Analiza
URAT PA KALIMTARË
Shkupi i sotëm me asgjë nuk i ngjanë atij të fëmijërisë sime, të viteve të pesëdhjeta, kur nëpër tregjet e tij dominonin plisat dhe thuajse të gjitha dyqanet e artarëve dhe orëtarëve ishin pronë e shqiptarëve katolikë. Shkupin e atëhershëm, kur nëpër lagjet shqiptare mundje gjatë dimrit të blesh kungull të pjekur e të ëmbël si mjalti, e morën me vete kolonat e shqiptarëve myslimanë që u shpërngulën në Anadolli ku u bënë turq dhe vagonët e mbushur me shqiptarë katolikë, që shtegtuan në Kroaci ku u shkrinë dhe u bënë kroat.
Mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës
Mbase edhe gjat kohë shoqëritë shqiptare do të bëjnë gjumë në shtretër të ndarë në më shumë shtete të Ballkanit duke ëndërruar Evropën e bashkuar. Dhe do u nevojitet kohë ta kuptojnë se një shoqëri- njësoj si edhe individi- kur nuk mund të arrijë atë që dëshiron, duhet të mësohet të dojë, të vlerësojë dhe të përdorë drejtë atë që ka. Pa këtë urtësi shoqëritë shqiptare vështirë do ta kenë të kuptojnë se e vetmja shtyllë e fortë mbi të cilën mbështetet identiteti i tyre është trashëgimia dhe e sotmja e tyre kulturore.
SHTETI I VIZIONEVE TË KUNDËRTA
Maqedonia është shoqëri ku më së miri shihet sa të shtrenjta janë improvizimet politike, zgjidhjet gjysmake të problemeve ndëretnike dhe sa vështirë është të ndërtosh shtet të vogël në kohën e vrapit marramendës të orës botërore. Si e tillë, në hartat botërore, Maqedonia edhe më tej do mbetet e shënuar si një pikë e zezë dhe e vogël, e cila mbulon vizionet e mëdha dhe të kundërta të shqiptarëve dhe maqedonasve etnik.
VULA E SË KALUARËS NË TË SOTMEN SHQIPTARE
Mbase historia kurrë nuk ka punuar në të mirën e shqiptarëve, dhe shkaku është se klasa e tyre politike gjithmonë gabimisht e ka lexuar orën e kthesave të mëdha historike. Por edhe se pushtetmbajtësit shqiptarë, të ardhmen e popullit thuajse gjithmonë e kanë flijuar në altarin e të sotmes së tyre për të mbetur në pushtet
SHQIPTARËT E BUZËQESHUR
Këtë dhjetorë, Tetova shënoi edhe një ditë të rëndësishme nga kalendari i historisë bashkëkohore të shqiptarëve të Maqedonisë: dymbëdhjetë vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës. Mbase asgjë tjetër, si historiku i këtij universiteti, nuk shënon saktë kthesat dhe përpjetëzat demokratike, nëpër të cilat kaluan shqiptarët e Maqedonisë.
Televizioni maqedonas, gabimi im më i madh
ndjenë mungesën e heshtjes së dhomës së tij të punës. I mungojnë rreshtat e shkruajtura shkujdesur nëpër blloqet e vogla, edhe rreshtat e gjatë apo vargjet e veprave të ndryshme, të cilat i lexonte për natë. Tashmë si mbetet më kohë e lirë për to. Publicisti i njohur Kim Mehmeti, sapo është pozicionuar si nëndrejtor i Televizionit Publik në Maqedoni. Peripecitë, vështirësitë, zhgënjimet apo gabimet, i rrëfen të gjitha në një intervistë të dhënë për gazetën.
KIM MEHMETI ne FACEBOOK
- A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
- Ju dhurojm Libra falas online në pfd format
- Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO
- Kim Mehmeti në Top Channel "E diell"
- Djaloshi që mblidhte pendë
o ti matosh po ti pis tu kake ...
Deja-vu nga partite shqiptare,gjithmone para votimeve bahen gjoja si ma te ashper perballe maqedonve e pase votimeve harrojne qka kane fole ma heret edhe ja ...
a je mir qysh je qyhs op kaloni te Oda e burrave hehehe klm e kini ju deshiroj caste te kendshme :d (L)
me pelqejne shume keto shkrime, te lumte
Intervista shume interesante dhe e nevojshme per te gjith ne Shqipetaret, i admiroj Shqipetaret e Maqedonise dhe shoh se kane nje botkuptim dhe intelekt me ...



