Kim Mehmeti Web
Kim Mehmeti Web
Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë
Kështu s’udhëhiqet Kosova
						<description>Në një intervistë për “Focus”, analisti politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti thotë se qëndrimi i qeveritarëve maqedonas ndaj pavarësisë së Kosovës ngjanë në një qëndrim proverb. Si e tillë, Mehmeti mendon se Maqedonia vështirë arrin të ruaj vetveten, e jo më të ndikojë në fatin e shteteve të tjera në Ballkan. Sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, sugjeron që të shikohet se cili është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe çdo gjë do të jetë e qartë, ani pse Kosova ka kapacitet njerëzorë për diplomaci më efikase. Sipas Mehmetit nëse kalon kërkesa serbe, Kosova do ta paguaj çmimin e ngadalësimit të njohjes nga disa shtete që kanë “dilema” me pavarësimin. Prandaj, analisti Mehmeti sugjeron shqiptarët kudo që janë, se askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh</description>
Mosnjohja nga Maqedonia - absurde
						<description>“Nëse ka shtet në Ballkan në interes të të cilit pavarësia e Kosovës është po aq e rëndësishme sa edhe vetë e atij shteti, ajo është Maqedonia”, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Kim Mehmeti. </description>
Ndarja e Kosovës do ta zhbënte Maqedoninë
						<description>Në një intervistë për gazetën “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotë, se kjo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë dëshmon se ata ende janë popull “joinstitucional”, se ky shtet me qëllim i bënë pronë të partisë në pushtet. Sipas tij mundësi e bashkimit është e pamundur tani për tani, sepse janë në luftë dy koncepte politike, të cilët janë të largët mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarët e Maqedonisë, sipas Mehmetit do paguajnë çmim të lartë për të shpëtuar nga “rrugaçëria” partiake dhe se nuk do arrijnë ta bëjnë pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare </description>
“Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur” 
						<description>“Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit  – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi  Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti. 
Kim Mehmeti, shkrimtari i lirive “absolute”
						<description>Shkrimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, pohon mbi krijimtarinë e tij letrare, si dhe dëshirën e prindërve për ta bërë mjek apo hoxhë fshati. Shkrimtari Mehmeti pohon mbi dorëshkrimet e para të dorëzuara Anton Pashkut dhe vlerësimet e tij mbi të riun e talentuar, i cili nga ajo ditë nuk iu nda më krijimtarisë letrare. Dëshira për të mësuar e lexuar shqip me libra të futur “kontrabandë”, në Maqedoni, të dominuara nga gjuhët sallave, të cilat i nevojiteshin patjetër, si dhe librat e huaj të zëvendësuara pas ‘90-s me autorë shqiptarë .</description>
Kim Mehmeti: Qeveria shqiptare, pak reaguese
						<description>Ky vendim, pike se pari, eshte perbuzes per shqiptaret e Maqedonise. Domethene eshte nje mosperfillje e plote ndaj shqiptareve, pasi cdo qeveri qe e di se ka 30% te asaj popullate, nga e cila e ndan me viza, sikur te ndiente pergjegjesi dhe sikur te kishte qendrim perfilles ndaj asaj popullate, do te mendonte gjate, derisa te sjelle nje vendim te tille. Pastaj, ky vendim eshte edhe fryt i nje administrate te dobet sa i perket Shqiperise, kete duhet ta them, sepse ju konkretisht jeni nje administrate me funksionale, nje administrate qe di te veproje dhe ajo qe ne ate cast duhet te merrte masa, qe t’ia bej me dije se nuk mund te tallet me nje shtet, ashtu sic mendon.</description>
Kim Mehmeti: Ky është bajraktaro-komunizëm
Kim Mehmeti: Zhytja është për të guximshmit
Krijuesi, njëri i dy jetëve 
						<description>Po ndoshta, pse njeriu gjatë jetës normalisht pëson ndryshime, rritet në të gjitha gjërat, përveç që mbetet një bërthamë e tij e përhershme. Bërthama ime e përhershme, që ka mbetur, mbetet ajo ndjenja ime ndaj Prishtinës, se këtu erdhi ai fillestari që ndoshta tani ka arritur diçka; erdhi ai i ndrojturi, që kur u ngjit në katin e nëntë të Pallatit të Shtypit, ku ishte Anton Pashku, të cilin ëndërronte ta takoi, përnjëherë mori përkrahjen e njerëzve, me përkrahjen e të cilëve mundi të udhëtonte më lehtë, në atë rritën time krijuese. Pastaj unë gjithmonë e kam atë ndjenjën e njëjtë kur vij në Prishtinë, bëhem përnjëherë ai i ndrojturi, ai fillestari, që sa herë vij këtu ndihem mirë. Si të them, ajo ndjenja kur i kthehesh nënës, ti mund të rritesh, mund të bëhesh njeri i madh, mund të bëhesh për të tjerët çka do çoftë, por për nënën, mbetesh gjithmonë fëmijë. Dhe këtë ndjenjë ndoshta ma krijojnë edhe përkrahësit e mi të flaktë të asaj kohe, baca Anton dhe të gjithë ata që punonin me te. E them intimisht se unë nuk mund t’i iki kurrë asaj ndjenje kur vij në Prishtinë. Unë gjithmonë në Prishtinë jam po ai fillestari.
<description>Kim Mehmeti Web</description>