Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 175 | shfaqen: 71 - 80
image

Arabizimi i gazetarisë shqiptare

Gjatë promovimit në Tiranë, botuesit tim nga Shqipëria i bie në sy mungesa e kolegëve të mi “opinionistë”. Unë i them: Mjafton që kanë ardhur Zija Çela, Flutura Açka dhe disa kolegë të mi të TV “Top-Channelit”. Ndjehem më mirë kur i kam pranë shkrimtarët dhe ata me të cilët punojmë së bashku në një TV me të cilin mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë. Pastaj shtojë: Mbase nuk kanë ardhur sepse u mungon këpuca që e hodhën përpara godinës së kryeministrisë në shenjë proteste kundër dhunës mbi gazetarët.
me teper
image

Të kapur në pezhishkën e populizmit

Dhe sot, kur aq debatohet për referendumin e premtuar të Gruevskit për emrin e ardhshëm të shtetit, ka ardhur çasti i fundit kur shqiptarët e Maqedonisë do duhet të thonë hapur se s’kanë pse të merren me referendumin i cili ka të bëjë me mbrojtjen e boshtit kurrizor të etnisë maqedonase, e jo me forcimin e skeletit të shtetit.
me teper
image

S'duhet ndërruar uniformat por ushtarët

Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonas në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për “latasët” e saj se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos e pyetni veten: vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 për qindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t’i tregojnë sa harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij.
me teper
image

Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.
me teper
image

Herë e mirë e herë e keqe

Duke u nisur nga kjo e vërtetë, gabojnë ata që mendojnë se ka parti shqiptare e cila do tërhiqej nge koalicioni qeveritarë me Gruevskin pasi të ndodhte, për shembull, ndonjë “Brodec” apo pas botimin të ndonjë “Enciklopedie” që shprehë frymën institucionale antishqiptare. Gabojnë shkaku se as BDI-ja, as PDSH-ja, nuk bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë me VMRO-DPMNE-në që të luftojnë antishqiptarin institucionale në këtë shtet, por që të dëmtojnë njëra tjetrën. Me çka ato u shpalosën si parti të cilat nuk e dinë se legjitimiteti i keqpërdorur, ta merr kredibilitetin të përfaqësosh ata që të kanë votuar.
me teper
image

Doni të na njihni!

Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.
me teper
image

Piromanët dhe zjarrfikësit

Lidhur me “Enciklopedinë” e shkruar me alfabetin e urrejtjes ndajë shqiptarëve, u prononcua edhe presidenti i maqedonasve Gjeorgji Ivanov, i cili tha se ky libër është problem i shkencëtarëve, e jo i politikanëve. Duke mos shpjeguar se ç’ndodh kur një projekt i tillë ka përmasat e një pamfleti politik. Ai jo se nuk e din se duhet dhënë edhe ky shpjegim, por është i vetëdijshëm se nëse do i futet shpjegimit se ç’ndodh me projektet antishqiptare të financuara nga shteti dhe të përuruar nga kryeministri, do duhet të shpalosë “autorët” e vërtetë dhe porositësit e një “Enciklopedie” të tillë. Pra, do duhet të tregojë me gisht nga vetvetja dhe shokët e partisë së tij në qeveri, të partisë e cila është e vetmja që nuk u distancua nga ky projekt antishqiptarë.
me teper
image

Akademisë maqedonase i duhet vënë dryni

Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve").
me teper
image

Enciklopedia e shtetit dhe popullit të trilluar

Por, kaq lidhur me ata që e shkruan dhe e lejuan botimin e kësaj Enciklopedi, sa të dihet se ajo shprehë mjerimin e tyre, e jo të vërtetën për shqiptarët. Tani të kalojmë te ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me parat e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritik ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thuajse janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit, të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon e i përuron kryeministri i këtij shteti.
me teper
image

Akademiikët maqesonas,sërb të vonuar

Në këtë Enciklopedi të Maqedonisë, shqiptarët janë dhënë si të ardhur nga askund, si të sapozbritur nga malet, ku fshehurazi janë zbarkuar prej ndonjë planeti tjetër, sa t‘i pushtojnë trojet e sllavo-maqedonasve. Ata, në këtë enciklopedi, përshkruhen ashtu siç i paraqisnin enciklopedistët serbë gjatë shekujve të mëparshëm, kur donin të shlyenin çdo shenjë shqiptare në këtë Ballkan. Dhe të njëjtët kapituj të enciklopedive të dikurshme serbe për shqiptarët, tani e përbëjnë këtë të sotmen të Maqedonisë. E përbëjnë këtë enciklopedi të financuar edhe nga taksapaguesit shqiptarë, pra të lejuar nga pushtetarë shqiptarë, që thonë se ky shtet garanton dhe mbron veçoritë etnike të popullit që e përfaqëson.
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 175 | shfaqen: 71 - 80