Fillimi | Media-Lajme | Shtiza gjigande edhe për flamurin shqiptarë

Shtiza gjigande edhe për flamurin shqiptarë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vendosja e flamujve të Maqedonisë nëpër shtylla të larta, sipas analistëve nuk është gjë tjetër përpos një nacional romantizëm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por që mund të sjellë edhe ndonjë konflikt të padëshiruar brenda shtetit. Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që kanë shënuar në vetvete.

 

Vendosja e flamujve të Maqedonisë nëpër shtylla të larta, sipas analistëve nuk është gjë tjetër përpos një nacional romantizëm i vonuar, ose provokim ndaj fqinjit jugor, por që mund të sjellë edhe ndonjë konflikt të padëshiruar brenda shtetit. Analisti Kim Mehmeti thotë për “Lajm” se flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që kanë shënuar në vetvete. “Një proverb thotë: ‘Sa më i vogël është populli aq më voluminoze e ka historinë, më të gjatë e ka himnin dhe më të madh dëshiron ta ketë flamurin’. Mirëpo popujt e vegjël harrojnë një të vërtetë, sepse flamujt nuk i valëvit era, por vetëdija e njeriut, vetëdija për përkatësinë etnike, vetëdija për përkatësinë kombëtare. Flamujt nuk i bën madhësia, por ajo që ata kanë shënuar në vetvete. Shqiponja jonë sikur të jetë edhe 10 cm me 10, ajo ka aty betejat prej Skënderbeut e këtej”, tha Mehmeti. Sipas tij këto flamujt e mëdhenj që vihen nëpër Maqedoni nuk shprehin kurrgjë tjetër përpos një nacional romantizëm të vonuar të maqedonasve, mirëpo siç thotë Mehmeti, ato bëjnë një gabim. “Unë sa vërej flamujt e mëdhenj vihen vetëm në mjedise maqedonase që do të thotë ata e përvetësojnë, pasi akoma s’kam dëgjuar që një flamur i tillë të vihet p.sh. në Kalanë e Tetovës. Çdo të thotë kjo? Se atë flamur e barazojnë me përkatësinë etnike, e kanë etnizuar edhe atë flamur, njëlloj si emrin dhe nëse ndodh ajo, Maqedonia duhet të ketë dy flamuj. Këtë flamurin që maqedonasit e mendojnë si është vetëm i tyre dhe flamurin shqiptar”, thotë analisti Mehmeti. Ai i preferon Gruevskit që çdo kund të vendosë nga dy shtylla. “Do të ishte mirë që me kohë ta përgatisë terrenin se gjithsesi në Maqedoni, pa u valëvitur edhe flamuri shqiptar nuk do të vlejë asnjë flamur tjetër, nëse etnizohet, të jem i qartë. Nëse ky flamur ka domethënien e etnitetit maqedonas, siç ndodhi me emrin, atëherë do të ishte mirë që me kohë të vendoseshin nga dy shtylla”, theksoi Mehmeti.

Burimi:  http://lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=4516

Komente (6 dërguar):

Velija më 28 February, 2009 09:48:05
avatar
I nderuati Kim Mehmeti,interesant puna juaj,kur DUI-in e keni ne opozit beheni nje kritikues dhe nje analist politik sa qe i rrenqeth duistat duke e share oponentin e saj.Por,kur DUI-in e keni ne pozit thoni se jame shkrimtar nuk kame te beje me politiken aspak.Mos ju merzit shume dhe mos harxho ngjyre kote duke na shkruar per ankthin qe po brengos maqedonasit, popull artificialish te krijuar nga "shoku- tito".Po pasqyro ngjarjen me degraduse te shiptarve,ne te gjithe kohen e pluralizmit ne R.M,jame i bindur se ju me se miri munde te pasqyroni kete me penden tuaj analitike.Eshte fatale te heshtesh para kety kodoshllekut qe po na shesin, pikesrisht ata qe me patriotizem te rrejshem dhe duke shkel mbi varet e deshmoreve jane aty ku jane.Turp,turp,turp...
Sqarim:ja vlen te theksohet DUI,se nuk po shoh se ky subjekt perfaqeson shiptaret,qe te perdoren inicialet ne shqip!...
Lume më 08 March, 2009 12:19:42
avatar
Ka kaluar koha e formimit te identiteteve kobetare,maqedoncit jane vonuar nje shekull...po edhe skan faj se atehere kane qene Bulgar e me vone per interesin e Titos jane krijuar si maqedon,tash jan gjysma sllav...identik me serbet bulgaret ndersa gjysma jane pasardhes te bukefalit!!krejt kjo eshte nje barcolete e tragjedia qendron mu ne faktin se keto hibride jetojne dhe egzistojne mbi kurizin tone!!ne jemi i vetmi motiv dhe sfide qe i mban gjalle fyromcit!!Mizerie...
eqrem më 27 July, 2009 08:53:25
avatar
ketu vihet ne pah dyshimi mbi prejardhjen e te ashtequjturve maqedonas etnik , te cilet duhet te venodin se a te thirren akoma si
trashigimtar te aleksandrit te madh a po te pranojn te vertet se jan sllav te jugu seb e bullgar
Albani më 06 September, 2009 02:30:16
avatar
Nuk na vjen keq per disa... qe i thrrasin keta sllave me ate identitet, qe ata(Sllavo-"Maqedonet") vete kerkojne t'a pervetesojn,por, na vjen keq, zoti Mehmeti me juve, dhe me intelektualet e tjere Shqiptare qe pranojne me pamedyshje, t'i therrasin keta Sllave, Maqedone! Medoj se do te ishte me mire qe kur te permeneshin keta "Maqedone", dueheshe qe gjithmon te shtohet parashtesa Sllavo-Maqedone, mbasi,sic dihet, se ata muk jane pasarrdhyesit e Maqedoneve por, jane Sllave te Sllaveve.
më 12 October, 2009 08:14:59
avatar
beheni pak me te shkurter pjesen
Tetova më 06 November, 2010 01:06:44
avatar
zoteri Kim kan vendosur edhe ne Tetove nje flamur 24 metra po e kan vendaur perpara policis ndoshta te na tregojn se ki eshte shtete policore.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.50
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next