|
 August 14, 2008
Sot mbushen shtatė vjet nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Ohrit e cila i dha fund konfliktit tė armatosur mes forcave qeveritare maqedonase dhe luftetareve shqiptare. Ne emisionin Ditari, Zeri i Amerikes zhvilloi nje interviste me analistin Kim Mehmeti.Mund ta shikono video intervisten ketu. ne web www.kmehmeti.com
|
|
August 13, 2008
Nė njė shoqėri ku politikanėt ua lidhin shallin hoxhallarėve, e hoxhallarėt ua rregullojnė kollaret politikanėve, pra aty ku hoxhallarėt mbahen me paterica partiake, e politikanėt manipulojnė me ndjenjat religjioze, nuk vlejnė as normat fetare, as standardet politike, por aty sundon djalli. Mbase edhe djalli ėshtė ndėrmjetėsuesi i vetėm i bashkėpunimit religjiozo-politik, sepse vetėm ai mund tė krijojė iluzionin se ėshtė e mundur tė bashkėveprojnė besimi nė Zot dhe ai nė parti, edhe atė nė njė shtet laik, ku religjioni dhe politika duhet tė jenė tė ndara me mur.
|
|
July 30, 2008
Legjendėn pėr durimin, si armė tė fortė politike, e kanė trilluar politikanėt e popujve tė vegjėl, tė cilėt duke e vetėzgjedhur durimin si strategji tė veprimit politik, kanė mundur ta bėjnė mė tė lehtė, e ta arsyetojnė, pozitėn e vetė tė tė nėnshtruarit. Njėsojė si edhe artistėt e dobėt, qė e kanė trilluar legjendėn se, deri sa ėshtė gjallė, artisti i mirė, jeton nė varfėri dhe i papranuar nga tė tjerėt. Popujt me potencė dhe tė sigurt nė vetvete, fėmijėve tė tyre, ua mėsojnė legjendėn pėr ėndėrrimtarin, i cili ia arrin tė veēojė ėndrrat e largėta, nga ato qė mund ti bėjė jetė, e ti jetojė sot dhe kėtu. Pra, i mėsojnė fėmijėt tė kuptojnė se, jeta pėrbėhet nga ėndrra qė duhet jetuar dhe nga ato qė i ėndėrrojnė tė sotmit, e do i jetojnė ėndėrruesit e nesėrm.
|
|
July 22, 2008
Nė ambientin politik tė Maqedonisė, ka dy mėnyra si mund tė bashkėpunosh me atė qė njėherė e ke shpallur armik politik: ose tia vėsh gjunjėt nė fyt dhe mos ta lėsh tė ketė zgjidhje tjetėr pėrpos tė tė pranojė si partner tė barabartė, ose ai tė ta bėj tė njėjtėn, e tė tė detyrojė ti nėnshtrohesh dhe tė bėhesh i dėgjueshmi i tij. Rrugė tė mesme nuk ka. Ndoshta edhe ka, por ajo rrugė me siguri nuk tė ēon mė larg se deri tek ngatėrresat edhe mė tė mėdha me armikun politik dhe nė humnerėn e devalvimin tė tė gjitha parimeve qė ke.
|
|
July 01, 2008
Maqedonia ėshtė si prodhim i konservuar e i ndjeshėm nga ndryshimet e paparashikueshme tė temperaturave politike tė Ballkanit, tė cilin duhet ruajtur nė frigorifer. Dhe qė nga mėvetėsimi i tij, ky shtet ndodhet i ngrirė nė frigoriferin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Veēanėrisht nė atė tė administratės amerikane, e cila bėnė ēmos qė frigoriferi tė mos mbetet pa rrymė elektrike, qė prodhimi tė mos shkrihet, tė mos derdhet e tė lagė, ta ēojė drejtė kalbjes, tėrė kėtė pjesė tė Ballkanit. Por, qė nga viti 2006, Maqedonia sėrish ka filluar tė shkrihet, tė tregojė shenja skadimi afati pėr pėrdorim, dhe as tė huajt nuk e kanė tė lehtė ta kuptojnė se ku qėndron gabimi: tek mirėmbajtėsit e frigoriferit, apo tek materiali i ngrirė.
|
|
 June 28, 2008
Sjellja e mandatarit ndaj partive politike shqiptare nё Maqedoni, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare, duke mos respektuar vullnetin e lirė tė popullatės, ėshtė tmerrėsisht fyese dhe irrituese pėr shqiptarėt. Me pėrfshirjen nė bisedime fituesin dhe humbėsin bashkė, mandatari ua pėrcjell qarte porosinė shqiptarėve nё Maqedoni, njėsoi si nė vitin 2006: nuk vendosin ata pėr pėrfaqėsuesit e vet nė institucionet shtetėrore, por Gruevski ėshtė ai qė pėrcakton vullnetin dhe legjitimitetin e partive shqiptare.
|
|
June 23, 2008
Shqiptarėt e Maqedonisė e pėrfunduan golgotėn zgjedhore parlamentare. Tani janė duke i shėruar plagėt, zbėrthejnė atė qė u ndodhi, shpjegojnė se kush ua mbolli farėn e keqe nė arėn politike. Ndėrkohė, pėrcjellin nėpėr ekrane televizive parlamentarėt e porsazgjedhur, tė cilėt mbase edhe fare nuk ngjajnė me kandidatėt e paradokohshėm, qė ishin aq tė afėrt e tė pėrzemėrt me popullin. Kandidatėt e dikurshėm, e parlamentarė tė sotėm, tani duken mė seriozė, nuk e kanė nėpėr fytyra pėrzemėrsinė e mėparshme dhe sikur duan tia bėjnė me dije popullit atė qė atij i ėshtė dashur ta dijė qysh nė ditėn e votimit: populli dhe tė zgjedhurit e tij janė bashkė vetėm aq sa zgjat fushata parazgjedhore.
|
|
 June 17, 2008
Kim Mehmeti mysafir nė edicionin e lajmeve 21 minuta nė RTV 21 nė Prishtine.Flet rreth zgjedhjeve parlamentare 2008,incidentet dhe parregulsit e shumta qė ndodhėn.
|
|
 June 17, 2008
Emisioni "Gjeneratat" i drejtuar nga showmani dhe kėngėtari i njohur Agim Poshka me mysafirėt Kim Mehmeti dhe Manjolla Nalbani. 26 prill 2008 Emisonin mund ta shikoni edhe kėtu nė web.
|
|
June 12, 2008
U thanė thuajse tė gjitha lidhur me zgjedhjet skandaloze dhe tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Politikanė e analistė, nga hapėsira mbarėshqiptare dhe nga Maqedonia, dėnuan dhunėn, u treguan shqiptarėve tė Maqedonisė se dhuna nuk ka tė bėjė asgjė me demokracinė. E shqiptarėt e Maqedonisė i dėgjuan tė gjitha. Nė tė vėrtetė, ata prej moti e kanė kuptuar se kėshillat vėllazėrore duhet ti pranosh si kurim me ilaēet me mbishkrimin: Mos i merr pa lexuar udhėzimin, e ato tė palės etnike maqedonase, si barnat qė ta zbusin dhembjen e barkut, por ta trullosin kokėn dhe ta pamundėsojnė vozitjen politike .
|
|
|
| |
|