Kim Mehmeti Web
Kim Mehmeti Web
Djaloshi që mblidhte pendë
						<description>Edhe sot në atë fshat flitet për djaloshin e bukur dhe të heshtur. Thonë se mburrej me bukurinë e vet po aq sa edhe dashuronte vetminë. Ata që e mbanin mend, me plot dëshirë presin t’i pyesësh për të. “Ja e shihni atë shtëpi të vendosur në mes të asaj lulishteje?! </description>
Robi
						<description>Engjëllushja ime, i thoja, trupin ma brejnë varrë të egra. Pastaj ngrija këmishën që ta shehte njollën e zezë, e cila dita-ditës zgjerohej mbi kraharor. Në vend që t’i zgjatte duart dhe të ledhatonte varrët nga të cilat pikonte gjak i nxirë, ajo ma stërpikte lëkurën me pështymë dallëndysheje. Me kraharor të zbuluar gjunjëzohej pranë kokës sime.</description>
Lulehëna
						<description>Të thuash se është lule që nuk u ngjan të tjerave, nuk mjafton. Të thuash se është lule mbi gjithë lulet e tjera, ndoshta bën gabim, sepse kush është ai që i njeh të gjitha llojet e luleve. Do të duket sikur pohon se ndonjë njeri është mbi të gjithë të tjerët me bukurinë apo mençurinë e vet duke mos mbajtur llogari se edhe e bukura, si të gjitha veçoritë e tjera, është diçka që nuk ka shëmbëlltyrë e me ndihmën e të cilit do të konstatohej e përsosura, kulmorja, ajo që do të mund ta bartte emërtimin - bukuri mbi të gjithë të tjerat</description>
Shtëpia në fund të fshatit 
						<description>Shtëpinë në fund të fshatit e rrethonte një avlli e lartë dhe kullosa. Porta e lartë prej druri, vite me radhë qëndronte e kyçur me një zinxhir të ndryshkur. Vetëm zhapinjtë ishin ata që përbiroheshin nëpër vrimat e avllisë apo të çarat e dërrasave të portës dhe hynin e dilnin nga oborri i asaj shtëpie, që moti, të braktisur dhe të mallkuar nga të gjithë fshatarët.</description>
VDEKJA E MAGJISTARES
						<description>  Ne që qëndronim ulur pranë shtratit të së sëmurës ishim të bindur se ajo ishte nata e fundit e plakës Fatkë. Kohë pas kohe i çelte sytë dhe shikonte tavanin dhe fytyrat tona, të cilat i ndriçonte drita e zbehtë e llambës së vajgurit. Fytyrën e kishte të zbehur, buzët të mavijosura.  Frymonte lehtë. Çarçafi i bardhë me të cilin ishte e mbuluar, ngadalë dhe shumë rrallë ngrihej mbi kraharorin e saj në çastet kur merrte frymë lehtë. </description>
SHTATË KROJET
						<description>Nëse niseni ndonjëherë për në Haleb dhe shkoni rrugës që lidh këtë qytet me vendbanimin Rehanlë, mos e lini pa vizituar Shtatë Krojet. Sidomos nëse udhëtimi juaj përputhet me ditën e Shëngjergjit. Që të mos shëtisni andej-këndej dhe që të mos lodheni duke pyetur kalimtarët e rastit, të cilët  pyetja se ku ndodhen Shtatë Krojet edhe mund t’i bezdisë - me çka fare nuk shprehin mosdurimin ndaj të panjohurve dhe ardhacakëve të huaj, por frikën se vizitorët e shpeshtë mund t’i dëmtojnë këto gurra me bukuri përrallore dhe me ca tipare të veçanta, të cilat njerëzit e kësaj ane i mbajnë si shenjtëri më të larta që përcaktojnë fatin dhe jetën e tyre - do të mundohem t’jua përshkruaj vendin ku ndodhen, që të mund të gjeni pa bredhur dhe pyetur njeri për këtë vend i cili qëmoti është bërë i dëgjuar anë e mbanë botës. </description>
PESHKU EKSTASIS  
						<description>    E di se pak janë ata që kanë pasur rastin të shohin ndonjë peshk Ekstasis nga vetë shkaku se këta peshq janë aq të rrallë sa që mund të numërohen në gishtat e një dore. Prandaj do të mundohem ta përshkruaj sa më hollësisht. Peshqit Ekstasis jetojnë në kushte të veçanta; në ujë plotësisht të pastër, që do të thotë nëpër ata lumenj shtratin e të cilëve nuk e ka prekur asgjë tjetër pos dorës së natyrës. Nuk durojnë as ndotësirën më të vogël e lëre më ato papastërtitë e shumta që kohëve të fundit i hasim nëpër lumenjt.</description>
DITA E SHËNGJERGJIT
						<description> Ndodhitë e çuditshme ia nisën në mes të dimrit, atë natë kur ia filloi të reshurit e borës, e cila për pak kohë i mbuloi rrugët dhe pullazet e shtëpive të fshatit. Gjatë tërë natës nuk u dëgjua asnjë lehje qensh e as vaji i fëmijëve. Në mëngjes, gjelat nuk kënduan si rëndom, thuajse kishin gabuar kohën apo kishin harruar këngën e tyre. </description>
ODA E BURRAVE 
						<description>    Sikur të doja ta vë veten në rolin e tregimtarit mendjemadh, këtë rrëfim do ta nisja me përshkrimin e rrugës përplot kthesa që shpie drejt fshatit. Pra do të duhej të bëja një ritregim të gjërave që lehtë mund t’i paramendon pa ua treguar njeri,  do merresha me shpjegime nga ato të mërzitshmet që i praktikojnë shkrimtarët  kur përshkruajnë ndodhi të ndryshme që u kanë rastisur aty këtu në thellësitë e kohës së kaluar dhe në hapësira të ndryshme, duke menduar se rrëfimi i tyre do të zgjojë kureshtjen tuaj, apo edhe duke gënjyer vetveten dhe të tjerët me zbukurime të ndryshme të dala nga punëtoria e palodhshme e imagjinatës, gjë që më së miri i shpalos të vërtetën se shpeshherë ata  përshkruajnë të kaluarën  për shkak se ajo, e kaluara, krahasuar me të tashmen, lejon ta stolissh me gënjeshtra aq të mëdha të cilat fillojnë të tingëllojnë bindshëm edhe për vetë trilluesin e tyre.</description>
<description>Kim Mehmeti Web</description>