Kim Mehmeti Web: Analiza Shumë zhurmë ================================================================================ Semi on 01 February, 2010 09:45:00 Tani, të marrësh e të analizosh pse shqiptarët e këtushëm ende mbetën vasal të qarqeve maqedonase të vendosjes, duhet të fillosh nga partia shqiptare që tani është në qeveri. E që të zbërthesh se nga i tërë ai inferioritet i BDI-së në qeverinë aktuale të Gruevskit, më parë duhet të pranosh se çdo gjë vjen nga bindja dominuese te politikanët e këtushëm shqiptarë se e mira e popullit është e barabartë me mirëqenien e tyre. Përmendoret e përbuzjes ================================================================================ Semi on 25 January, 2010 09:00:00 Shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur sepse kur përfaqësuesve të vet qeveritarë ua shpalosin këto të dhëna, ata arsyetohen se vendimet për këto harxhime janë sjell para se ata të vijnë në qeveri. Pra, japin përgjigje që u shkon për shtati atyre që mendojnë se ne nuk dimë asgjë, që besojnë se ata kanë obligim t’i arsyetojnë veprimet e Gruevskit, e jo të ndërmarrin diçka që ta ndalin këtë koncept politik të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, koncept i cili një popull e favorizon, e tjetrin e përbuzë. S’ka kush të turpërohet ================================================================================ Semi on 18 January, 2010 08:05:00 Por, në të gjitha këto pakënaqësi të shqiptarëve të këtushëm me ligjet dhe vendimet që i sjellë qeveria e Gruevskit, ka diçka që arrin kufirin e absurdit: reagimet e shqiptarëve ndaj qeverisë së VMRO-DPMNE-së kanë intonacionin thuajse në atë qeveri nuk ka kush ta përcjellë zërin shqiptarë, thuajse në atë qeveri vendosin vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, e jo edhe ata të BDI-së. Gjë që mund të ketë vetëm dy domethënie: o shqiptarët e këtushëm janë pajtuar me realitetin se përfaqësuesit e tyre në qeveri janë vetëm kukulla pa zë, o kanë frikë që pakënaqësitë e veta t’i drejtojnë në adresën e duhur – në selinë e BDI-së, që ka për obligim të mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ditët e gëzimdhembjes ================================================================================ Emad Memeti on 31 December, 2009 01:24:00 Dhe nuk ka dyshim se lindje-vdekjet njerëzore janë më të përsëritura mbi këtë rruzull tokësorë, por gjithmonë kanë freskinë thuajse ndodhin për herë të parë. Në të vërtetë, ato edhe janë të papërsëritshme, për çdonjërin prej nesh. Muzeu i dështimeve ================================================================================ Emad Memeti on 31 December, 2009 01:15:00 Këtë përshtypje njeriu mund ta ketë shkaku se mjaftojnë vetëm dymbëdhjetë muaj që të realizohet e tëra ajo që kanë arritur shqiptarët e këtushëm për dy dekada me radhë. Përfshi këtu edhe arritjet që Ali Ahmeti i numëron në çdo intervistë të tij, duke dashur kështu të tregojë sa i mirë është Gruevski, e sa jo mirënjohës jemi ne që e kritikojmë qeverinë e tanishme. Çokollatë me speca që djegin ================================================================================ Semi on 28 December, 2009 01:48:00 Kur jemi te mendimi kritik i dukurive negative në shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm, ai mund të shpjegohet vetëm me dy fjali: shaje atë që nuk e pëlqen lideri i partisë në pushtet dhe lavdëro ata që janë ulur në kolltukët qeveritar. Apo, atë që është në opozitë mund ta ofendosh deri në ashtin familjar, që pastaj, kur të vijë në pushtet, të gjunjëzohesh përpara tij dhe ai, i mahnitur nga vogëlsia e të gjunjëzuarit, të mendojë se i ka hije edhe të falë edhe të harrojë. Duke dëshmuar kështu se nuk e ka kuptuar se të falësh është virtyte i lartë njerëzorë, por harresa është tipare e atyre që nuk dinë ta mbrojnë të kaluarën e vet, që nuk kanë të sotme dhe mbeten pa ardhmëri. Si heronj mbi gomar ================================================================================ Emad Memeti on 21 December, 2009 02:53:00 uke i ndjerë si të tilla, si të lindura nga e njëjta nënë – nga konflikti i 2001 – shqiptarët e këtushëm nuk kishin asnjë arsye pse mos ia besonin Ali Ahmetit realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Dhe kështu, në zgjedhjet parlamentare të 2002, ai morri besimin e popullit dhe fatin e partisë së vet e lidhi në nyje me realizimin e kësaj Marrëveshjeje. Me çka, BDI-ja hyri në kabinetet qeveritare ende e pakonsoliduar, pa mbajtur as kongresin e sajë të parë, ashtu siç u ka hije partive revolucionare që kanë dy shtylla që i mbajnë në këmbë - aurën e kryetarit dhe të kaluarën e famshme të ish UÇK-së. Republika e Tanushës ================================================================================ Emad Memeti on 14 December, 2009 06:35:00 Pra, që nga viti 2001, Tanusha u bë metaforë e një të kaluar plotë mosmarrëveshje shqiptaro-maqedonase, u bë kufi që ndan periudhën e para konfliktit, nga vitet e shpresës së madhe se Marrëveshja e Ohrit do ishte çelësi i munguar i harmonisë ndëretnike. Dhe si i tillë, ky fshat sot pasqyron gërshetimin e një të kaluar të hidhur me një të sotme shumë të largët nga ajo që shpresonin shqiptarët e këtushëm Në pritje që të pjellë mushka ================================================================================ Emad Memeti on 06 December, 2009 01:00:00 Por, shqiptarët mund të jenë vetëm polic dhe shefa “kukulla”, të cilët askush nuk i përfill nëse nuk i nënshtrohen kushëririt të Gruevskit. Kështu që ata kanë të drejtë të arrestojnë e të ndëshkojnë shqiptarë, por në çastin kur vetëgënjehen se janë dikush në MPB, kushëriri i Gruevskit ua kurdisë lojën që vetë shqiptarët të mos u besojnë, e të kërkojnë ndihmë nga ndonjë “sasho”. Njëra valë i shtyn tjetra i tërheq ================================================================================ Semi on 29 November, 2009 08:40:00 Bujanoci është një nga ato komunat shqiptare që ndërlidhin unazën e jashtme të popullit tonë në këtë Ballkan, janë një nga shtyllat e murit që mbron brendinë e “kalasë” kombëtare. E të jesh pika e skajshme e popullit tënd në këtë Ballkan, do të thotë të mbijetosh me vështirësi dhe pandërprerë të ndjesh mbi ty përplasjen e valëve të urrejtjes së tjetrit ndaj etnisë tënde. Aq më shumë kur ke punë me një Serbi, e cila mbase edhe shumë vite nuk do çlirohet nga prangat e vetëdijes se ka qenë, e duhet të mbetet, “pandur” i Ballkanit, andaj edhe nuk të ndërton as biblioteka e as shkolla, por pranë pragut të derës t’i sjell kazermat ushtarake.