Fillimi | Intervista | Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë

Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale "Koha" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 ("Vitet e urithit"), në këtë intervistë për gazetën "Lajm" thotë se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie "më të mirë". Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë "të mirë" sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër. Mehmeti në këtë intervistë shprehet i bindur se letërsia shqipe sot ka lexues më me shije sesa në kohën e socializmit, ndërkaq krizën e lexueshmërisë e sheh si një shpikje të atyre shkrimtarëve që mendojnë se dinë të shkruajnë, e fajin ua hedhin lexuesve se nuk dinë të lexojnë. Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008

Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008

, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania  

Intervistoi: ARBEN VESELAJ

LAJM: Ju jeni njëri nga prozatorët më të mirë të letërsisë shqipe. A mund të na thoni se cila është kryetema e romaneve dhe tregimeve tuaja?  

K.Mehmeti: Mbase letërsia mbijeton shkaku se të gjithë ne që shkruajmë e lexojmë, duam t’ia dalim në krye të pamundshmes: të zbërthejmë iluzionin e madh të quajtur jetë. Apo të shpalosim pse për çdo ditë lindin e vdesin njerëzit, e jeta mbetet gjithmonë njësoj tërheqëse dhe e freskët, thuajse ne jemi të parët që atë e shijojmë. Pra, pse lindja e vdekja, dy akte më të përsëritura tek njerëzit, mbeten gjithmonë aq të madhërishëm si shenjë e lumturisë - kur bëhet falë për lindjen, dhe të dhembjes - kur bëhet fjalë për humbjen e ndonjë njeriu të dashur tonin. 

Përveç kësaj që thash më lartë, mua më intereson edhe ndërthurja e personales me atë që ka të bëjë me kolektiven. Edhe atë duke i zgjeruar rrathët ashtu siç ndodh në jetë: nga epiqendra e individit, tek rrethi i atyre që e duan dhe i do, e pastaj duke arritur deri te rrethi i paramenduar i etnitetit të cilit i takon. Por, duke qenë gjithmonë i vetëdijshëm se merrem me pyetje që nuk kanë përgjigje, apo thënë edhe më saktë, se shtroj pyetje të cilat mbase nuk do kishin pritur deri më tani që unë t’u jepja përgjigje. Andaj, duke e ditur se ka pyetje që do mbeten gjithmonë të papërgjigjura, mundohem që nëpërmjet artit, t’i parashtroj drejtë pyetjet që më mundojn. As në krijimtarinë time, as në atë që lexoj, nuk pres të zbuloj përgjigje për kuptimin e jetës. I dua veprat letrare që ta nxisin kureshtjen, të bëjnë të mendosh për jetën dhe çdo gjë që e përbën atë. Andaj, ndoshta shkruaj pse askund nuk mund t’i lexoj pyetjet ashtu siç di t’i shtroj, edhe duke besuar se kureshtja ime do e zgjojë atë të lexuesve të mi.  

  

LAJM: Së fundi keni botuar edhe një roman tjetër, me një titull të çuditshëm “Vitet e urithit”, jeni rrekur të paraqitni një botë reale apo të rikrijoni tregimin e disa brezave njerëzor? 

K.Mehmeti: Shkruaj me vetëdijen se vepra letrare është gjithmonë nën pretendimet që ka autori. Apo, shkruaj i bindur se vepra letrare shpeshherë i ngjan një peme që e mbillni, por nuk mund t’ia parashikoni rritën e mëtejme dhe degëzimin e saj. Pra, shkruaj me vetëdijen e atij që e din ku ka rrënjët dhe trungun pema që ka mbjellë, por jo edhe si ajo tutje do rritet. 

Rrënjët e këtij romani doja të jenë të groposura sa më thellë në kohë. Trungu i saj doja të jetë fati individual, i ndërthurur në atë të shqiptarëve nga kjo anë e kufirit. Degëzimi pastaj shkoi ashtu siç mund të lexohet, e në të cilin  roman, nëpërmjet fateve individuale, doja të kompletohet mozaiku gruporë i një mjedisi, apo edhe i popullit të cilit i takojë. Kuptohet, do isha naiv sikur të besoja se e tëra kjo mund të arrihet lehtë dhe nuk do isha i drejtë ndaj vetvetes nëse nuk do kisha dyshimin se vallë ia kam dal apo jo të realizojë atë që doja. Në këtë roman, si edhe në tërë veprimtarin time letrare, mua më interesojnë fatet individuale, duke e ditur se ato janë pasqyra më e besueshme ku portretohet fati ynë kolektiv. Pastaj, reliefi i brendshëm njerëzorë, më intereson po aq sa edhe ai i jashtmi që e rrethon njeriun. Pra, dua të shkojë përtej asaj që bëjnë njerëzit, dua të jem edhe përshkrues i asaj që pjellë imagjinata e tyre. Apo thënë ndryshe, jetën njerëzore e kuptojë si një tërësi bëmash reale dhe pjellje të imagjinuara. Jeta është qëndismë ngjarjesh që ndodhin rreth nesh dhe në ne, ku pandërprerë zhvillojmë betejën me vetveten. Ajo është një magji, e ne jemi magjistarët që mundohemi atë ta zbërthejmë, e të gjejmë përbërësit e saj që na çojnë ta duam edhe atëherë kur atë e mallkojmë. Ta duam edhe atëherë kur duhet ta jetojmë si “urith” që fshihet nga rreziqet e ndryshëm.   

       

LAJM: Te “Vitet e urithit” lexuesit i shpërfaqet një botë e panjohur, sikur në përralla, herë një tjetër e njohur, me frazeologji dhe situata tipike shqiptare, përmes kësaj proze synoni të krijoni një letërsi surrealiste? 

K. Mehmeti: Synimi im është të shlyej kufirin mes reales dhe ireales. Më në fund, jeta e njeriut është edhe ajo që ai bluan në imagjinatën e vet, edhe ajo që ëndërron, edhe ajo që pjellë fantazia e tij. Andaj pse t’i jepet përparësi vetëm asaj që mund ta prekim e ta shohim. Njeriu edhe nuk është vetëm atë që ne shohim, nuk është vetëm atë që ne njohim, por një përbërje ndjenjash, një botë që fantazon, që jeton edhe në hapësirat e imagjinuara. Mua më intereson jeta si e tërë, jo e ndarë me kufij, më intereson portreti i plot i njeriut, jo vetëm ai që shihet në fotografi, apo që e shohim përderisa qëndron përpara nesh i qeshur, mirëpo në vetvete ndoshta edhe i mërzitur dhe ndoshta duke bluar në kokë pamje tjera nga ato që ka përpara vetes. Për të arritur në thellësitë e qenies njerëzore, nuk mjafton vetëm përshkrimi i jashtëm, por duhet të shkosh më thellë. E në thellësitë e tilla mund të zbresësh shumë rëndë, sepse duhet përdorur shkallët e ireales. Andaj edhe proza ime ngandonjëherë ngjanë në një përrallë, e zhvendosur jashtë realitetit, a në të vërtetë është pjesë e jetës sonë.      

LAJM: Me romanin “Vitet e urithit” Ju u shpërblyet me çmimin letrar “Rexhai Suroi” që ndau kompania mediale “Koha” nga Prishtina, ndërkaq, keni pasur një konkurrencë të fortë (Ben Blushi me romanin  “Të jetosh në ishull”, Fatos Kongoli me “Jetë në një kuti shkrepëse” etj), çka mendoni: a është çdo herë shpërblimi i parë një tregues i saktë për një vlerë të padiskutueshme, apo është çështje e shijeve letrare, e preferencave subjektive...? 

K.Mehmeti: Çmimet i japin njerëzit që kanë shije dhe standarde të veta vlerësuese. Pra, çdo grup i veçantë njerëzish, ndryshe do vlerësonte një vepër letrare. Andaj edhe në letërsi ka aq shkrimtarë më “të mirë” se tjetri, sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale sipas të cilave vlerësohet një vepër. Çmimet nuk janë tregues i saktë i më të mirës, por pa dyshim se tregojnë se cila vepër është e mirë. Këtë e them sepse kam qenë edhe vetë anëtar jurie letrare dhe e di se subjektivizmi juaj ju lejon të gaboni aq sa, mes dy të mirëve, të zgjidhni më të mirin tuaj të preferuar. Andaj edhe pasi mbyllet rrethi më i ngushtë i të përzgjedhurve, nuk është edhe gjithaq mëkat i madh se cili nga ata do merr çmimin e parë. Dhe pasi mbyllet ky rreth, vjen në shprehje shija e anëtarëve të jurisë, si dhe çdo subjektivizëm tjetër. Por, besoj se asnjë juri nuk do donte të shpall veten si të pastandard, pa shije dhe pa kulturë leximi, duke ia ndarë çmimin edhe ndonjë vepre e cila nuk e plotëson as kushtin të radhitet mes veprave më të mira të botuara gjatë një viti.       

LAJM: Shpesh po thuhet se tregu shqiptar i letërsisë është në krizë (d.m.th., nuk lexohet libri shqip), si mendoni Ju, kemi krizë lexueshmërie për shkak se kemi letërsi të dobët, apo nuk kemi veprimtari botuese profesionale, e cila s’di të menaxhojë me tregun shqiptar të librit?  

K. Mehmeti: Kjo nga pak është edhe temë e bezdisshme. Sigurisht se tregu shqiptarë – jo vetëm ai që i përket librit – është i çrregulluar. Pa dyshim se në kohën e internetit më pakë do gjeni njerëz që leximin do e kenë dritare më të rëndësishme nga do shohin botën pak më ndryshe. Nuk ka mëdyshje se jetojmë në kohë kur kultura mbetet nënë hijen e maunave të padoganuar me cigare, e që kalojnë kufijtë e shteteve shqiptare. Pra, nuk ka hamendësi se shoqëritë shqiptare kapitalizmin e kanë kuptuar si rend shoqërorë që qëndron mbi pasurinë materiali, e varfërinë shpirtërore, gjë që është e gabuar. Por, megjithatë, nuk ka mëdyshje se filozofinë se faji është te lexuesit, e kanë shpikur shkrimtarët që mendojnë se ata dinë të shkruajnë, e lexuesit nuk dinë të lexojnë. Jam i bindur se sot kemi lexuesit më me shije, se sa në kohën e socializmit, kur i detyronin njerëzit të lexojnë. Kam një djalë timin që lë anësh TV ekranin dhe internetin, dhe mbyllet në dhomën e tij ku lexon. E them hapur: është tundim i madh t’i lësh anësh ekranin e TV-së dhe internetin, e të mbyllesh në dhomë me librin. E pranojë hapur: nuk e di a do bëhesha lexues i mirë si Emadi im, sikur t’i kisha të hapura të gjitha ato dritare që ai i ka të çelura, e nga mund ta shikoj botën. Andaj, mbështesë qëndrimin se libri i mirë gjithmonë do lexohet. Se numri i lexuesve shqiptarë është proporcional me veprat e mira që botohen.

E MARTË, 31 MARS 2009

(Gazeta Lajm,Edicioni i Kosoves)

Komente (3 dërguar):

Muhamed Osmani më 04 April, 2009 03:10:05
avatar
I nderuari Kim
Qofshi gjithmone ne kujdesin e te Madhit Zot.
marsela më 27 September, 2009 02:49:20
avatar
kjo ishte nje faqe mjaft interesante pergezime.shprsoja te gjeje dicka por jo.ne fakt kur e lexova oshte mjaft terheqese. ciao
Léxuési i rregullt i shkrimeve tuaja.Therandé. më 24 July, 2010 01:49:03
avatar
Relaksohém kur léxojé punime mé shumé vléré,andajéZ.Kim shéndét té miré, dhé inspirim drejté temavé édhé mé ma shumé vléré.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.50
Tjera nga Intervista
Previous
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
image
Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë
Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale "Koha" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 ("Vitet e urithit"), në këtë intervistë për gazetën "Lajm" thotë se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie "më të mirë". Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë "të mirë" sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër. Mehmeti në këtë intervistë shprehet i bindur se letërsia shqipe sot ka lexues më me shije sesa në kohën e socializmit, ndërkaq krizën e lexueshmërisë e sheh si një shpikje të atyre shkrimtarëve që mendojnë se dinë të shkruajnë, e fajin ua hedhin lexuesve se nuk dinë të lexojnë. Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008...
image
Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë
Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve. ...
image
Kështu s’udhëhiqet Kosova
Në një intervistë për “Focus”, analisti politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti thotë se qëndrimi i qeveritarëve maqedonas ndaj pavarësisë së Kosovës ngjanë në një qëndrim proverb. Si e tillë, Mehmeti mendon se Maqedonia vështirë arrin të ruaj vetveten, e jo më të ndikojë në fatin e shteteve të tjera në Ballkan. Sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, sugjeron që të shikohet se cili është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe çdo gjë do të jetë e qartë, ani pse Kosova ka kapacitet njerëzorë për diplomaci më efikase. Sipas Mehmetit nëse kalon kërkesa serbe, Kosova do ta paguaj çmimin e ngadalësimit të njohjes nga disa shtete që kanë “dilema” me pavarësimin. Prandaj, analisti Mehmeti sugjeron shqiptarët kudo që janë, se askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh...
image
Mosnjohja nga Maqedonia - absurde
“Nëse ka shtet në Ballkan në interes të të cilit pavarësia e Kosovës është po aq e rëndësishme sa edhe vetë e atij shteti, ajo është Maqedonia”, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Kim Mehmeti. ...
image
Ndarja e Kosovës do ta zhbënte Maqedoninë
Në një intervistë për gazetën “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotë, se kjo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë dëshmon se ata ende janë popull “joinstitucional”, se ky shtet me qëllim i bënë pronë të partisë në pushtet. Sipas tij mundësi e bashkimit është e pamundur tani për tani, sepse janë në luftë dy koncepte politike, të cilët janë të largët mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarët e Maqedonisë, sipas Mehmetit do paguajnë çmim të lartë për të shpëtuar nga “rrugaçëria” partiake dhe se nuk do arrijnë ta bëjnë pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare ...
image
“Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur”
“Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti. ...
Next