Fillimi | Media-Lajme | Kim Mehmeti e fiton çmimin vjetor për letërsi "Rexhai Surroi"

Kim Mehmeti e fiton çmimin vjetor për letërsi "Rexhai Surroi"

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kompania mediale “Koha”, të hënën në Prishtinë, çmimin për romanin më të mirë shqiptar “Rexhai Surroi” ia dha shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, për romanin e tij “Vitet e urithit”. Juria, e përbërë nga Sabri Hamiti, Eqrem Basha dhe Bardh Rugova, e shpërbleu si më të mirin romanin e Mehmetit, në mesin e më se 50 romaneve të tjerë, mes tyre edhe shkrimtarë të njohur, si: Fatos Kongoli, Ben Blushi, Agim Gjakova, Diana Çuli, Petrit Palushi etj.

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ka fituar çmimin vjetor për letërsi, që e ndan Grupi "Koha". Por në ceremoninë e mbajtur për herë të parë, nuk është dhënë çmimi për shkrimin më të mirë në gazetari, pasi që nuk janë përmbushur kriteret e përcaktuara nga juria profesionale.
 
Me rastin e pranimit të këtij çmimi, Mehmeti është shprehur mirënjohës për dhënien e këtij çmimi, duke pohuar se ka qenë njëri prej nxënësve të Rexhai Surroit dhe se e kujton atë me pietet. Grupi "Koha" e ka krijuar këtë çmim për të nderuar figurën e gazetarit, shkrimtarit dhe diplomatit të njohur kosovar, Rexhai Surroi në 20 vjetorin e vdekjes. Gjatë ceremonisë është prezantuar edhe një dokumentar kushtuar figurës së Rexhai Surroit.
 

KTV(Kohavision)

http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=15143&Itemid=40

____________________________________________________________________________

Kim_Mehmeti_Rexhai_Surroi_520666167.jpg

Kim Mehmeti ngadhënjeu mbi Fatos Kongolin dhe Ben Blushin

Arben VESELAJ


Kompania mediale “Koha”, të hënën në Prishtinë, çmimin për romanin më të mirë shqiptar “Rexhai Surroi” ia dha shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, për romanin e tij “Vitet e urithit”. Juria, e përbërë nga Sabri Hamiti, Eqrem Basha dhe Bardh Rugova, e shpërbleu si më të mirin romanin e Mehmetit, në mesin e më se 50 romaneve të tjerë, mes tyre edhe shkrimtarë të njohur, si: Fatos Kongoli, Ben Blushi, Agim Gjakova, Diana Çuli, Petrit Palushi etj.


Duke e arsyetuar vendimin e jurisë për romanin “Vitet e urithit”, Eqrem Basha tha se romani i Kim Mehmetit është shquar mes romaneve të tjerë në këtë konkurrencë, siç u shpreh, për magjinë e rrëfimit, shkathtësinë dhe koloritetin e rrëfimit poetik, për mjeshtërinë e ndërtimit të prosedeut romanesk, midis magjisë dhe reales, të vërtetës dhe fiktives, të ambientuar në fshatin e tij metaforik.
Duke e falënderuar kompaninë “Koha” për çmimin e dhënë, shkrimtari i shpërblyer, Kim Mehmeti, tha me këtë rast se ish-shtëpia botuese “Rilindja” kishte qenë shkollë për të.


“Po të mos ishte ‘Rilindja’, unë ndoshta nuk do t’i isha kthyer shkrimit të letërsisë në gjuhën amtare”, tha ai.
Përderisa çmimi letrar iu dha Kim Mehmetit, çmimi për gazetari, që ishte paraparë të jepej në këtë ceremoni, nuk i ka takuar askujt.
Zenun Çelaj, redaktor në gazetën “Zëri”, i cili e ka kryesuar jurinë për çmimin e gazetarisë (bashkë me Kelmend Hapçiun dhe Naser Miftarin), tha se juria kishte marrë në shqyrtim 34 shkrime të ndryshme, të botuara në gazetat e vendit, por, sipas tij, “asnjëri nga ta nuk ishte shkallën e vlerave të duhura”.
Në ceremoninë e dhënies së këtij shpërblimi, drejtoresha e kompanisë “Koha”, Flaka Surroi, tha se ka qenë kujtimi dhe dashuria për Rexhai Surroin ajo që e ka shtyrë atë si drejtuese e kompanisë ta krijojë këtë çmim për gazetari dhe letërsi.


“Ky shpërblim do të na mbijetojë, për shkak se jeton në ne nderimi dhe respekti që kemi ndaj Rexhai Surroit dhe brezit të tij, për të mirat që na i sollën ata. Po të mos kishin qenë pjesëtarët e atij brezi, vështirë do të kishim pasur këto shkolla, spitale, universitete, filarmoni e teatër; vështirë do të kishim pasur kaq gazeta e televizione; vështirë mbase do ta kishim edhe gjuhën shqipe”, tha Flaka Surroi.


Shpërblimi për çmim letrar për romanin më të mirë “Rexhai Surroi” është 3 mijë euro, ndërkaq ai që ishte paraparë të jepej për gazetari - 1 mijë euro.
Në këtë ceremoni, përveç dhënies së çmimit për romanin më të mirë të vitit, u shënua edhe përvjetori i 20-të i vdekjes së Rexhai Surroit. Me këtë rast, u shfaq një film dokumentar, si dhe u promovua ribotimi i veprës letrare të Rexhai Surroit.

Gazeta Lajm,edicioni i Kosovës dhe i Maqedonis

http://lajmpress.com/?faqe=shfaqlajm&id=3735

Komente (3 dërguar):

rruga02 më 23 December, 2008 09:50:22
avatar
urime Ztori mehemti, shpresoj se do te vazhdoni te kontribuno qe te permsiohet situat aktuale politke ne republiken e maqedonise, sidomos tash ne keto momente, kur po na perseritet brodeci i ri. Do te ishte mire sikur te ishin me aktiv ne jeten politike.
Alban më 01 July, 2009 01:43:36
avatar
Pershendetje z. Mehmeti

Me shume interes percjelli shkrimet tuaja dhe shfrytezoj rastin te ju pergezoj. Kontributi juaj ne letrat shqipe, deri tani, nuk eshte vleresuar me noten qe meriton. Shpresoj qe kjo te permiresohet. Ju uroj jete te gjate dhe pune te mbare! Sinqerisht, nje lexues i juaji
SUELA më 02 July, 2009 02:47:24
avatar
JENI SHUM I MIR

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next