Kim Mehmeti Web: Analiza Portrete mbi syprinën e ujit ================================================================================ Emad Memeti on 13 December, 2010 01:35:00 Por, nëse njeriut i është pamundësuar t’u kundërvihet disa dukurive natyrore, atij i është lënë mundësia të bëjë zgjedhjen e atyre që do merren me të mirën e të keqen kolektive, të atyre që do i prijnë popullit, e të cilët nuk shpalosin vetëm portretin individual, por edhe pjekurinë politikë të votuesve. Dikush e bën ndryshe ================================================================================ Emad Memeti on 06 December, 2010 09:45:00 Ditët e nëntorit në Oslo janë të ftohta. Ato me asgjë nuk u ngjajnë atyre të këtij dimri të vonuar në Shkup, ku rritet i nxehti politikë veçmas pas ndërhyrjes policore në hapësirat e TV A1 antiqeveritare, pas së cilës ndërhyrje Maqedonia përfundimisht është e ndarë në dysh – në atë proqeveritare dhe opozitare maqedonase. Mungon vetëm Maqedonia shqiptare Kopshti dhe kopshtarët ================================================================================ Semi on 22 November, 2010 08:50:00 Panairi i Librit i para disa ditëve në Tiranë ishte shembull i mirë se si duhet mbrojtur dhe kultivuar e përbashkëta që kemi. Ky panair ishte “shesh” mirë i organizuar, ku suksesshëm u ndërthurën dhe u bashkuan në një të gjitha “lagjet” tona krijuese e botuese. Dhe, ai tregoi se cilat janë rrugët që e shpëtojnë shqiptarinë nga arroganca e Tiranës - e shprehur nëpërmjet bindjes se në pjesën shqiptare matanë kufirit nuk ka gjë të vlefshme, dhe nga mendjemadhësia e Prishtinës, që e çon atë të besojë se është e vetëmjaftueshme dhe boshti kurrizor i shqiptarisë. Shteti i spiunëve ================================================================================ Semi on 08 November, 2010 08:50:00 Sa u përket dosjeve për kinse spiunët policorë nga radhët e BDI-së, është naive të mendosh se ato pasqyrojnë vetëm betejën e ndërsjellë deri në shfarosje politike mes PDSH-së dhe BDI-së. Pra, është naive të mos e shohësh se këto dosje pasqyrojnë të vërtetën për një Maqedoni, e cila gjithnjë e më shumë bëhet një Kazablankë e Ballkanit, se ato shpalosin të vërtetën se ky shtet ishte dhe mbeti një “stacion policor” i shërbimeve sekrete policore serbe. Hallet dhe idealet ================================================================================ Semi on 01 November, 2010 12:15:00 Ja, ai i riu i dikurshëm i buzëqeshur, e tani një njëzetenëntëvjeçar i mërzitur, është ulur përballë meje. E pyes pse nuk erdhi asnjëherë të më tregonte si kishte kaluar me shokët e luftës dhe qeshëm të dy, mbase shkaku se përnjëherë ndërmendëm lojën që ia kishim kurdisur unë dhe babai i tij. Pastaj, ai vendos mbi tavolinë gazetën e përditshme maqedonase, ku atë ditë ishte botuar edhe një dosje e radhës për “bashkëpunëtorët” e policisë serbe nga radhët e BDI-së. Partia e spiunëve apo spiunë te partisë ================================================================================ Semi on 25 October, 2010 08:20:00 Duke u nisur nga e vërteta se kjo luftë ndërpartiake ka vetëm dy domethënie o PDSH-ja është parti që fabrikon apo ka qasje në dosjet policore, e që do të thotë se ka qëllime destruktive dhe është themeluar për shkaqe që i thonë të akuzuarit e BDI-së, o partia e Ali Ahmetit është kapur në kthetrat e spiunëve policorë - që tani mund të thuhet se kjo betejë ka shpalosur të vërtetën që disa e përsërisin vite me radhë: edhe sot, njësoj si deri dje, qarqet policore vendase, apo të Beogradit, janë ato që këtij populli ia caktojnë heronjtë dhe spiunët. Lindjevdekje ================================================================================ Semi on 18 October, 2010 08:00:00 Në vitet kur kisha filluar të pushtoja territorin tim në botën gazetareske, doja të takoja një veprimtar shqiptar, një intelektual apo politikanë tonin, që nuk merrej me politikë për të mirën e vetvetes, por për mirëqenien e popullit të tij. Pra, në vitet kur vrullin tim rinor e kishin zëvendësuar ambiciet të bëhesha zë që dikush do donte ta dëgjonte, doja të dëgjoja zërin e një njeriu që nuk flet për të dëshmuar mençurinë vet, por për të ta rikujtuar sa shumë gjëra duhet t’i mësosh para se të marrësh guximin t’u drejtohesh të tjerëve dhe të vendosësh për fatin e tyre. Në mes të populizmit dhe paaftësisë ================================================================================ Semi on 11 October, 2010 08:30:00 Andaj, nëse krijuesit populistë kanë pasur për qëllim shpalosjen e të vërtetave jetësore të popullit të tyre, politikanët populistë kanë qëllime krejt të kundërta: të vërtetën për jetën mjerane të njeriut të rëndomtë dhe pasionin e vet për të mbetur përjetë në pushtet, ta mbulojnë me mjegullën e iluzioneve të rrejshme. Kështu që, dallimi mes të parëve e të dytëve, është aq i madh e aq i thellë, sa janë të largëta mes vete mburrja dhe turpi, saqë është e largët krenaria e atyre që dikur janë quajtur krijues populistë dhe turpi që duhet ta ndiejnë ata që sot emërtohen si politikanë populistë. Sheshet dhe livadhet ================================================================================ Semi on 04 October, 2010 08:17:00 Ka ditë kur edhe e parandiej se nga cila redaksi do më paraqiten që të kërkojnë të shpreh mendimin lidhur me ndonjë ngjarje, njësoj siç ka raste kur e di se ai që më pyet, nuk ka gjithaq për qëllim të dëgjojë mendimin tim, por donë ta peshojë besnikërinë time ndaj parimeve dhe qëndrimeve të thëna publikisht. Pyetje të cilat nuk kanë për qëllim të dëgjojnë se çka mendoj, por që duan të zbërthejnë kodin e të menduarit, ishin edhe ato të para disa ditëve që mi shtroi një kolege e çmuar, e të cilat, shkurtimisht thënë, kishin të bëjnë me paralajmërimin se, përpos sheshit të Nikolla Gruevskit, i cili thuajse është kompletuar sa u përket përmendoreve, Shkupi do e ketë edhe "sheshin shqiptar", atë të "Skënderbeut", të cilin si ide e paralajmëroi kryetari i komunës "Çair", Izet Mexhiti. Pasqyra nuk gënjen ================================================================================ Semi on 27 September, 2010 08:00:00 Kur jemi te pohimet e PDSH-së, se në radhët e deputeteve të BDI-së ka një bashkëpunëtor të dikurshëm të shërbimeve sekrete policore të ish-Jugosllavisë, partiakët e Ali Ahmetit u mbrojtën ashtu siç mbrohen nga të gjitha akuzat tjera, përfshirë edhe ato se pozita e tyre e vasalit në qeverinë e Gruevskit, nuk është poshtëruese vetëm për partiakët e kësaj partie, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Pra, u mbrojt në stilin: A edhe ju gjetët të na akuzoni për spiunazh, a edhe ju gjetët të na tregoni se qenkemi vasalë!