Fillimi | Media-Lajme | Bashkëqeverisje e jo asistencë

Bashkëqeverisje e jo asistencë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Analistët vlerësojnë se partia shqiptare duhet të bashkëqeverisë me partinë maqedonase në pushtet e jo të jetë vetëm asistent i saj. Analisti politik Kim Mehmeti thotë se problemi është më i thellë se sa të shihet vetëm nga këndëvështrimi se me cilat resore të rëndësishme udhëheqin shqiptarët.

 Bekim Buçi

Në shumë ministri kyçe në këtë mandat qeveritar, shqiptarët nuk mbajnë poste kyçe. Ndër to janë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe disa ministri tjera. Madje në këto resorë nuk ka as zëvendësministra shqiptarë të cilët sadopak do të ndikonin në avancimin dhe përmirësimin e statusit të shqiptarëve. Ky “boshllëk” shqetësues në këto dikastere do të ndikojë dukshëm në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sa i përket përfaqësimit adekuat të shqiptarëve.


Sipas analistëve praktika e deritanishme ka dëshmuar se aty ku nuk ka pasur ministra shqiptarë përfaqësimi i shqiptarëve ose ka ngecur ose është i dobët. Analistët vlerësojnë se partia shqiptare duhet të bashkëqeverisë me partinë maqedonase në pushtet e jo të jetë vetëm asistent i saj.
Analisti politik Kim Mehmeti thotë se problemi është më i thellë se sa të shihet vetëm nga këndëvështrimi se me cilat resore të rëndësishme udhëheqin shqiptarët.
“Shqiptarët thuaj se nuk janë në qeveri, thuajse nuk i ke dhe ndjehet forca e VMRO-DPMNE-së e cila e ka mbuluar partinë shqiptare dhe ndjehet edhe ajo se edhe ato që janë nuk kanë ndonjë influencë”, thotë për “Lajm”, Mehmeti.


Ai potencon se ende qëndron në bindjen e tij se partitë shqiptare nuk duhet të marrin pjesë fare në qeveri përderisa është kështu. “Derisa partitë shqiptare janë asistues të partisë maqedonase ato nuk janë partnerë të barabartë me partinë maqedonase dhe si të tilla dobia e tyre shndërrohet vetëm në punësimin e disa shqiptarëve dhe me këtë merr fund. Nëse kjo është qeverisje unë atë qeverisje të tillë shqiptare nuk e dua”, vlerëson analisti politik Kim Mehmeti. Sipas tij, ky lloj i qeverisjes vazhdon që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot.

Komente (6 dërguar):

cana më 18 November, 2008 03:10:14
avatar
pershendetje kimi shum bukur vec vazhdo keshtu po te duash qe teduan populli vetem mos ano ndonjeher nga bdi se edhe ata ka rreshqitur teper por e verteta esht kjo qe e thua se ata jan vetem asistent nje term i qelluar dhe pajtohem me kimin kur thot se partit tona shqiptara fara nuk duhet te jen ne qeveri dersa te pranojn realitetin firomasit.......
JETON_Tetova më 27 November, 2008 09:59:17
avatar
I nderuar tash kur BDI,ju la pa post udheheqes,keni filluar te kundershtoni edhe politiken e kesaj partie,prandaj mos levdro asnje parti por shiqo drejtimin tend,dhe nje gje duhet ta dish se gjithchka beri pdsh gjat 18mujve ne qeveri bdi po i shkatron ato brenda nates.
ska lidhje,shqiptar pa perspektive më 10 December, 2008 10:50:44
avatar
i nderuar zoteri Kim,kot e kemi derisa hasim ne veshe te shurdher te politikaneve tone te cilet kur jane ne pozite jane minj,e kur jane ne opozite kinse jane luanj.
Po e shesin shume lire lekuren e tyre kur po hyjne ne pazarllek me Gruevskin,dhe mendoj se eshte e rendit qe vete ne shqiptaret(votuesit) te i denojme keta politikane interesash individuale.Me dhemb shume kur kujtoj mundimet e konfliktit te 2001-it,dhe tani te gjendemi ne situate te njejte sikurse para 2001-it.Ne cdo institucion shqiptaret kane ndikimj baraz me zero.Na duhet nje Albin Kurti ketu ne Maqedoni i cili do dije te i tregoje kampusit politik shqiptare se ata ekzistojne ketu per popullin e jo populli per ta.Me nderime
shtiklla më 16 December, 2008 09:49:25
avatar
Nje kohe besoja shume ne fjalet e Kadarese qe "Nje popull i lindur nga Shqiponjat nuk mund te vdes nga minjte" e tani jam duke u bindur ne te kunderten!!!Shqiptaret ne maqedooni jane zhytur ne komplekse te thella inferioriteti qe i ben ata teper shkurtpames dhe ekstra te demshem per shoqerine shqiptare!
mirsim më 19 December, 2008 06:46:01
avatar
Zoteri, Kim, te jemi te realt dhe ta harrojm patriotizmin nje moment, sepse shpesh here patriotizmi pa dituri kthehet ne tradheti.Nuk mund te kerkojsh bashkqeverisje mes VMRO-s dhe BDI-s, kur faktet jane kaq te dukshme-ne VMRO udheheqin(ministra, deputet, drejtor, dhe te gjith nenpunsat politik)njerez(shumica) me shkollim te larte (doktor shkencash, magjistra;etj), ndersa ne BDI per fat te keq shumica jane njerez te ardhur pa shkollim te larte (nga mali), apo qe kane blere diplome pas luftes ne 2001 apo ka edhe te tille 'dhelpra'qe futen ne xhdo parti per tu pasuruar e jo per hallet e popullit.Nuk mund te kete bashkeqeverisje ne rrethana te tilla, as smund te flasim per asistence, por vetem per "cirakxhinj". Dhe "ciraku" ben ate cka i thote pronari sepse nuk din, apo e manipulon, shpesh e nencmon, dhe ky i shkreti"ciraku' e ul koken dhe hesht....nuk din si ti kundervihet, por duron e duron deri sa ta mbaj ne pune "pronari" apo deri sa ta shfrytezoj totalisht. Popujt e civilizuar "mosditurin e barazojne me tradhetin" apo "populli qe i zgjedh te paditurit e vulos humbjen e vet".Vec hidhu nje sy se kush jane deputetet e BDI apo se kush eshte zavendes kryeminister dhe e ke te sigurt deshtimin.(p.sh. para nje jave rastesisht takova zevendes drejtorin e qendres per menaxhimin e krizave, cka te them personi ne fjale nuk din as te lexoj, turp?!)Por duhet qe te thuhet troc se fajin e ka Alia, xhdo gje qelbet nga koka e jo nga kembet. Per fat te keq do te jete edhe me zi, ky eshte vetem fillimi. E ju zoteri Kim merreni guximin dhe kritikoni me emer e mbiemer, e jo te anoni nga partia "asistente".
cima më 08 February, 2009 06:00:00
avatar
pdsh.ja esht ajo qe shqiptaret i kthej prap e jo bdi.ja mos harroni se mos te ish bdi.ja shtir qe dot te mundeshim te flasim edhe xhuhen antare

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
2.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next