Kim Mehmeti Web: Analiza Dikur e domosdosdoshme sot e turpshme ================================================================================ Semi on 11 April, 2010 10:07:00 Nëse në vitin 2008, BDI-ja mund ta arsyetonte hyrjen e saj në qeverinë e Gruevskit me nevojë që ta rikthente legjitimitetin e popullit, që të dëshmonte se vetëm vota e popullit të këtushëm shqiptar është ajo që përcakton kush do e përfaqësoj atë nëpër institucionet më të larta shtetërore, sot BDI-ja nuk ka asnjë arsye të logjikshme të mbetet në këtë koalicion qeverisës përbuzës për shqiptarët. Me mbetjen e saj në këtë koalicion qeverisës, BDI-ja nuk dëmton vetveten, por dëmton të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Kufijtë e urrejtjes ================================================================================ Semi on 05 April, 2010 09:55:00 Nuk ka dyshim se është urtësi dhe virtyt i shenjtë njerëzorë që urrejtjen e tjetrit ndaj teje, të mos e ushqesh me urrejtjen tënde ndaj tij. Njësoj siç nuk ka dyshim se kur ke fqinjë që të urrejnë, ti nuk duhet të sillesh si i dashuruar i verbëruar nga dashuria, që nuk e sheh se e dashura nuk e do, apo si mazohist i cili dashurohet në atë që e dhunon. Duhet ndërruar brava ================================================================================ Semi on 29 March, 2010 09:00:00 Duke qenë Maqedonia shtet i shumë pronarëve, por i drejtuar dhe i kontrolluar vetëm nga elitat politike maqedonase, që vijnë e shkojnë nga pushteti, s’ka si mos e kesh përshtypjen se partitë shqiptare të përfshira në koalicionet qeveritare, ishin dhe mbetën vasalë që zbukurojnë buqetën politike, që vetëm u jepnin legjitimitet qeverive të dikurshme të Maqedonisë dhe e legjitimojnë qeverinë e sotme të Gruevskit Na mungon vetëm samari ================================================================================ Semi on 22 March, 2010 07:17:00 Kur jemi te gjobat, duhet pranuar se, sa u përket dënimeve, Gruevski jo vetëm që nuk bënë dallime ndëretnike, por shqiptarët i mbanë për gjobë-pagues të privilegjuar. Kështu që, vlerësuar sipas përqindjes së shqiptarëve nëpër burgje dhe të atyre që gjatë një dite paguajnë gjoba, ke përshtypjen se numri i banorëve shqiptarë në këtë shtet është i barabartë me atë të kinezëve që jetojnë në Pekin. Gropë e thellë dhe e ngushtë ================================================================================ Semi on 15 March, 2010 08:05:00 Sikur pushtetarët shqiptarët të ishin më të vëmendshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, ata me kohë do e shihnin se investimet që i bënë Gruevski për përmendoret e veta, e tejkalojnë shumën e parave të nevojshme për zhvillimin e gjitha komunave shqiptare. Privatizimi i popullit ================================================================================ Semi on 08 March, 2010 08:45:00 Tirana është bë simbol i politikës grindavece shqiptare, ajo është arenë e një lufte më primitive mes prijësve të “popullit opozitarë” dhe atyre të “popullit pushtetarë”. Prishtina i ngjanë një udhëkryqi me dy palë semaforë, të cilët më shumë e ngatërrojnë, se sa e lehtësojnë ecjen e Kosovës drejtë konsolidimit të saj: semaforët e pushtetit vendorë dhe ato të sunduesve ndërkombëtarë. Procesverbali i të sotmes ================================================================================ Semi on 01 March, 2010 09:35:00 “Shqipëritë” tona shpeshherë ngjanë në shoqëri ku janë ngatërruar kohët dhe ku janë në grindje të pakompromisë ndërtuesit e të djeshmes dhe projektuesit e të ardhmes sonë. Duke qenë shoqëritë shqiptare arena kacafytjesh të pakuptimta politike, sot kemi një Kosovë ku ke përshtypjen se njëri ndreq, e tre të tjerë prishin. Në shenjë të triumfit të tyre ================================================================================ Semi on 22 February, 2010 09:20:00 Kohëve të fundit kamë ndjenjën se shoqëria e shqiptarëve të këtushëm është ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në botën e mirë ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e krerëve partiak, dhe në botën mjerane në të cilën banon populli. Mirupafshim deri në provokimin e ardhshëm ================================================================================ Semi on 14 February, 2010 09:05:00 Vetëm i verbëri dhe analfabeti politik nuk mund ta shihte se ku çonte koncepti - Shkupi kryeqendër i maqedonasve, e Tetova kryeqendër e shqiptarëve të Maqedonisë. Vetëm analfabetët dhe “patriotët” e kalibrit që kanë shqiptarët e Maqedonisë, s’mund ta parashikonin se ky koncept çonte drejtë “Shkupit 2014”, se ky koncept e çonte shtetin drejtë ndarjes së tij, ndarje që bëhej vetëm sipas “hartave” maqedonase, ndarje që ua garantonte shqiptarëve Tetovën - që askush nuk ua merr - dhe i çonte drejtë humbjes së Shkupin, i cili duhet t’u takojë të gjithëve që jetojnë në këtë shtet. Vëllazëria e motrave të përdala ================================================================================ Semi on 08 February, 2010 08:50:00 Pyetjes se pse partitë e këtushme shqiptare kurrë nuk arritën të etablohen e të bëhen partnerë të mirëfilltë që do u bënin ballë subjekteve politike maqedonase, mund t’i jepet një përgjigje shumë e shkurtë: sepse ato kurrë nuk e kuptuan se pushtetari pa shtet është si kalorësi pa këmbë, e kalin e të cilit e shalërojnë të tjerët, se të bëhesh pushtetar e të mos kesh kontroll mbi institucioneve shtetërore, është sikur të vozisësh veturë i ulur në prehrin e atij që e mbanë në dorë timonin.