Kim Mehmeti Web: Analiza Mes nostalgjisë dhe vrullit ================================================================================ Semi on 22 November, 2009 08:45:00 Se Prishtina jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së të moshuarve, mund ta vëreni edhe nëse i vizitoni kabinetet qeveritare të Kosovës. Në ato kabinete do shihni plotë të rinj të shkolluar që u asistojnë ministrave të PDK-së dhe plotë të ardhur nga e djeshmja që i këshillojnë ata të LDK-së. Dhe pasi ta vëreni këtë, nuk ka si mos e pyetni veten se si ia del Kryeministri i Kosovës t’i harmonizojë vrullin dhe nostalgjinë. Apo, si i ardhur nga Maqedoni, nuk ke si mos thuash: pse Ali Ahmeti nuk i viziton ish bashkëluftëtarët e vet, që ta kuptojë se ku qëndron dallim mes PDK-së të dalë nga lufta e 1999 dhe BDI-së që e polli konflikti i 2001. Arabizimi i gazetarisë shqiptare ================================================================================ Semi on 14 November, 2009 05:45:00 Gjatë promovimit në Tiranë, botuesit tim nga Shqipëria i bie në sy mungesa e kolegëve të mi “opinionistë”. Unë i them: Mjafton që kanë ardhur Zija Çela, Flutura Açka dhe disa kolegë të mi të TV “Top-Channelit”. Ndjehem më mirë kur i kam pranë shkrimtarët dhe ata me të cilët punojmë së bashku në një TV me të cilin mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë. Pastaj shtojë: Mbase nuk kanë ardhur sepse u mungon këpuca që e hodhën përpara godinës së kryeministrisë në shenjë proteste kundër dhunës mbi gazetarët. Të kapur në pezhishkën e populizmit ================================================================================ Semi on 09 November, 2009 09:24:00 Dhe sot, kur aq debatohet për referendumin e premtuar të Gruevskit për emrin e ardhshëm të shtetit, ka ardhur çasti i fundit kur shqiptarët e Maqedonisë do duhet të thonë hapur se s’kanë pse të merren me referendumin i cili ka të bëjë me mbrojtjen e boshtit kurrizor të etnisë maqedonase, e jo me forcimin e skeletit të shtetit. S'duhet ndërruar uniformat por ushtarët ================================================================================ Semi on 01 November, 2009 12:00:00 Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonas në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për “latasët” e saj se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 për qindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t’i tregojnë sa harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij. Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak ================================================================================ Semi on 19 October, 2009 11:25:00 Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm. Herë e mirë e herë e keqe ================================================================================ Semi on 13 October, 2009 01:06:00 Duke u nisur nga kjo e vërtetë, gabojnë ata që mendojnë se ka parti shqiptare e cila do tërhiqej nge koalicioni qeveritarë me Gruevskin pasi të ndodhte, për shembull, ndonjë “Brodec” apo pas botimin të ndonjë “Enciklopedie” që shprehë frymën institucionale antishqiptare. Gabojnë shkaku se as BDI-ja, as PDSH-ja, nuk bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në që të luftojnë antishqiptarin institucionale në këtë shtet, por që të dëmtojnë njëra tjetrën. Me çka ato u shpalosën si parti të cilat nuk e dinë se legjitimiteti i keqpërdorur, ta merr kredibilitetin të përfaqësosh ata që të kanë votuar. Doni të na njihni! ================================================================================ Semi on 07 October, 2009 01:16:00 Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët. Piromanët dhe zjarrfikësit ================================================================================ Semi on 07 October, 2009 01:13:00 Lidhur me “Enciklopedinë” e shkruar me alfabetin e urrejtjes ndajë shqiptarëve, u prononcua edhe presidenti i maqedonasve Gjeorgji Ivanov, i cili tha se ky libër është problem i shkencëtarëve, e jo i politikanëve. Duke mos shpjeguar se ç’ndodh kur një projekt i tillë ka përmasat e një pamfleti politik. Ai jo se nuk e din se duhet dhënë edhe ky shpjegim, por është i vetëdijshëm se nëse do i futet shpjegimit se ç’ndodh me projektet antishqiptare të financuara nga shteti dhe të përuruar nga kryeministri, do duhet të shpalosë “autorët” e vërtetë dhe porositësit e një “Enciklopedie” të tillë. Pra, do duhet të tregojë me gisht nga vetvetja dhe shokët e partisë së tij në qeveri, të partisë e cila është e vetmja që nuk u distancua nga ky projekt antishqiptarë. Akademisë maqedonase i duhet vënë dryni ================================================================================ Semi on 28 September, 2009 07:46:00 Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve"). Enciklopedia e shtetit dhe popullit të trilluar ================================================================================ Semi on 23 September, 2009 10:57:00 Por, kaq lidhur me ata që e shkruan dhe e lejuan botimin e kësaj Enciklopedi, sa të dihet se ajo shprehë mjerimin e tyre, e jo të vërtetën për shqiptarët. Tani të kalojmë te ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me parat e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritik ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thuajse janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit, të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon e i përuron kryeministri i këtij shteti.