Fillimi | Media-Lajme | LETËR E HAPUR

LETËR E HAPUR

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Nga: Lajm, gazetë ditore      

 


 Presidentit të Shqipërisë,  Zotit Bamir Topi

Kryeministrit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha

Institucioneve shtetërore të Shqipërisë si dhe

Gjithë mediave dhe shoqatave të gazetarëve në Shqipëri

  
 

              LETËR E HAPUR


Gazeta e përditshme në gjuhën shqipe “Lajm” nga Shkupi, prej para dy javësh ka ndërprerë botimin e çdo lloj shpalljeje dhe reklame, që vjen nga Qeveria e Maqedonisë dhe institucioneve tjera, të cilat janë nën kontroll të drejtpërdrejtë të Qeverisë aktuale. “Lajm”, është detyruar të ndërmarrë një hap të këtillë si përgjigje ndaj injorimit të  plotë të gazetës sonë nga ana e Qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore, që janë nën kontroll të Qeverisë. Gati një vit e gjysmë Qeveria maqedone dhe ministritë, nuk kanë publikuar thuajse asnjë shpallje apo reklamë në gazetën “Lajm”. Kur janë në pyetje mediat e shkruara në gjuhën shqipe në Maqedoni, reklamat dhe shpalljet e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera që janë nën kontroll të Qeverisë, botohen ekskluzivisht në një gazetë të njëjtë.  Në këtë mënyrë bëhet presion ndaj fjalës së lirë në gjuhën shqipe, duke u favorizuar dhe stimuluar vetëm fjalën shqipe e cila përkrahë politikën e kësaj qeverie antishqiptare. Të kota kanë qenë të gjitha kontaktet dhe takimet që i kemi realizuar deri tani me përfaqësues të Qeverisë, me qëllim të përmirësimit të kësaj dukurie negative. Sinjale përmirësimi nuk kanë ardhur edhe pse tani dy javë të plota për dukurinë e këtillë negative kemi sensibilizuar mbarë opinionin në Maqedoni.

Duke u nisur nga e vërteta se prapavija e sjelljes së këtillë të qeverisë maqedone është burgosja e fjalës së lirë shqipe në Maqedoni;

Duke e pasur para sysh të vërtetën se deri tani Qeveria maqedone nuk ka treguar kurrfarë shenja përmirësimi të kësaj dukurie negative;

Duke e ditur se në këtë mënyrë, në formën më të drejtpërdrejtë, preket fjala e lirë shqipe në Maqedoni, si një ndër lëmit më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare këtu, ne gazetarët e të përditshmes “Lajmi”, të përkrahur nga akademik Ali Aliu dhe shkrimtari Kim Mehmeti, jemi të detyruar t’u drejtohemi institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, si shtet amë i gjithë shqiptarëve në botë, që t’i shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat dhe mundësitë që i kanë në disponim, për t’ua tërhequr vëmendjen qeveritarëve maqedonas për tendencën e këtillë qëllimkeqe ndaj fjalës së lirë shqipe në Maqedoni. Gjithashtu ne presim edhe përkrahjen e kolegëve tanë nga Shqipëria si dhe të gjithë atyre që e ndjejnë të nevojshme të vihen në mbrojtje të më të shenjtës që kemi: gjuhës dhe mendimit të lirë.

Andaj apelojmë tek kryeministri shqiptarë Sali Berisha, që gjatë takimit  të paralajmëruar për në muajin shkurt me Gruevskin,  t’ia parashtrojë kryeministrit maqedonas edhe këtë problem që ka të bëjë me respektimin e fjalës dhe mendimit të lirë të shqiptarëve të Maqedonisë.


Gjithashtu apelojmë që qasje të njëjtë ndaj vizitës së paralajmëruar të Gruevskit në Tiranë të kenë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi dhe kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli.


Apelojmë edhe deri te anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë, dhe gjithë përfaqësuesit tjerë të institucioneve, apo subjekteve tjera, të  cilët do të kenë ofertë eventuale për takim me Gruevskin, ose shoqëruesit e tij gjatë vizitës në Tiranë.

Njëkohësisht apelojmë tek përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare mes tjerash ta shfrytëzojnë edhe për ta denoncuar sjelljen e këtillë diskriminuese të qeverisë maqedone ndaj mediave të pavarura shqiptare, sjellje e cila përmban elemente diktatoriale. 

Në fund, apelojmë deri tek të gjitha mediat në Shqipëri, të shkruara dhe elektronike, që ta bojkotojnë vizitën e paralajmëruar  të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Shqipëri, në shenjë solidarizimi me pjesën më të madhe të kolegëve të tyre shqiptarë në Maqedoni, të cilët janë të prekur nga tendenca e Qeverisë maqedone për të burgosur fjalën e lirë në gjuhën shqipe. Në rast se për shkaqe objektive ky bojkot nuk mund të realizohet, atëherë apelojmë që përmes pyetjeve eventuale që do t’ia parashtrojnë Gruevskit, ta prekin edhe tendencën e Qeverisë maqedone për të future nën kontroll të vetin fjalën e lirë në gjuhën shqipe. Njëkohësisht apelojmë tek mediat shqiptare, që për këtë problem me të cilin ballafaqohemi ne pjesa më e madhe e gazetarëve shqiptarë në Maqedoni, në kuadër të mundësive të bëjnë të mundurën për ta informuar dhe sensibilizuar mbarë opinionin shqiptarë.

Jemi të bindur se kontributi juaj në këtë drejtim do të japë rezultate pozitive


Këtë apel publik të redaksisë së gazetës ditore “Lajm” e përkrahin edhe Akademik Ali Aliu dhe shkrimtari Kim Mehmeti


 

Me nderime, Lajm-Maqedoni

 

Komente (1 dërguar):

ajredin më 27 December, 2010 02:39:52
avatar
kjo eshte cenzure e diktatures komuniste fjala e lire eshte e shenjte por partive ne pushtet as qe ju shkon mendja per kete cebzure sigurisht u konvenon kjo CENZURE

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.00
Tjera nga Media-Lajme
Previous
image
Presheva u bë bashkë me “Shkupi”-n
Karvani promovues vazhdoi në Kosovën Lindore...
image
Manastiri mirëpriti “Shkupi”-n
Karvani i gazetës “Lajm” dhe shtëpisë botuese “Logos” për promovimin e monografisë “Shkupi” dhe romanit “Lypsiqarët e Shkupit” të autorit Kim Mehmeti, të mërkurën është ...
image
BDI nuk është e aftë të ballafaqohet me politikën e Gruevsk
  Analisti Kim Mehmeti, vlerëson se ngecja e Maqedonisë në proceset integruese më së shumti dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët gjithmonë në përqindje të ...
image
Qindra kumanovarë në promovimin e librave të Kim Mehmetit
Eseja historike “Shkupi” dhe romani “Lypsiqarët e Shkupit” janë dy veprat e fundit të shkrimtarit dhe publicistit të njohur Kim Mehmeti, të cilat u promovuan ...
image
Shkupi i dashur i Kim Mehmetit
Shkruan : XHEVAT LLOSHI   Kim Mehmeti është shkrimtar, publicist dhe përkthyes jo i shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ai është autor i gjithë shqiptarëve në trojet e ...
image
Shovinizmi maqedonas rrezik për Ballkanin
  Nga ana e tij, publicisti shqiptaro, Kim Mehmeti, foli për “një fytyrë të pagrimuar të Europës në Ballkan”. Sipas tij në rajon gjithçka vjen në ...
image
Shqiptarët të bojkotojnë maqedonishten për të respektuar shqipen
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bojkotojnë maqedonishten, njëjtë si kosovarët serbishten pas ofensivave serbe të viteve të 80-ta. Meqë shqiptarët përbëjnë 30-të për qind të ...
image
Alternativa e tretë më se e nevojshme
Maqedonia e ka më se të nevojshme një alternativë të tretë, siç është “Vetëvendosja” në Kosovë, apo “Aleanca Kuq e Zi” në Shqipëri.  Pa një ...
image
Duan të shpëtojnë veten, e jo popullin
Edhe kësaj radhe partia shqiptare nuk arriti që ta kushtëzonte partnerin maqedonas për të fituar pozita më të forta në Qeverinë e re. Analistët vlerësojnë ...
image
Pafuqia e Ahmetit doli në shesh
  Pas publikimit të dokumentit të Wikileaksit ku kreu integrist Ahmeti i ishte ankuar ambasadorit Riker mbi relacionet me partnerin maqedonas, analistët shqiptar kanë vlerësuar se ...
image
Pse po përzihesh?!
Presidentja Atifete Jahjaga - me ose pa qëllim - është përzier në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë, kur të premten takoi në një ambient joformal të ...
image
Një vjet pa Harun Aliun (Komandant Kushtrimin)
Në pranin e qindra qytetarëve, shokëve, intelektualve dhe në prani të familjarëve të dëshmorit të kombit Harun Aliut-Komandat Kushtrimit në teatrin shqiptarë në Shkup u ...
image
VMRO lavdërohet me shqiptarët e vrarë
VMRO - DPMNE lavdërohet para opinionit me aksionet e ndërmarra për vrasjen  dhe burgosjen e shqiptarëve. Në raportin e kësaj partie se çfarë kanë bërë ...
image
Partitë shqiptare duan më shumë pëlqimin e palës maqedonase
Analistët shqiptarë vlerësojnë se partitë politike shqiptare edhe pse më së shumti kërkojnë dhe u nevojitet vota e popullit shqiptar, por për ata prapë më ...
image
Kim Mehmeti në A1: Vota për BDI-në, shkon në favor të VMRO-së
DEBAT Biljana Sekulovska A1: 26.04.2011 lajmet e ora 19.00h Mysafirë: KIM MEHMETI analist politik, Izet Mexhiti BDI dhe Flora Kadriu DR A1: Kjo është kohë e incidenteve ...
Next