Fillimi | Intervista | Kim Mehmeti ne shkretetiren maqedone

Kim Mehmeti ne shkretetiren maqedone

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi.

Elsa Demo

Kim Mehmetit nuk iu lejua te kaloje tre muaj me pare kufirin shqiptaro-maqedonas, i ftuar ne Tirane per dy dite lectorium mbi letersine. Ka nga ata qe mund ta kujtojne letren publike te shkrimtarit botuar fill dy dite pas deshtimit te ketij udhtimi. Ai Mehmeti jeton dhe krijon ne Maqedoni, ku me se shumti njihet si politikan per shkak te oponences se ashper publicistike ndaj konflikteve etnike ndezur vitet e fundit atje. Ndersa ketu ishte ftuar nga Qendra Kulturore "Lindart" bashke me Shtepine e Librit dhe Komunikimit per te referuar ligjeraten "Perndritjet e shkrimtarit", si nje nga perfaqesuesit me ne ze te letersise mbareshqiptare ne trojet etnike, por dhe ate evropiane. Kujtojme se pak vite me pare proza e Kim Mehmetit "Peshku Ekstazis" e ka renditur emrin e tij nder dhjete me te miret prozatore evropiane te vitit. 

Sipas kritikes ai eshte levrues i realizmit magjik ne letrat shqipe. Eshte shkrimtar dygjuhesh, shqip-maqedonisht. Ne misionin e mundur dje ne Tirane, ne takimin ne Shtepine e Librit e Komunikimit, Kim Mehmeti foli edhe per ata kufij te eperm apo te pamundur qe te krijon letersia, dhe atij personalisht si shkrimtar, fenomene qe i ka prekur pa shume veshtiresi ne kete stine te shfrenuar te ererave etnike. 

Letersia

"Ju keni para sysh njeriun qe ka punuar si gjeometer, si shites librash, si drejtor koperative bujeqesore, si gazetar. Asnjehere nuk kam bere ndonje gje per shkak te ndonje ekzistence, sepse nuk kam pasur rruge tjeter. Te vetmes qe i jam friguar ka qene jeta dhe krijimtaria." Keshtu filloi te shkruaje ne moshen 18 vjec, per te mos shkruar deri sa kaperceu 32. I lindur ne vitin 1955 ne fshatin Gercec, dhe vazhdon me kokefortesi te jetoje ne fshat, ai eshte autor i disa titujve ne proze "Pluhuri qe mbin", "Bolero", "Fati i Fatushes", "Lulehena", romanet, "Fshati i femijeve te mallkuar", "Shtat net denesje". Ne takimin e djeshem me teme thenien e njohur te Borhes-it: "ndoshta nuk ka krijime poetike apo prozaike; te gjitha duhet te jene pak magjike!", ai ka dhene variantin e tij te mundshem te magjise se krijimit. Sipas tij jepen shpjegime te ndryshme, per shkrimin qe rrjedh nga prirja drejt vdekjes apo si instinkti per te lene pas vdekjes nje shenje. "Por per ta shpjeguar me mire kete do kishte nevoje per shpjegimin e filozofise sime jetesore. Eshte filozofia e Lindjes, e njeriut si nje karroce ne sherbim te nje udhetari te quajtur shpirt, te cilen e terheqin kuaj te pandegjueshem qe quhen ndjenja, qe gjate rruges i godet kamzhiku i quajtur epsh, dhe keta kuaj vetem vetedija i mban nen kontroll. Mua gjithmone me ka interesuar ajo gjendja mes tyre, mes trupit dhe shpirtit i bindur se njeriu i vertete eshte ky, se jeta e vertete eshte kjo." 

Nacionalizmi

Shkrimtari tha se ndihej i privilegjuar ne nje takim si ky, ndersa ne Maqedoni, u ruhej ketyre syresh, sepse aktualisht atje "cdo liber shpallet vlere kombetare". E per me teper ku ne Maqedoni Kim Mehmetin e njohin per komentet politike. Po sipas tij kjo eshte nje situate tjeter, qe do te thote te ndihesh pjese e nje shoqerie kur duhet te thuash mendimin tend. "Por ne kete situate ka edhe gjera te imponuara. Ne rastin tim nuk ka gjera te imponuara, ketu cdo gje eshte nje gjendje e natyrshme ajo qe une dua te jem. Megjithate ne nuk mund te mos jemi aq kritike, sa per ato vlerat kombetare. Une e di dimensionin e solemnitetit per librin. Por nuk duhet t'i cojme punet deri aty sa te vetgenjehemi, sepse mund te na kushtoje shtrenjte. Ky eshte nje problem per krijuesit ne trojet mbareshqiptare. Qe maqedonasit te prodhojne nobeliste, apo kosovaret te prodhojne trima. Pohoj se kultura shqiptare e Maqedonise eshte perferi. Tek e fundit qendrat kulturore ushqehen nga periferite. Te krijosh ne periferi eshte perparesi, pse te jepet rasti te besh ate qe qendra nuk ka kohe ta beje. Periferite jane alternativa pa te cilat qendra nuk mund te jetoje", komenton Mehmeti duke vetndjere arsyen e ketyre shpjegimeve mbi situaten e letersise sot ne Maqedoni. Pyetjes se perkthyesit dhe publicistit Pirro Misha, nese ndihej i vetmuar ne Maqedoni, i eshte pergjigjur "Po! Ne Mqedoni me te vertete e ndjej veten si ne shkretetire. Jo pse une jam dicka. Por pse me mungojne miqte. Dhe kjo nuk vjen as nga fakti se une i konsideroj kolektivitetet etnike atje sikur te jene superior ndaj vendit tim. Me huton ajo qe Tetova shpallet qender kulturore shqiptare, ndersa gjitha kultura aty eshte kafene. Aty nuk ka as biblioteke, as teater, e si mund te jete qendra jone kulturore. Shqiptaret ne Maqedoni ndoshta do ta paguajne shume shtrenjte vetedijen e tyre. Nuk kemi pasur kurre mundesi institucionalisht te zhvillojme dicka tonen, deri tani as shkrimtari shqiptar nuk eshte bere ne menyre te natyrshme, as politikani. Tani po fillojme." 

Feja 

Kim Mehmeti, jo vetem nuk e ka fshehur ndonjehere origjinen e tij prej familjeje te devotshme muslimane, por sa here i eshte dhene rasti e ka vene ne duke dhe e ka shtyre me tej, me thell religjionin e tij edhe ne publicistiken dhe letersine. Ai shpreh bindjen se religjioni ne Maqedoni shpetoi vetdijen etnike, se ne kohen e komunizmit shqiptaret ishin me komuniste se sllavet, se "vetem ashtu na lejohej te merrnim fryme lehte" dhe se "shqiptaret e Maqedonise kete e perdoren ne menyre me mjeshterore". 

"Por ajo qe me shqeteson mua nuk eshte religjioni se sa c'eshte nje lloj arabizimi i shoqerise shqiptare. Une e dua shume boten arabe se kam jetuar atje, por kjo eshte nje tradite qe nuk ka lidhje me boten shqiptare, me traditen time. Nuk jam nga ata patriote romantike qe emocionohen nga shqiponja ne flamur. Them se ne Maqedoni keto fenomene jane shume prezente dhe se aty religjioni keqperdoret."

Mehmeti tregon se ka nje liber me te cilin mburret. Eshte Kanuni i Lek Dukagjinit, qe e ka perkthyer per tre vjet. Ai kanun eshte per te pjese e tradites qe trashegojme. Shqiptaret ne Maqedoni jane me besimtare, dhe ka nje kategori qe s'mund te beje identitfikimin se c'eshte religjiozja dhe c'eshte tradita. Kjo mund ta manipulonte vetedijen e kesaj pjese qe mendohet te jete pakice. 

Incidenti

"O zot valle ka ndonje kend ne kete Ballkan, perfshire ketu edhe Shqiperine, ku ne shqiptaret mund te shkojme pa paguar tagre, per ate pse jemi shqiptar!", kishte pyetur veten Kim Mehmeti, ndersa shpresonte qe takimin e djeshem si i ftuar ne Tirane ta realizonte aty nga 8-9 shtatori, kur u ndalua ne kufirin shqiptaro-maqedonas. Aty paguante 10 euro kushdo qe nuk kishte "leje nderkombetare per qarkullimin e makines". 

"Pra kush na e ka fajin neve, shqiptareve te kesaj ane per lodhjen qe ndjejme nga pagesa e tatimit per shkak te perkatesise etnike ne shtetet ku jetojme", komenton Kim Mehmeti ne nje prej letrave publike qe u botuan ne te perditshmet e Tiranes, drejtuar organizatores se takimit poetes, Luljeta Lleshanaku.

Shekulli-12-5-2002

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Intervista
Previous
image
Marrëdhëniet ndëretnike - problem madhor
Problemi më madhor i Maqedonisë janë marrëdhëniet ndëretnike… Maqedonia ndërtohet sipas formulave të ish-Jugosllavisë, ku kemi marrëdhënie të mira mes elitave politike multi-etnike, mirëpo poshtë ...
image
Kim Mehmeti: Fëmijëria ime si “katundar” përballë zorraxhinjve të Shkupit
Njeriu vetëm si i mitur e sheh botën dhe e përjeton atë të atillë siç është. Më vonë, çdo gjë nga pakë është manipulim, përshtatje, çdo gjë është nga pakë orvatje të jesh i pranuar nga të tjerët, të jesh i tillë siç duan të të shohin ata që të duan, e jo ai që je. Duke qenë fëmijëria forma më burimore e përjetimit të jetës, duke qenë fëmijëria përjetimi më njerëzorë i kësaj bote, ajo mbetet edhe pjesa më e freskët, më e vlefshme e jetës sonë, e të cilën gjithmonë e kujtojmë me mall dhe duam t’i rikthehemi, gjë që është e pamundur.... Kim Mehmeti, ka këtë koncept për fëmijërinë në përgjithësi...Por ditët e fëmijërisë së tij janë mjaft të veçanta, përjetimet po ashtu. Edhe kjo intervistë e ciklit të gjatë me rrëfime shkrimtarësh nga fëmijëria e tyre...është një intervistë e rrallë, jo aq për faktet, sa për këndvështrimet interesante dhe stilin e rrallë të të rrëfyerit. Le ta ndjekim... ...
image
Po të mos isha shkrimtar, do të isha i pasur!
  Prej sot gazeta “Lajm” do të fillojë rubrikën e rregullt “Çka do të isha, po të mos isha...”. Personalitete të njohura të jetës politike, kulturore, ...
image
Kim Mehmeti: Si e mbaj mend Shqipërinë e vitit 1991 dhe pse m'u dhimbs më 1997
Intervistoi gazetarja Fatmira Nikolli Kimi na rrëfehet ngadalë. Ka një botë të tërë në vetvete e kujtime pa fund. Nis të kujtohet për fëmijërinë kur kënaqej ...
image
Pushteti sillet si vjedhësi që bërtet: kapeni hajdutin!
“Politikani që vlerë dhe forcë të vetmen ka emblemën partiake dhe atë të institucionit që drejton, i ngjanë derrit që majmet në baltën e ngrohtë politike, e ku ushqehet me krimbat e shtetit që kalbet. Qeveria e Gruevskit është e përbërë nga qeveritarë shqiptarë e maqedonas, shumica e të cilëve vështirë se kanë guxuar të ëndërrojnë ndonjëherë se do bëhen plak katundi, e jo më drejtues shteti”, thotë shkrimtari Kim Mehmeti në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha e Re”...
image
Viti 2011 për shqiptarët do të jetë më i keq se viti 2010
Edhe gjatë vitit 2010 Kim Mehmeti me kolumnat e tij të rregullta u veçua ndër kronikët më të mirë të aktualitetit shqiptar jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Prandaj mendojmë se kemi bërë zgjedhjen e qëlluar të personit i cili në fund të vitit 2010 mund të flasë për atë se çka mund të na presë vitin e ardhshëm....
image
Mirupafshim deri në provokimin e radhës...
Më ndihmon intuitae shkrimtarit dhe nuk dua të merrem me komentimin e asaj që ndodh. Dua të paralajmëroj atë që do të ndodhë". Me këto fjalë shprehet shkrimtari Kim Mehmeti për publicistikën e përmbledhur në librin e tij "Farë e bimës së keqe", promovuar dje në Tiranë e botuar nga "Toena". Në këtë intervistë, përveç një përshkrimi të veprës, autori i një sërë librash flet edhe për problemet që shqetësojnë shqiptarët në shtetin fqinj, por tregon edhe për karakterin "profetik" të shkrimeve të tij. Si një zë që del hapur kundër ofendimit të shqiptarëve, Mehmeti tregon pozicionin e vet edhe si shkrimtar që shkruan edhe në shqip, edhe në maqedonisht, shpreh lodhjen që ndjejnë qytetarët në pritje që maqedonasit të sqarojnë dilemat e tyre. Teksa komenton lëvizjet politike, sipas tij të gabuara të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, për sa i përket "Enciklopedisë filmike" të sapobotuar dhe cilësimit në të të Bekim Fehmiut si maqedonas, Mehmeti thotë se "një popull që vjedh, është i mjerë".....
image
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftë hapur
Në enciklopedinë maqedonase thuhet se shqiptarët janë ardhacakë dhe si të tillë, ne duhet të çlirohemi nga ata. Ky botim fton në luftë. Duhet t'iu djegësh akademinë, duhet t'u thuash të mos luajnë me zjarr, se do të digjen. Ata po na provokojnë, dhe kjo do të thotë që na konsiderojnë si armiq, dhe ne duhet të sillemi si armiq. Në mos tjetër, iu duhet treguar vendi". ...
image
Kim Mehmeti: Nuk na ndodh asgjë e pamerituar
Kim Mehmeti është nga ata intelektualë shqiptarë që interesat kombëtare i artikulon me ndjeshmëri jo nacionale, por me shprehitë e familjes së tij, gjuhës dhe kulturës. Sa për Ballkanin, pse ai është sot temë ekzotike për intelektualët e tjerë dhe për atë vetë, si dhe një “Piter Pan i vështirë” për evropianët një ditë më parë në festivalin ndërkombëtar të poezisë, Mehmeti zbulon jo vetëm kompleksin e sotëm për këtë temë, por dhe prirjet për ta çmitizuar këtë debat. Ekskluzivisht për “standard”, Kim Mehmeti rrëfen pse duhet të kemi jetë të brendshme kombëtare, sidomos kulturore. ...
image
Krizën e lexueshmërisë e kanë shpikur shkrimtarët që nuk dinë të shkruajnë
Njëri nga prozatorët, nga më të talentuarit e letërsisë së sotme shqipe, Kim Mehmeti, laureat i çmimit të parë që e ka dhënë kompania mediale "Koha" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008 ("Vitet e urithit"), në këtë intervistë për gazetën "Lajm" thotë se çmimet letrare nuk janë çdoherë tregues të saktë të një letërsie "më të mirë". Sipas tij, në letërsi ka aq shkrimtarë "të mirë" sa edhe shije, preferenca dhe standarde individuale, sipas të cilave vlerësohet një vepër. Mehmeti në këtë intervistë shprehet i bindur se letërsia shqipe sot ka lexues më me shije sesa në kohën e socializmit, ndërkaq krizën e lexueshmërisë e sheh si një shpikje të atyre shkrimtarëve që mendojnë se dinë të shkruajnë, e fajin ua hedhin lexuesve se nuk dinë të lexojnë. Intervistë: Kim Mehmeti, laureat i çmimit "Rexhai Surroi" për romanin më të mirë shqiptar për vitin 2008...
image
Çmimi, kurorëzim i një rrugëtimi disavjeçarë
Romani "Vitet e urithit" të shkrimtarit dhe publicistit nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka fituar çmimin vjetor për letërsi që ndahet nga Grupi "KOHA" në Prishtinë. Ky shpërblim jepet nga kompania Koha, e cila është e themeluar nga i biri i Rexhai Surroit, Veton Surroi dhe kap vlerën prej katër mijë euro, ku tri mijë shkojnë për laureatin në letërsi dhe një mijë për atë të gazetarisë, i cili kësaj radhe nuk u dha fare, megjithëse kishin konkurruar një numër jo edhe aq i vogël i gazetarëve. ...
image
Kështu s’udhëhiqet Kosova
Në një intervistë për “Focus”, analisti politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti thotë se qëndrimi i qeveritarëve maqedonas ndaj pavarësisë së Kosovës ngjanë në një qëndrim proverb. Si e tillë, Mehmeti mendon se Maqedonia vështirë arrin të ruaj vetveten, e jo më të ndikojë në fatin e shteteve të tjera në Ballkan. Sa i përket politikës së jashtme të Kosovës, sugjeron që të shikohet se cili është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe çdo gjë do të jetë e qartë, ani pse Kosova ka kapacitet njerëzorë për diplomaci më efikase. Sipas Mehmetit nëse kalon kërkesa serbe, Kosova do ta paguaj çmimin e ngadalësimit të njohjes nga disa shtete që kanë “dilema” me pavarësimin. Prandaj, analisti Mehmeti sugjeron shqiptarët kudo që janë, se askush nuk ta jep atë që nuk din ta marrësh...
image
Mosnjohja nga Maqedonia - absurde
“Nëse ka shtet në Ballkan në interes të të cilit pavarësia e Kosovës është po aq e rëndësishme sa edhe vetë e atij shteti, ajo është Maqedonia”, thotë për Radion Evropa e Lirë, analisti Kim Mehmeti. ...
image
Ndarja e Kosovës do ta zhbënte Maqedoninë
Në një intervistë për gazetën “Focus” shkrimtari dhe analisti politik Kim Mehmeti thotë, se kjo që ndodh me shqiptarët e Maqedonisë dëshmon se ata ende janë popull “joinstitucional”, se ky shtet me qëllim i bënë pronë të partisë në pushtet. Sipas tij mundësi e bashkimit është e pamundur tani për tani, sepse janë në luftë dy koncepte politike, të cilët janë të largët mes veti aq sa edhe komunizmi dhe demokracia. Shqiptarët e Maqedonisë, sipas Mehmetit do paguajnë çmim të lartë për të shpëtuar nga “rrugaçëria” partiake dhe se nuk do arrijnë ta bëjnë pa ndihmën e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare ...
image
“Shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur”
“Këto zgjedhje do jenë mundësia e fundit për Maqedoninë që ajo të dëshmojë se e ka kuptuar se çdokush që mendon se Maqedonia mund të ndërtohet mbi baza të “pronarit” të shtetit – etnitetit maqedonas, dhe “qiraxhiut” në të – shqiptarëve të këtushëm, në të vërtetë vetëm e ushqen krimbin i cili e brenë brendinë e këtij shteti dhe i kalb institucionet e tij”. Kështu është shprehur dje në në një intervistë për gazetën “Tema” publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti. Vetëm disa orë pas shpërndarjes së parlamentit të Maqedonisë, Mehmeti ka kërkuar që partitë shqiptare të tregojnë pjekurinë që të mos shkaktojnë përçarje dhe t’i kthejnë zgjedhjet në festë. “Këto zgjedhje të parakohshme, të cilat shqiptarëve ua mundësoi Ali Ahmeti me BDI-në e tij (si mundësi të korrigjohet padrejtësia që ua bëri shqiptarëve të këtushëm Gruevski pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006) janë ndoshta mundësia e fundit që shqiptarët e Maqedonisë të dëshmojnë se nuk janë një numër i heshtur me të cilin manipulojnë partitë e tyre politike, por qytetarë që dinë të përcaktojnë dhe zgjedhin fatin e vet politik”, shprehet Mehmeti. Ndërsa dështimin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, Mehmeti i konsideron se, po aq sa Maqedonia, edhe Athina zyrtare është e lidhur me prangat e së kaluarës së vet të errët gjatë së cilës dëboi dhe asimiloi shqiptarë e maqedonas etnik. “Andaj, Greqia nuk ka problem me emrin e Maqedonisë, por me të kaluarën dhe të sotmen e vetë asimiluese ndaj popujve tjerë”, shprehet Mehmeti. ...
Next