Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

first back 11 12 13 14 15 16 17 18 next gjithsej: 175 | shfaqen: 141 - 150
image

DEGËT QË KËRKOJNË TRUNGUN

Mbase shqiptarët dhe maqedonasit etnik nuk kanë mosmarrëveshje vetëm me atë se si ta rregullojnë të sotmen e Maqedonisë, dhe kujt çka i takon nga ajo që ndodhet mbi tokë, por assesi të pajtohen edhe lidhur me mbeturinat nga e kaluara që fshihen në barkun e dheut. Këtë e dëshmojnë edhe gërmimet arkeologjike të porsafilluara në Kalanë e Shkupit, e të cilat i konfrontuan arkeologët maqedonas dhe historianët shqiptarë të përkrahur nga disa organizata joqeveritare.
me teper
image

NË MOSMARRVESHJE ME VETVETEN

Ka disa muaj që shqiptarët e Maqedonisë merren me vetveten. Dhe debati bëhet gjithnjë e më i thellë, më përçarës e më i pakuptimtë. Sa më shumë debati thellohet, aq më e qartë bëhet se shqiptarët e këtushëm janë në mosmarrëveshje të madhe me vetveten. Bëhet e qartë se janë zhytur në një debat të pakuptimtë, i cili u shërben vetëm qarqeve që duan shqiptarët t’i kthejnë aty ku ishin para konfliktit të 2001.
me teper
image

Ecja drejt çmendurisë ndërpartiake

U rrahën parlamentarët shqiptarë në Maqedoni. Pastaj u rrahën edhe simpatizantët e tyre. E më në fund, policët maqedonas rrahën kë mundën dhe të lënduarit i çuan në spital. Kështu do mundej shkurtimisht të përshkruhet ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë para disa ditëve. Dhe kjo informatë e shkurtër do mund të ilustrohej me fotografinë ku shihen tre veta: kryetari i PDSH-së që shtrëngon dhe shtyn përpara vetes deputetin e BDI-së, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të cilin deputeti i partisë së Ali Ahmetit e pyet: "Zoti zëvendësministër, pse më goditni me shkelma?!"
me teper
image

Spastrimi i ndryshkut

Kur politikanët s’duan të pranojnë dështimet e dukshme të tyre, formojnë komisione të proklamuar si zbardhëse të ndonjë të vërtete, a në të vërtetë me qëllim krejt të kundërt: të mbulojnë dhe zbusin turpin që ua ka ndodhur atyre që përfaqësojnë popullin. Kjo mund të thuhet edhe për komisionin parlamentar, të ngritur me qëllim që të zbardhë konfliktin fizik mes deputetëve te PDSH-së dhe të BDIS-së, që para pak kohe ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë
me teper
image

Shtet i përkohshëm!

Qeveria aktuale e Maqedonisë, e udhëhequr nga kryeministri Gruevski, e varrosi Marrëveshjen e Ohrit. Dhe kuptohet, në një shtet shumetnik, edhe varrimet duhet të jenë në frymën e larushmërisë etnike. Andaj në varrimin e kësaj marrëveshje morën pjesë të gjithë, serbë, turq, vlleh..., por të prirë nga VRMO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja shqiptare. Dhe kjo përfundimisht ndodhi para disa ditëve, kur Marrëveshjes së Ohrit iu thye boshti kurrizorë, pa të cilin ajo e humbë çdo kuptim: parimi i Badinterit.
me teper
image

VIZIONET DHE ILUZIONET

Autori i këtij teksti shpesh e ka përsëritur se Maqedonia është shoqëri ku më së miri shihet sa të shtrenjta janë improvizimet politike, zgjidhjet gjysmake të problemeve ndëretnike dhe sa vështirë mund të ndërtosh shtet të vogël në kohën e vrapit marramendës të orës botërore. Mbase shkaku i kësaj, Maqedonia ende është vetëm kreaturë shtetërore e dy vizioneve të kundërta: të shqiptarëve dhe maqedonasve etnik. Ky shtet ecë drejtë ardhmërisë mbi binarët e standardeve të dyfishta, kështu që për maqedonasit etnik vlejnë ligjet shtetërorë, ndërsa për shqiptarët, rregullat dhe standardet e partisë së tyre e cila merr pjesë në koalicionin qeveritarë
me teper
image

DEGËZIMI I INATIT SHQIPTARË

Pas katër muajsh bojkotimi të parlamentit të Maqedonisë, pas arritjes së marrëveshjes Ahmeti - Gruveski, deputetët e Bashkim Demokratik për Integrim, këto ditë u kthyen në bankat e kuvendit. Gjatë këtyre katër muajve, Ali Ahmeti duheshte të bindë opinion vendorë dhe atë ndërkombëtarë se dalja e partisë së tij nga parlamenti, nuk është punë inatesh, por çështje thelbësore e demokratizimit të këtij shteti.
me teper

VEZËT E QYQES NË FOLE TË SHQIPONJËS

Publicistë ynë i njohur, Iso Rusi, këto ditë botoi një tekst ku mbron qëndrimin se kryesuesit e PDSH-së kundërshtojnë nxjerrjen e ligjit për bashkësitë fetare, jo për të mbrojtur statusin e Bashkësisë Fetare Islame, por për t’i bërë shërbim Kishës Ortodokse Maqedonase dhe partnerit të tyre në koalicionin qeveritarë, partisë së kryeministrit Gruevski - VMRO-DPMNE-së.
me teper
image

Na ishte një shtet

Historia e Maqedonisë së pavarur do ketë mjaft kaptina, të cilat sa do jenë zbavitëse, po aq edhe absurde për lexuesit e ardhshëm. Në të do zë pjesë edhe kaptina për dekadën e fundit të shekullit të kaluar, e cila shenjë njohëse do ketë portretin e kryetarit të parë të këtij shteti - atë të Kiro Gligorovit, i cili gjatë kohës do ta mbajë kokën kthyer nga Beogradi.
me teper
image

Duke e pritur të tretin

Kur në shkurt të vitit 2002, Ali Ahmeti shpalosi idenë e vet për themelimin e një Këshilli Koordinues të partive shqiptare në Maqedoni, në të vërtetë ai dëshmoi se mirë e kishte lexuar kontekstin e ri historik. Se e dinte që grindjet brenda-shqiptare, rëndë do ta dëmtonin realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe demokratizimin e shqiptarëve të këtushëm. Por, me këtë propozim, ai dëshmoi edhe diçka tjetër: sa nuk i njihte kurvat e vjetra partiake të parakonfliktit, e që ishin kripur me privilegjet që i sjell grazhdi i pushtetit.
me teper
first back 11 12 13 14 15 16 17 18 next gjithsej: 175 | shfaqen: 141 - 150