Fillimi | Media-Lajme | Zgjedh populli - jo mandatari

Zgjedh populli - jo mandatari

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Sjellja e mandatarit ndaj partive politike shqiptare nё Maqedoni, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke mos respektuar vullnetin e lirë të popullatës, është tmerrësisht fyese dhe irrituese për shqiptarët. Me përfshirjen në bisedime fituesin dhe humbësin bashkë, mandatari ua përcjell qarte porosinë shqiptarëve nё Maqedoni, njësoi si në vitin 2006: nuk vendosin ata për përfaqësuesit e vet në institucionet shtetërore, por Gruevski është ai që përcakton vullnetin dhe legjitimitetin e partive shqiptare.

Kim MEHMETI dhe Ali ALIU

Reagim publik i Akademik Ali Aliut dhe shkrimtarit Kim Mehmeti

Sjellja e mandatarit ndaj partive politike shqiptare nÑ‘ Maqedoni, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke mos respektuar vullnetin e lirë të popullatës, është tmerrësisht fyese dhe irrituese për shqiptarët. Me përfshirjen në bisedime fituesin dhe humbësin bashkë, mandatari ua përcjell qartë porosinë shqiptarëve nÑ‘ Maqedoni, njësoj si në vitin 2006: Nuk vendosin ata për përfaqësuesit e tyre në institucionet shtetërore, por Gruevski është ai që përcakton vullnetin dhe legjitimitetin e partive shqiptare.

Duke i vënë në një rrafsh të gjitha partitë shqiptare, duke e vënë në një garë të tillë partinë fituese me atë humbëse të zgjedhjeve, mandatari vazhdon të ushqejë dhe të thellojë konfliktin deri në armiqësi mes shqiptarëve. Ai, në këtë mënyrë, zhvlerëson vullnetin politik shqiptar, devalvon garën ndërpartiake dhe e bën të pakuptimtë votimin e shqiptarëve pÑ‘r alternativë më të mirë.

Mandatari sillet ndaj shqiptarëve si ndaj një minoriteti të parëndësishëm dhe inferior, të cilit mjafton t‘i ofrosh lëmoshë, për aq sa do të jetë e dëgjueshme dhe mirënjohëse partia e përfshirë në qeveri, e cila, sipas tij, Ñ‘shtÑ‘ qeveri vetëm e njÑ‘ entiteti pa pasur nevojën e shqiptarëve nÑ‘ vendosje. Kështu që, i përkëdheluri i mandatarit gjithmonë është ai që ka kërkesa minimale, e mundësisht nuk ka kurrfarë kërkesash. Partia më e dëshiruar për mendÑ‘sinÑ‘ e Gruevskit, ka qenë dhe vazhdon tÑ‘ jetÑ‘ ajo më e dobëta, ajo që nuk ka fituar besimin e shumicës shqiptare nÑ‘ Maqedoni dhe si e tillë, është e detyruar të pranojë vetëm lëmoshën që ia ofron mandatari.

Gatishmëria e humbësit që pret i gatshëm përpara derës së mandatarit, për t‘u bërë pjesë e ekzekutivit, i vë shqiptarët në pozitën e dikurshme të "shqiptarëve të ndershëm", nga koha e diktaturës, me çka kjo parti shndërrohet në instrument antishqiptar nÑ‘ dorën e mandatarit tÑ‘ njohur qÑ‘ nga e kaluara si antishqiptar me diplomë. Kështu, ajo, partia humbëse, duke ia marrë të drejtën fituesit që të shtrojë kërkesa drejt zgjidhjes të shumë çështjeve të pazgjidhura shqiptare para njÑ‘ mandatari tÑ‘ tillë - i cili, përveç se i shqiptarëve, ai, para sÑ‘ gjithash, Ñ‘shtÑ‘ fatkeqësi e maqedonasve dhe shtetit tani mÑ‘ tÑ‘ brishtë dhe nÑ‘ kÑ‘mbÑ‘ qelqi - partia humbëse vihet në shërbim të një politike antishqiptare, ua merr të drejtën bashkëkombësve që të garojnë si gjithë popujt te ne dhe në botë, për një alternativë më të mirë, pÑ‘r njÑ‘ tÑ‘ nesërme kur do tÑ‘ jenë tÑ‘ barabartë, përkatësisht ua merr edhe njÑ‘herÑ‘ shansin atyre qÑ‘ tÑ‘ faktorizohen nÑ‘ kÑ‘tÑ‘ hapÑ‘sirÑ‘ ballkanike.

Partia fituese shqiptare e zgjedhjeve parlamentare, e ka për obligim të mbrojë vullnetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar në Maqedoni, e ka për detyrë të gjejë forma për t‘u bërë ballë fyerjeve dhe shantazheve të mandatarit, i cili duke i thirrur në bisedime për koalicionin qeveritar të gjitha partitë shqiptare, synon qÑ‘ tÑ‘ paktën, edhe pÑ‘r njÑ‘ mandat tÑ‘ vazhdojÑ‘ t‘i mbajÑ‘ shqiptarÑ‘t si qytetarÑ‘ tÑ‘ rendit tÑ‘ dytÑ‘, si qytetarÑ‘ tÑ‘ nënshtruar.

Sekreti me të cilin janë mbështjellë bisedimet rreth përfshirjes së partisë shqiptare në qeveri, është ofendues për shqiptarët e Maqedonisë. Partia shqiptare fituese e zgjedhjeve parlamentare, nuk ka mandat të bëjë marrëveshje jo transparente, që poshtërojnë dinjitetin e votuesit shqiptar. Populli duhet të dijë cilat janë kushtet që i parashtron mandatari dhe cilat janë kërkesat e partisë shqiptare. Sepse, asnjë parti nuk ka legjitimitet të pranojë atë që nuk e lejon ky popull: përbuzjen dhe arrogancën e mandatarit. Ky popull do dijë të mbrojë vullnetin e vet politik, edhe nëse këtë nuk do arrijnë ta bëjnë partitë që thirren në emër të tij.

Nëse përsëritet gabimi i 2006-s, nëse shqiptarët nuk do të kenë në pushtet partinë sÑ‘ cilës me shumicÑ‘ ia besuan vullnetin e lirÑ‘, ata do ta kuptojnë se duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre politike. Do kenë legjitimitet të kërkojnë forma të tjera të organizimit të tyre në këtë shtet, sepse pa partinë që ka besimin e tyre në pushtet, ata në të vërtetë mbeten pa orientuesin më elementar të vullnetit të vet politik, mbeten pa përcaktuesin e sjelljes dhe tÑ‘ vizionit të tyre politik, pa kriterin themelor të statusit të vet politik. Dhe si të tillë, ata do duhet të gjejnë forma adekuate të organizimit të tyre, që të mos mundet askush në të ardhmen t‘ua pamundësojë vetë të vendosin kriteret e përcaktimit partiak. E për këtë, përgjegjësia do bjerë mbi ata që sot e përbuzin vullnetin shumicë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe sidomos mbi ata qÑ‘ bëhen kamxhik antishqiptarë nÑ‘ duart e mandatarit, mbi ata që nuk e informojnë popullin se si e përdorin vullnetin e tij shumicë. Mbi ata të cilëve ky popull u jep legjitimitet të jenë përfaqësues të tij, por edhe i deligjitimon pa pasur nevojë për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare: me padëgjueshmëri qytetare dhe veprim demokratik, që do mundësojë organizim të ri të shoqërisë shqiptare në Maqedoni.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next