Fillimi | Intervista | Kim Mehmeti, shkrimtari i lirive “absolute”

Kim Mehmeti, shkrimtari i lirive “absolute”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkrimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, pohon mbi krijimtarinë e tij letrare, si dhe dëshirën e prindërve për ta bërë mjek apo hoxhë fshati. Shkrimtari Mehmeti pohon mbi dorëshkrimet e para të dorëzuara Anton Pashkut dhe vlerësimet e tij mbi të riun e talentuar, i cili nga ajo ditë nuk iu nda më krijimtarisë letrare. Dëshira për të mësuar e lexuar shqip me libra të futur “kontrabandë”, në Maqedoni, të dominuara nga gjuhët sallave, të cilat i nevojiteshin patjetër, si dhe librat e huaj të zëvendësuara pas ‘90-s me autorë shqiptarë .

ANILA ÇULI

(Gazeta Standard)

Shkrimtari shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, pohon mbi krijimtarinë e tij letrare, si dhe dëshirën e prindërve për ta bërë mjek apo hoxhë fshati. Shkrimtari Mehmeti pohon mbi dorëshkrimet e para të dorëzuara Anton Pashkut dhe vlerësimet e tij mbi të riun e talentuar, i cili nga ajo ditë nuk iu nda më krijimtarisë letrare. Dëshira për të mësuar e lexuar shqip me libra të futur “kontrabandë”, në Maqedoni, të dominuara nga gjuhët sallave, të cilat i nevojiteshin patjetër, si dhe librat e huaj të zëvendësuara pas ‘90-s me autorë shqiptarë .

Vepra e tij ka mundur të ngrejë kryet edhe gjatë kohës kur të lexuarit dhe të shkruarit shqip në Maqedoni nuk e kishin atë liri të plotë. Ka mundur të kapërcejë kufijtë dhe të bjerë në duart e lexuesit kosovarë dhe së fundmi në duart e lexuesve shqiptarë pas viteve ‘90. Shkrimtari i njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe më tej, Kim Mehmeti, bën pjesë në atë plejadën e krijuesve shqiptarë në Maqedoni, që vijon të lëvrojë në gjuhën shqipe. Një burrë me tipare të vrenjtura në pamje të parë, por teksa bisedon me të, të lë tjetër përshtypje. Një njeri babaxhan, i cili di të bëjë mjaft shaka dhe ta jetojë jetën si t’i vijë, me të mirat dhe të këqijat e saj. Një njeri me personalitet të veçantë, i ndryshëm, i cili karakterizohet nga një shpirt aventurier, që i pëlqen të prekë çdo gjë në këtë botë, edhe pse mund të mos ketë atë formim, ashtu siç bënte dikur kur ishte i ri, pasi kërkonte të studionte për gjithçka, por fati i kishte rezervuar që ai të merrej vetëm me botën e letrave. Të thurte prozë dhe kryesisht natën kur ai gjendej larg stresit dhe pranë mbretëreshës së qetësisë së tij absolute.

Proza e tij e shkruar me shumë elegancë, me një stil krejt të veçantë, ka ngjallur kureshtjen edhe nga botues të huaj, duke bërë kështu që vepra e tij të gjendej në duart e lexuesve ndërkombëtarë. Tashmë, shkrimtari Kim Mehmeti është bërë mjaft i njohur për gjithë lexuesit shqiptarë. Ai bën pjesë në atë kategori shkrimtarësh origjinalë, mjeshtër i përkryer i gdhendjes së fjalës dhe imazheve. Kim Mehmeti është autor i mjaft librave si “Dënesje”, "Bolero", "Fati", "Fati i Fatushës", “Lulehëna”, "Fshati pa varreza"..., romanet: "Shtatë net dënesje", "Fshati i fëmijëve të mallkuar", “Atje dhe dikur”, “Ritet e Nishanes” “Vitet e urithit”.

Shkrimtari i njohur, Mehmeti, i lindur në një fshat të vendosur pranë malit Vodno, nga shpesh shihte kryeqendrën e vendit të tij, Shkupin të ndriçuar, e që shumë shpejt do të bëhej një prej njerëzve më të rëndësishme të asaj qendre, të cilën në ato kohë e shihte me admirim. Shpesh i pohonte vetes se askush nuk të çon në atë “dritë”, nëse burimin e saj nuk arrin ta gjesh vetë. Fëmijërinë e tij e kaloi në atë fshat, ku ekrani i TV do të mungonte krejtësisht, pasi mungonte elektrifikimi. Dikur prindërit e tij dëshironin që ai të bëhej një mjek i njohur apo një hoxhë fshati, po fati për Kimin kishte rezervuar diçka tjetër ishte e thënë që ai të merrej vetëm me krijimtari.

Dikur imituesi i “Bitëllsave”, që dëgjonte me mjaft kureshtje CD e tyre, të Elvis Preslit, të Xhimi Hendriksit, “Rroling Stonsve”, edhe sot e kësaj dite e ndan jetën e tij mes qytetit të zhurmshëm dhe fshatit të qetë.

“Jam rritur në mjedis ku porsa dilje nga oborri i shtëpisë, ndjeje mungesën e gjuhës shqipe. Jam shkolluar në kohë kur në Maqedoni kishte vetëm një shkollë të mesme në gjuhën shqipe, dhe thuajse asnjë fakultet në gjuhën tonë”. Kohë në të cilën, sipas tij, i duhej patjetër të njihte gjuhën maqedonase, sepse kjo i duhej qoftë dhe për të ndjekur programet për fëmijë në televizor, apo për të parë ndonjë film, duhej të dije patjetër këtë gjuhë. Pasi shqipja nuk u hynte në punë aspak, dhe se gjuha maqedonase ndonëse nuk ia kishin imponuar ta mësonim që nga lindja, ajo u duhej patjetër, pasi njohja e saj ishte e domosdoshme për të shkuar te mjeku, te shitësi... Pa e njohur atë gjuhë mbeteshe në “rezervatin” e fshatit apo rrugicës ku jetonte. Andaj edhe atyre që donin asokohe të lexonin diçka më shumë se librat shkollorë të tetëvjeçares, duhej të dinin patjetër gjuhët sllave, në të cilat përktheheshin veprat e autorëve botërorë. Edhe sot e kësaj dite, në bibliotekën e tij dominojnë librat në gjuhët e sllavëve të Jugut, të cilët janë të papërdorshëm për fëmijët e tij, duke ripërtërirë me përkthimet shqip, që i blen në Tiranë e Prishtinë sa herë udhëton. Dhe në raftet e bibliotekës së tij qëndron e heshtur një e kaluar interesante, kur fshehurazi ata lexonim librat e marra “kontrabandë” nga Tirana, ku sot fëmijët e tij dhe ai nëpërmjet internetit, shfletojnë të gjitha gazetat e Tiranës.

Ka filluar të shkruajë që herët në shkollën tetëvjeçare, e më tej edhe në të mesme, ku si të rinjtë që kërkojnë sa më shumë dije, ai është regjistruar në tetë fakultete, ku asnjërin prej tyre nuk e ka përfunduar plotësisht, duke iu rikthyer sërish fushës së krijimtarisë.

“Tërë rininë e kalova duke shëtitur nëpër botë dhe nëpër profesione. Në njëfarë mënyre doja të bëhesha çdo gjë që më joshte në momente dhe rrethana të caktuara”, - shprehet ai e ndërsa leximin dhe shkrimin i ka pasur të përjetshme, si pjesë të pandarë. Krijimtarinë e ndien të vetmen gjë të rëndësishme në jetën e tij, si çdo gjë pa të cilën jeta do i dukej e pakuptimtë. “E di se kur shkruaj jam ai i vërteti, se vetëm atëherë thuajse asgjë nuk më mungon. Jam i prirë ngandonjëherë të besojë se krijimtaria është “sëmundje” që nuk shërohet, e për të cilën as që kërkoj të gjejë ilaç”. Mendon se krijuesi është një njeri tjetër që jeton brenda tij që herë pas herë, bëhet mbisundues i qenies së tij. Botimet e para të tij më serioze ka nisur t’i botojë në Kroaci, në gjuhën kroate. Kjo pasi gjuha amtare i mbeti e fjetur në vetëdije. Aty nga vitet tetëdhjetë filloi t’i kthehej gjuhës amtare dhe të botojë edhe në shqip nëpër gazetat dhe revistat e atëhershme në gjuhën shqipe në Maqedoni e Kosovë. I kujtohet fare mirë kur dorëshkrimin e parë ia dorëzoi shkrimtarit të madh Anton Pashkut, e që prej atij kontakti ku mori mjaft vlerësime pozitive nga ai, do të fillonte ta shihte më seriozisht artin e krijimtarisë, duke shkuar mjaft libra që nga ajo ditë e deri sot.

Normalisht nuk i pëlqen të punojë me grafik, sepse edhe frymëzimi për të shkruar nuk ka ndonjë kufi kur fillon dhe kur mbaron. Ai vjen vetvetiu dhe normal që Mehmeti shkrimtari, publicisti dhe analisti i njohur në Maqedoni e mirëpret. “Ka periudha kur vetëm lexoj, kur vetëm shkruaj prozë, apo kur më pëlqen të merrem me analiza politike. Kurrë nuk arrij që këto tri prirje të mia t’i bashkojë. As vetë nuk e kuptojë pse ndodh kjo. Tani jam në periudhën kur asgjë nuk mund ta zgjojë krijuesin në mua dhe kur veten e ndiej vetëm si një vëzhgues i rrjedhave politike dhe shoqërore”. Dhe nuk janë të pakta rastet kur ai dëshiron vetëm të shëtisë, të merret me gjëra që e largojnë edhe nga krijimtaria, edhe nga leximi, edhe nga shkrimet gazetareske. Sipas tij, tani për tani krijuesi e sodit analitikun politik, të cilit me asgjë nuk i ndërhynë dhe nuk e shqetëson. Pra, kjo mund të konsiderohet si një nga ato periudhat e tij jetësore kur krijimtaria e tij është në pushim të përkohshëm, pa e ditur se kur mund të kthehet. Shprehet se kjo ndodh ndonjëherë me vite të mbetet e përgjumur, pa e shqetësuar fare.

Autori i mjaft librave ndjehet si kopshtar, të cilin kur e pyesin se cilën lule të veçojë më të bukur, e ai e di se sa me kujdes i ka rritur të gjitha, se sa i varfër do dukej kopshti i tij pa cilëndo nga ato lule që ka kultivuar, prandaj dhe ai e ka të vështirë të veçojë librin më të mirë. “Çdo libër imi është frutë i një periudhe krijuese timen, andaj ato me asgjë nuk mundë të krahasohen me njëri tjetrin, përpos me vlerat estetike që kanë ne vete”, - pohon ai. Gjithçka që ka trajtuar në prozën e tij sot i duket e largët, i takon një periudhe të kaluar, të caktuar që ka qenë atje e që mbase e bën të dallojë nga ky i sotmi. Të gjithë ato libra përbëjnë botën e tij krijuese, dhe si të tillë, ato libra për të janë njësoj të rëndësishëm. Vetëm lexuesi është ai që mund të përcaktojë se cili nga ato është më i rëndësishëm, e ndërsa kritika e ka thënë të veten, shpeshherë edhe ka veçuar disa tituj të tij, ku romani i tij i fundit “Vitet e urithit”, i botuar në Shqipëri nga Shtëpia Botuese “Toena” në Tiranë, është mjaft i vlerësuar. Në lidhje me librat e tij mund të shprehet se ndjehet më mirë kur shkruan tregime, sesa prozë të gjatë.

Babai i tre fëmijëve të mrekullueshëm, dhe i pikëlluar për humbjen e dy djemve të tjerë, të cilët në jetën e përditshme i ndjen më të “gjallë” se këta që i ka pranë. Pohon se ata rriten brenda tij, nuk ka ditë që të mos i mendoj se si mund të dukeshin sot. Por nuk dëshiron të flasë për këtë, pasi nuk do t’i mjaftonin tërë gjuhët e botës për të përshkruar dhimbjen e tyre, ku shpesh ka pyetur veten se pse i ka ndodhur kjo (por kurrë nuk ka thënë: “përse mua”, sepse gjithmonë e ka ditur se atij mund t’i ndodhë çdo gjë që nuk u ndodh të tjerëve). Sot ka arritur në një përgjigje “Qysh i ri, fëmijët i kam dashur mbase edhe jashtë mase. Andaj, ndonjëherë them se ndoshta Zoti ka dashur që qysh i ri, përpos dashurisë së skajshme që kisha për fëmijët, të shijojë edhe dhembjen e skajshme. Sepse, vdekja e fëmijës, për prindin është më e dhembshme se çkado qoftë tjetër”.

Por shkrimtari Mehmeti është mjaft i interesuar dhe për letërsinë shqiptare në përgjithësi, që është tej kufijve të tij. “Arti në përgjithësi dhe krijimtaria letrare si pjesë e vlerave artistike shqiptare, janë ajo vlerë dhe ai letërnjoftim që na bënë të ndihemi mirë përballë cilitdo populli dhe cilësdo kulture tjetër”. Edhe pse nuk e ndjen veten kritik të kualifikuar, ai është një lexues shumë i mirë. Me lehtësi veçon shkrimtarët tanë bashkëkohorë që me ëndje i lexon si Fatos Kongollin, Eqrem Bashën, Zija Çelën, Mehmet Krajën.

Koha e lirë është e pakonceptueshme tek shkrimtari Mehmeti, madje e papranishme. Kohën e jeton me përkushtim të njëjtë. Ajo që e brengos kohëve të fundit është ndjenja se koha kalon shpejt, se java i përfundon ende pa e filluar. “E dua shumë pyllin, por edhe shëtitjet nëpër të nuk i mbaj fare më të parëndësishme sesa orët kur shkruaj, apo kur bëj ndonjë punë tjetër”. E dëshiron mjaft edhe oborrin e kullës së tij, të cilën e ka ndërtuar pranë një ngushtice malore, pranë lumit ku ka kaluar fëmijërinë e tij, e ku gjithashtu, i përkushtohet punës, sa harron çdo gjë, ku nuk i mungon asgjë.

I konsideron të rëndësishme orët që kalon me fëmijët e tij, kur dalin së bashku dhe herë–herë, ndihet si në ëndërr dhe i bëhet e pabesueshme se fëmijët i janë rritur. “Dua të jem sa më shumë me ta, sepse ashtu arrij më lehtë ta shijoj kohën, ta kuptoj se sa ngutshëm ajo kalon. Kur jam me ta më shtohet bindja se e tërë jeta ka vetëm të kaluar, se ndoshta jeta nuk është asgjë përpos një kujtim për atë që ka ndodh, se e tashmja zhduket po aq shpejt sa radhiten edhe këto shkronja në ekranin e kompjuterit time, përderisa u përgjigjem pyetjeve tuaja. Se “koha e tashme” në të vërtetë është vetëm një “tak” brenda të cilit nuk mund të vendosësh as pikën pas përfundimit të fjalisë”.

E ndërsa për sa u përket projekteve të tij më të afërta ai përgjigjet mjaft qetë, sepse ka lënë pas vetes gjysmëshekulli jetë, e shton “nëse nuk ia arrin ta jetosh jetën deri në pesëdhjetë vjet, pas asaj moshe as mos u mundo të bësh projekte të mëdha jetësore”. Andaj nuk dëshiron t’ia prishë vetvetes kënaqësinë se ato më të vlefshmet i ka realizuar dhe se tani mund të jetojë edhe pa projekte të parapërgatitur. Pra, të jetojë i qetë si “bixhozxhiu”, të cilit i mjafton të mos humbë më shumë nga ato që ka humbur në të kaluarën, e t’i mbetet ajo që ka fituar deri tani. “Projekte konkrete nuk kam, por edhe më tej do mbetem ai që kam qenë gjithmonë: njeri që ngutshëm e jeton jetën, “bixhozxhi” që ndërhyn në lojën e fatit të vet jetësor, ashtu siç nuk e pret askush”.

Komente (2 dërguar):

arditi më 07 January, 2010 05:14:45
avatar
une jam nga mleqani jam 9 vjeq jeni shkrimtar i mir tung tung
Veseli më 13 February, 2010 07:33:26
avatar
O Kim Mehmeti je nje Shqipetar i Madh, ke vetem pak shoke, e vetem veshtir e ke, me me iau qel Syt politikanve Shqiptar.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Intervista
Previous
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
image
Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë
Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale "Koha" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 ("Vitet e urithit"), në këtë intervistë për gazetën "Lajm" thotë se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie "më të mirë". Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë "të mirë" sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër. Mehmeti në këtë intervistë shprehet i bindur se letërsia shqipe sot ka lexues më me shije sesa në kohën e socializmit, ndërkaq krizën e lexueshmërisë e sheh si një shpikje të atyre shkrimtarëve që mendojnë se dinë të shkruajnë, e fajin ua hedhin lexuesve se nuk dinë të lexojnë. Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008...
image
Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë
Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve. ...
image
Kështu s’udhëhiqet Kosova
Në një intervistë për “Focus”, analisti politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti thotë se qëndrimi i qeveritarëve maqedonas ndaj pavarësisë së Kosovës ngjanë në një qëndrim proverb. Si e tillë, Mehmeti mendon se Maqedonia vështirë arrin të ruaj vetveten, e jo më të ndikojë në fatin e shteteve të tjera në Ballkan. Sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, sugjeron që të shikohet se cili është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe çdo gjë do të jetë e qartë, ani pse Kosova ka kapacitet njerëzorë për diplomaci më efikase. Sipas Mehmetit nëse kalon kërkesa serbe, Kosova do ta paguaj çmimin e ngadalësimit të njohjes nga disa shtete që kanë “dilema” me pavarësimin. Prandaj, analisti Mehmeti sugjeron shqiptarët kudo që janë, se askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh...
image
Mosnjohja nga Maqedonia - absurde
“Nëse ka shtet në Ballkan në interes të të cilit pavarësia e Kosovës është po aq e rëndësishme sa edhe vetë e atij shteti, ajo është Maqedonia”, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Kim Mehmeti. ...
image
Ndarja e Kosovës do ta zhbënte Maqedoninë
Në një intervistë për gazetën “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotë, se kjo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë dëshmon se ata ende janë popull “joinstitucional”, se ky shtet me qëllim i bënë pronë të partisë në pushtet. Sipas tij mundësi e bashkimit është e pamundur tani për tani, sepse janë në luftë dy koncepte politike, të cilët janë të largët mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarët e Maqedonisë, sipas Mehmetit do paguajnë çmim të lartë për të shpëtuar nga “rrugaçëria” partiake dhe se nuk do arrijnë ta bëjnë pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare ...
image
“Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur”
“Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti. ...
Next