3 dërguar):

shqiptar më 28 January, 2010 09:02:04
avatar
KUR DOT VJEN AJO DIT BRE ZOTRI KIM QE TE JESH UDHEHEQES I SHQIPTARVE NE MAQEDONI AMA ASHTU QYSH JE QE SA KOH PATRIOT I VERTET EJO SITE HYSH NE KARRIKE MENA HARU EDHE TY SE PASHA NEREN E KOMBIT BESO SE NAJ HUPI VLERAT E SHQIPTARIS KI CARLI_GRUEVSKI BRE THMIJEN DJEP JA DJEGSHA UN ATI BRE TPOSHTRIN SE SPO DI MO AS SITE SHPREHEM SE ZEMRA POM DHEM PREJ NERVOZE EDHE KISHA PREFERU QE TI ZGJOJSH NGA GJUMI KTO POLITIKANT TON SE VETEM TI JE ILAQ I JON BRE VLLA SE NA MURR PUSI. QFAR E DREJTE ESHT KJO BRE PSH. ME ROM ESHT KA PERLAHET E E SHAN NENEN SHQIPTARE A AQ KEQ JAU KEMI PUNU GRAT BRE ZOTI I VRAFT ME GJITH ATO QE E SHITEN GJAKUN E DESHMORVE PER CESHTJE PERSONALE QYSH SPOJU VJEN MARRE ME LUJT BRE NI SHKA I FLLIQT ME GJITH KOMBIN TON COHUNI BRE BURRA SHLONJANI VENDIN MATE MEQMIT E MA TRIMIT LET HIN NE PARLAMENT E NIHER E PERGJITHMON TA ZGJEDH FATIN TON. KAQ ZOTI NA NDIHMOFT.
shen@ më 19 May, 2010 10:10:42
avatar
Te lumt K. Mehmeti

Kisha desht edhe un qe ju pikerisht ta perfaqsoni Popillin tone ne Ilirid.

Respekt shen@
shen@ më 19 May, 2010 10:11:42
avatar
Te lumt K. Mehmeti

Kisha desht edhe un qe ju pikerisht ta perfaqsoni Popillin tone ne Ilirid.

Respekt shen@

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next