Kim Mehmeti Web: Analiza Çerekhëna dhe kryqi janë fole të shqiponjës ================================================================================ kadmin on 14 February, 2008 05:30:00 Në fillim të dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, balta e mosmarrëveshjeve mes etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar në Maqedoni ishte aq e thellë dhe aq ngjitëse, sa e la e kaluara e propagandës antishqiptare, e fabrikuar në punëtoritë serbe të Beogradit. E cila kryesisht mbështetej mbi mendësinë e "popujve shtetformues" - sllavëve të jugut - të cilëve u bie në hise të mbrojnë këto hapësira nga "rreziku shqiptar". Pra, bëhej fjalë për ndasi të dukshme në mbrojtës dhe armiq të natyrshëm të shtetit. DEGËT QË KËRKOJNË TRUNGUN ================================================================================ kadmin on 02 April, 2007 02:55:00 Mbase shqiptarët dhe maqedonasit etnik nuk kanë mosmarrëveshje vetëm me atë se si ta rregullojnë të sotmen e Maqedonisë, dhe kujt çka i takon nga ajo që ndodhet mbi tokë, por assesi të pajtohen edhe lidhur me mbeturinat nga e kaluara që fshihen në barkun e dheut. Këtë e dëshmojnë edhe gërmimet arkeologjike të porsafilluara në Kalanë e Shkupit, e të cilat i konfrontuan arkeologët maqedonas dhe historianët shqiptarë të përkrahur nga disa organizata joqeveritare. NË MOSMARRVESHJE ME VETVETEN ================================================================================ kadmin on 22 March, 2007 03:00:00 Ka disa muaj që shqiptarët e Maqedonisë merren me vetveten. Dhe debati bëhet gjithnjë e më i thellë, më përçarës e më i pakuptimtë. Sa më shumë debati thellohet, aq më e qartë bëhet se shqiptarët e këtushëm janë në mosmarrëveshje të madhe me vetveten. Bëhet e qartë se janë zhytur në një debat të pakuptimtë, i cili u shërben vetëm qarqeve që duan shqiptarët t’i kthejnë aty ku ishin para konfliktit të 2001. Ecja drejt çmendurisë ndërpartiake ================================================================================ kadmin on 28 October, 2007 02:25:00 U rrahën parlamentarët shqiptarë në Maqedoni. Pastaj u rrahën edhe simpatizantët e tyre. E më në fund, policët maqedonas rrahën kë mundën dhe të lënduarit i çuan në spital. Kështu do mundej shkurtimisht të përshkruhet ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë para disa ditëve. Dhe kjo informatë e shkurtër do mund të ilustrohej me fotografinë ku shihen tre veta: kryetari i PDSH-së që shtrëngon dhe shtyn përpara vetes deputetin e BDI-së, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të cilin deputeti i partisë së Ali Ahmetit e pyet: "Zoti zëvendësministër, pse më goditni me shkelma?!" Spastrimi i ndryshkut ================================================================================ kadmin on 15 October, 2007 09:55:00 Kur politikanët s’duan të pranojnë dështimet e dukshme të tyre, formojnë komisione të proklamuar si zbardhëse të ndonjë të vërtete, a në të vërtetë me qëllim krejt të kundërt: të mbulojnë dhe zbusin turpin që ua ka ndodhur atyre që përfaqësojnë popullin. Kjo mund të thuhet edhe për komisionin parlamentar, të ngritur me qëllim që të zbardhë konfliktin fizik mes deputetëve te PDSH-së dhe të BDIS-së, që para pak kohe ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë Shtet i përkohshëm! ================================================================================ kadmin on 09 October, 2007 02:20:00 Qeveria aktuale e Maqedonisë, e udhëhequr nga kryeministri Gruevski, e varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Dhe kuptohet, në një shtet shumetnik, edhe varrimet duhet të jenë në frymën e larushmërisë etnike. Andaj në varrimin e kësaj marrëveshje morën pjesë të gjithë, serbë, turq, vlleh..., por të prirë nga VRMO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja shqiptare. Dhe kjo përfundimisht ndodhi para disa ditëve, kur Marrëveshjes së Ohrit iu thye boshti kurrizorë, pa të cilin ajo e humbë çdo kuptim: parimi i Badinterit. VIZIONET DHE ILUZIONET ================================================================================ kadmin on 23 March, 2007 02:55:00 Autori i këtij teksti shpesh e ka përsëritur se Maqedonia është shoqëri ku më së miri shihet sa të shtrenjta janë improvizimet politike, zgjidhjet gjysmake të problemeve ndëretnike dhe sa vështirë mund të ndërtosh shtet të vogël në kohën e vrapit marramendës të orës botërore. Mbase shkaku i kësaj, Maqedonia ende është vetëm kreaturë shtetërore e dy vizioneve të kundërta: të shqiptarëve dhe maqedonasve etnik. Ky shtet ecë drejtë ardhmërisë mbi binarët e standardeve të dyfishta, kështu që për maqedonasit etnik vlejnë ligjet shtetërorë, ndërsa për shqiptarët, rregullat dhe standardet e partisë së tyre e cila merr pjesë në koalicionin qeveritarë DEGËZIMI I INATIT SHQIPTARË ================================================================================ kadmin on 04 June, 2007 02:45:00 Pas katër muajsh bojkotimi të parlamentit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetët e Bashkim Demokratik për Integrim, këto ditë u kthyen në bankat e kuvendit. Gjatë këtyre katër muajve, Ali Ahmeti duheshte të bindë opinion vendorë dhe atë ndërkombëtarë se dalja e partisë së tij nga parlamenti, nuk është punë inatesh, por çështje thelbësore e demokratizimit të këtij shteti. VEZËT E QYQES NË FOLE TË SHQIPONJËS ================================================================================ kadmin on 16 May, 2007 02:50:00 Publicistë ynë i njohur, Iso Rusi, këto ditë botoi një tekst ku mbron qëndrimin se kryesuesit e PDSH-së kundërshtojnë nxjerrjen e ligjit për bashkësitë fetare, jo për të mbrojtur statusin e Bashkësisë Fetare Islame, por për t’i bërë shërbim Kishës Ortodokse Maqedonase dhe partnerit të tyre në koalicionin qeveritarë, partisë së kryeministrit Gruevski - VMRO-DPMNE-së. Na ishte një shtet ================================================================================ kadmin on 22 September, 2007 02:25:00 Historia e Maqedonisë së pavarur do ketë mjaft kaptina, të cilat sa do jenë zbavitëse, po aq edhe absurde për lexuesit e ardhshëm. Në të do zë pjesë edhe kaptina për dekadën e fundit të shekullit të kaluar, e cila shenjë njohëse do ketë portretin e kryetarit të parë të këtij shteti - atë të Kiro Gligorovit, i cili gjatë kohës do ta mbajë kokën kthyer nga Beogradi.