Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 175 | shfaqen: 21 - 30
image

Dikush e bën ndryshe

Ditët e nëntorit në Oslo janë të ftohta. Ato me asgjë nuk u ngjajnë atyre të këtij dimri të vonuar në Shkup, ku rritet i nxehti politikë veçmas pas ndërhyrjes policore në hapësirat e TV A1 antiqeveritare, pas së cilës ndërhyrje Maqedonia përfundimisht është e ndarë në dysh – në atë proqeveritare dhe opozitare maqedonase. Mungon vetëm Maqedonia shqiptare
me teper
image

Kopshti dhe kopshtarët

Panairi i Librit i para disa ditëve në Tiranë ishte shembull i mirë se si duhet mbrojtur dhe kultivuar e përbashkëta që kemi. Ky panair ishte “shesh” mirë i organizuar, ku suksesshëm u ndërthurën dhe u bashkuan në një të gjitha “lagjet” tona krijuese e botuese. Dhe, ai tregoi se cilat janë rrugët që e shpëtojnë shqiptarinë nga arroganca e Tiranës - e shprehur nëpërmjet bindjes se në pjesën shqiptare matanë kufirit nuk ka gjë të vlefshme, dhe nga mendjemadhësia e Prishtinës, që e çon atë të besojë se është e vetëmjaftueshme dhe boshti kurrizor i shqiptarisë.
me teper
image

Shteti i spiunëve

Sa u përket dosjeve për kinse spiunët policorë nga radhët e BDI-së, është naive të mendosh se ato pasqyrojnë vetëm betejën e ndërsjellë deri në shfarosje politike mes PDSH-së dhe BDI-së. Pra, është naive të mos e shohësh se këto dosje pasqyrojnë të vërtetën për një Maqedoni, e cila gjithnjë e më shumë bëhet një Kazablankë e Ballkanit, se ato shpalosin të vërtetën se ky shtet ishte dhe mbeti një “stacion policor” i shërbimeve sekrete policore serbe.
me teper
image

Hallet dhe idealet

Ja, ai i riu i dikurshëm i buzëqeshur, e tani një njëzetenëntëvjeçar i mërzitur, është ulur përballë meje. E pyes pse nuk erdhi asnjëherë të më tregonte si kishte kaluar me shokët e luftës dhe qeshëm të dy, mbase shkaku se përnjëherë ndërmendëm lojën që ia kishim kurdisur unë dhe babai i tij. Pastaj, ai vendos mbi tavolinë gazetën e përditshme maqedonase, ku atë ditë ishte botuar edhe një dosje e radhës për “bashkëpunëtorët” e policisë serbe nga radhët e BDI-së.
me teper
image

Partia e spiunëve apo spiunë te partisë

Duke u nisur nga e vërteta se kjo luftë ndërpartiake ka vetëm dy domethënie o PDSH-ja është parti që fabrikon apo ka qasje në dosjet policore, e që do të thotë se ka qëllime destruktive dhe është themeluar për shkaqe që i thonë të akuzuarit e BDI-së, o partia e Ali Ahmetit është kapur në kthetrat e spiunëve policorë - që tani mund të thuhet se kjo betejë ka shpalosur të vërtetën që disa e përsërisin vite me radhë: edhe sot, njësoj si deri dje, qarqet policore vendase, apo të Beogradit, janë ato që këtij populli ia caktojnë heronjtë dhe spiunët.
me teper
image

Lindjevdekje

Në vitet kur kisha filluar të pushtoja territorin tim në botën gazetareske, doja të takoja një veprimtar shqiptar, një intelektual apo politikanë tonin, që nuk merrej me politikë për të mirën e vetvetes, por për mirëqenien e popullit të tij. Pra, në vitet kur vrullin tim rinor e kishin zëvendësuar ambiciet të bëhesha zë që dikush do donte ta dëgjonte, doja të dëgjoja zërin e një njeriu që nuk flet për të dëshmuar mençurinë vet, por për të ta rikujtuar sa shumë gjëra duhet t’i mësosh para se të marrësh guximin t’u drejtohesh të tjerëve dhe të vendosësh për fatin e tyre.
me teper
image

Në mes të populizmit dhe paaftësisë

Andaj, nëse krijuesit populistë kanë pasur për qëllim shpalosjen e të vërtetave jetësore të popullit të tyre, politikanët populistë kanë qëllime krejt të kundërta: të vërtetën për jetën mjerane të njeriut të rëndomtë dhe pasionin e vet për të mbetur përjetë në pushtet, ta mbulojnë me mjegullën e iluzioneve të rrejshme. Kështu që, dallimi mes të parëve e të dytëve, është aq i madh e aq i thellë, sa janë të largëta mes vete mburrja dhe turpi, saqë është e largët krenaria e atyre që dikur janë quajtur krijues populistë dhe turpi që duhet ta ndiejnë ata që sot emërtohen si politikanë populistë.
me teper
image

Sheshet dhe livadhet

Ka ditë kur edhe e parandiej se nga cila redaksi do më paraqiten që të kërkojnë të shpreh mendimin lidhur me ndonjë ngjarje, njësoj siç ka raste kur e di se ai që më pyet, nuk ka gjithaq për qëllim të dëgjojë mendimin tim, por donë ta peshojë besnikërinë time ndaj parimeve dhe qëndrimeve të thëna publikisht. Pyetje të cilat nuk kanë për qëllim të dëgjojnë se çka mendoj, por që duan të zbërthejnë kodin e të menduarit, ishin edhe ato të para disa ditëve që mi shtroi një kolege e çmuar, e të cilat, shkurtimisht thënë, kishin të bëjnë me paralajmërimin se, përpos sheshit të Nikolla Gruevskit, i cili thuajse është kompletuar sa u përket përmendoreve, Shkupi do e ketë edhe "sheshin shqiptar", atë të "Skënderbeut", të cilin si ide e paralajmëroi kryetari i komunës "Çair", Izet Mexhiti.
me teper
image

Pasqyra nuk gënjen

Kur jemi te pohimet e PDSH-së, se në radhët e deputeteve të BDI-së ka një bashkëpunëtor të dikurshëm të shërbimeve sekrete policore të ish-Jugosllavisë, partiakët e Ali Ahmetit u mbrojtën ashtu siç mbrohen nga të gjitha akuzat tjera, përfshirë edhe ato se pozita e tyre e vasalit në qeverinë e Gruevskit, nuk është poshtëruese vetëm për partiakët e kësaj partie, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Pra, u mbrojt në stilin: A edhe ju gjetët të na akuzoni për spiunazh, a edhe ju gjetët të na tregoni se qenkemi vasalë!
me teper
image

Numrat dhe njerëzit

Siç duket, e njëjta do të ndodhë edhe gjatë regjistrimit të paralajmëruar për prillin e vitit të ardhshëm, i cili që tani ka nxitur debate në stilin “shqiptarët janë më pak seç thonë”. Dhe në tërë këtë debat ka diçka që irriton, që kufizohet me absurdin: nëse shqiptarët janë në numër më të paktë seç pohojnë ata vetë, apo nëse ata janë aq sa thonë disa qarqe maqedonase – nën 20 për qind, atëherë nga ajo orvatje e institucioneve shtetërore del që shqiptarëve të mos u lejohet pjesëmarrja në përpunimin e të dhënave statistikore!?
me teper
back 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next last gjithsej: 175 | shfaqen: 21 - 30