Intervista
Nuk jam iluzionist dhe njeri që lehte vetëgënjehet
Një bilingualist tipik,njëkohësisht edhe njëri nder prozatorët e afirmuar të prozës bashëkohore shqiptare.Përpos që shkruan në gjuhen shqipe, Kim Mehmeti shkruan edhe në maqedonisht. Thotë se shkollimi e ka bëre te veten.I dhenë pas gjeodeziysë, e kryen shkolën e mesme maqedonisht, në Shkup. Por, epshi për të shkruar e hedh në ujerat e pakthyeshme te prozës. Hapat e parë i bën në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, edhe atë tregimet e para i shkruan në gjuhën maqedonase, e më pas paraqitet me proya në gjuhën shqipe, që të jetë i përfaqësuar në te dyja letërsitë.
Nuk dihet deri ku do të shkojë rrugaçëria
Unë në libër në një vend e them se tendencat e disa qarqeve maqedonase të udhëhequra nga Gruevski duan nga shqiptarët të bëjnë atë që janë sot palestinezët, thotë Mehmeti
Kim Mehmeti: NJERIU I NATËS
Me shkrimtarin Kim Mehmeti jam takuar për herë të parë në vitin 1994 si mysafire në shtëpinë e tij, në Shkup.Ndërkohë dorazi kisha lexuar diçka nga përmbledhjet e tij me tregime të botuara në Maqedoni dhe Kosovë, të shkruara me shumë elegancë,me një stil krejt të veçantë,me një shqisë mjaft poetike, mbresa këto që më shtunë të krijoja një portret të përafërt të shkrimtarit si individ. Ndryshe nga ajo që kisha përfytyruar unë, njeriu që ndesha ishte i “çuditshëm” në me plot kuptimin e fjalës.Kimi që takova ishte më se i zhdërvjellët në sjellje, jasht klisheve,fliste pafundësisht me një te folur te zhurmshme dhe hokatar.
Vizionet e kundërta pengojnë ecjen e Maqedonisë si shtet multietnik
RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Mehmeti si e vleresoni ju në tërësi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në këtë përvjetor? KIM MEHMETI: Zbatimi i Marrëveshjes
Mehr Licht-Reviste Letrare,Interviste me Kim Mehmetin
Librin e parë e botova pasi kisha bredhur nëpër botë, nëpër jetë e nëpër profesioni. Pasi kisha kaluar gjitha shfryrjet rinore, pasi kisha sprovuar veten në situata të ndryshme, iu ktheva “ujdhesës” ku e ndieja veten të sigurt, ku mundesha të jem vetvetja. Libri i parë erdhi pas disa botimeve nëpër periodikun kroat. Atëherë isha një i ri i cili kishte frikë ndaj fjalës së shkruar, të cilin tani e rikujtonë po i njëjti frikacak, po me më shumë rudha në fytyrë, në shpirt dhe me flokë të thinjura
Kim Mehmeti ne shkretetiren maqedone
Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi.
Intervista:Standardet e humbura të letrave shqipe
Për Kim Mehmetin, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe në Maqedoni, gjithçka lidhet me standardet. Nëse flasim për mungesë të veprave të mira, apo për atë çfarë ai e quan "tollovi letrare", nuk mund të pretendojmë të kemi forma të qarta të evoluimit të letërsisë deri në momentin kur nuk ekzistojnë standardet. Ato që ai i quan "Shqipëritë tona", Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, vuajnë ende shkatërrimin e standardeve në të gjitha fushat e jetës, jo vetëm në letërsi. Në këto kushte është arti dhe artisti ai që do të vuajë mungesën e një politike të qartë, apo lënien në harresë. Pak i ashpër në kritikën që i bën kësaj situate, Mehmeti thotë se "një pjesë e raftit të letërsisë shqipe për këtë kohë do të mbetet i zbrazur".
Standardet, aty ku nis e vdes letërsia
Si gjithmonë “me fjalën e fundit”. Kim Mehmeti paraqitet ashtu me fjalën e vrazhdë, po pa i anashkaluar aspak të vërtetës. Nuk ruhet, ashtu siç ndodh zakonisht me shumë nga ata që jemi mësuar t’i pyesim për letërsinë. Eshtë më shumë se sa një kritik. Po beson se mund ta bëjmë atë që na duhet, që ta bashkojmë fjalën e shqiptarëve kudo që shkruhet. “Duhet të përcaktojmë standardet, sepse tani për tani i kemi humbur”,- përsërit Kimi shpesh herë, duke përmendur “shkrimtarët e mëhallave” dhe “panairet e fshatit” si pasqyrat që na tregojnë deformimin e vlerave tona.
Nga fati i PPD-së mund të mësojnë shumë udhëheqësit e BDI
Tani për tani ka filluar të më pëlqejë të jem i papunë. Kuptohet, nuk e kam vështirë të punësohem, por njeriu vjen në situatë kur e mbyll një mënyrë të të ekzistuarit dhe pyetet si dhe ku më tej. Kam oferta konkrete për angazhim në Tiranë dhe Prishtinë dhe mund të ndodh që të shpërngulem në ndonjë nga këto kryeqendrat tonat. Por, tani për tani, dua njëherë të rikthej kontaktin me krijuesin në vetvete-shprehet shkrimtari Kim Mehmeti pas dorëheqjes nga posti i zv/drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) në intervistën për “Lobin”. Në të ai njëkohësisht flet edhe për rolin dhe vendin e gazetarisë shqiptare në Maqedoni, për punën e partive, për rastin e Kondovës etj.
KIM MEHMETI ne FACEBOOK
- A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
- Ju dhurojm Libra falas online në pfd format
- Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO
- Kim Mehmeti në Top Channel "E diell"
- Djaloshi që mblidhte pendë
o ti matosh po ti pis tu kake ...
Deja-vu nga partite shqiptare,gjithmone para votimeve bahen gjoja si ma te ashper perballe maqedonve e pase votimeve harrojne qka kane fole ma heret edhe ja ...
a je mir qysh je qyhs op kaloni te Oda e burrave hehehe klm e kini ju deshiroj caste te kendshme :d (L)
me pelqejne shume keto shkrime, te lumte
Intervista shume interesante dhe e nevojshme per te gjith ne Shqipetaret, i admiroj Shqipetaret e Maqedonise dhe shoh se kane nje botkuptim dhe intelekt me ...


