Kim Mehmeti Web: Analiza Aktorë të rinj në shfaqe të vjetër ================================================================================ kadmin on 23 June, 2008 04:15:00 Shqiptarët e Maqedonisë e përfunduan golgotën zgjedhore parlamentare. Tani janë duke i shëruar plagët, zbërthejnë atë që u ndodhi, shpjegojnë se kush ua mbolli farën e keqe në arën politike. Ndërkohë, përcjellin nëpër ekrane televizive parlamentarët e porsazgjedhur, të cilët mbase edhe fare nuk ngjajnë me kandidatët e paradokohshëm, që ishin aq të afërt e të përzemërt me popullin. Gruevski i mposhti shqiptarët ================================================================================ kadmin on 06 June, 2008 10:30:00 Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atë, jo vetëm në bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshëm e turpshëm edhe shqiptarët e Maqedonisë. Kuptohet, atë e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se për Gruevskin, shqiptar i mirë është vetëm ai që e dhunon shqiptarin. Edhe atë, për kohë dhe afat të caktuar. Lumi i derdhur ================================================================================ kadmin on 12 June, 2008 08:20:00 U thanë thuajse të gjitha lidhur me zgjedhjet skandaloze dhe tragjike të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Politikanë e analistë, nga hapësira mbarëshqiptare dhe nga Maqedonia, dënuan dhunën, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se dhuna nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë. E shqiptarët e Maqedonisë i dëgjuan të gjitha. Shëtitësit e zagarëve të mbretit ================================================================================ kadmin on 31 May, 2008 04:35:00 Fushata parazgjedhore në Maqedoni, i afrohet fundit. Mbase këtë fund shqiptarët e Maqedonisë e presin me mall. Dhe ky mall që sa më shpejtë tu kthehet qetësia, të shpëtojnë nga krismat e natës, nga grindjet ndërpartiake, ata i bënë të mos shohin se ndoshta qetësia e rrejshme edhe do u kthehet, por ata do mund të mbeten edhe më tej në duart e diktaturës shumëpartiake, e cila nga gjitha projektet që pati për shqiptarët e këtushëm, suksesshëm e realizoi vetëm atë të kriminalizimit të shoqërisë së tyre. Projekt i cili në këtë fushatë parazgjedhore, kulmoi me atentatin mbi kryetarin e BDI-së, për të cilin, pa hezitim, si porositës të këtij akti makabër, Ali Ahmeti i akuzoi krerët e PDSH-së. Zgjedhjet e fundit parlamentare të këtij lloji në Maqedoni!? ================================================================================ kadmin on 23 May, 2008 10:40:00 Asgjë nuk e shpalos pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë sa fushatat parazgjedhore, fushata kur qartë shihet se shqiptarët janë popull joinstitucional, se pushteti ndaj tyre nuk ka qëndrim të njëjtë si ndaj popullit maqedonas, se shqiptari, të cilin e keqtrajton policia apo ndonjë bashkëkombës i tij i mbështetur nga partia pushtetmbajtëse, nuk ka ku të ankohet. Macet e sotme luanët e së nesërmes ================================================================================ kadmin on 09 May, 2008 08:55:00 Çdonjëri që ka ambicie politike, karrierën e vet e fillon duke iu përkulur popullit, por suksesin vet e matë nëpërmjet rritjes së numrit të atyre që më vonë do i përkulen. Meqenëse numri i atyre që mendojnë s e i do populli është i madh, e popujt asnjëherë nuk janë në numër aq shumë sa t’i votonin të gjithë që duan të jenë të zgjedhurit e tij, nuk është e çuditshme pse në këtë botë ka më shumë njerëz që ecin të përkulur, se sa me shpinën drejtë. Kush ka plumba për të vrarë shqiptarë ================================================================================ kadmin on 14 May, 2008 04:45:00 Shqiptarët e Maqedonisë, fushatën parazgjedhore e nisën thuajse një javë më herët se 10 maji, dita zyrtare e fillimit të saj. Këtë fushatë ata e nisën me krisma nga armë të lehta zjarri, që dëmtuan shtabet parazgjedhore të BDI-së. Posa filloi periudha zyrtare e fushatës parazgjedhore, armët e lehta u zëvendësuan me ato më të rëndat. Kështu që, shtabet zgjedhore të BDI-së, në rrethinën e Tetovës, u sulmuan edhe me topa dore. Mbase të dëshpëruar pse Ali Ahmeti nuk e ndërpriste fushatën parazgjedhore, kundërshtarët e tij vendosën të ndërmerrnin hapin e fundit "demokratik", që ta bindnin se kush sundon me Maqedoninë Perëndimore: organizuan atentat mbi të, që, për fat, kryetari i BDI-së i mbijetoi pa asnjë të gërvishtur. Dhe falë automobilit të tij blinduar, ku nuk mund të depërtonin plumbat, por depërtoi porosia që bartte me vete helmin vëllavrasës. Viza për në atdheun e marrëzisë politike ================================================================================ kadmin on 14 January, 2008 07:35:00 Shqiptarët e kohës së socializmit, të kësaj ane të kufirit dhe ata të mëmëdheut, kishin pasaporta me ngjyrë të njëjtë - të kuq - por me simbole të ndryshme në kopertinë. Pra, asokohe, shqiptarët udhëtonin nëpër botë dhe vizitonin vetveten me pasaporta të njëjta për nga ngjyra, por të ndryshme për nga "përmbajtja" ideologjike. Shqiptarët grinden, Gruevski sundon ================================================================================ kadmin on 30 April, 2008 05:00:00 Nga gjithë llojet e politikanëve, më të bezdisshëm dhe më të pavlerë janë ata që mendojnë se janë të domosdoshëm për popullin e tyre. E politikanët e tillë dominojnë në shoqëritë ku rrugët drejt së ardhmes janë aq të ngatërruara, sa ngado që të shkosh, të duket se ecën përpara dhe nuk e vëren se rrotullohesh në vend, se kthehesh aty nga je nisur. Lot dhe djersë ================================================================================ kadmin on 23 April, 2008 05:00:00 Atë ditë kur njerëzit do bëhen të pandjeshëm ndaj fatit të vetë, kur askush askujt nuk do i besojë, kur nuk do ketë vlerë as ndershmëria, as cilido virtyt boshtor i njerëzimit, pra nga dita kur një popull bëhet i pandjeshëm ndaj asaj se kush ia përcakton fatin dhe kush vendos në emër të tij, kur përfaqësuesit e zgjedhur të populli do i nënshtrohen vetëm frikës dhe interesit personal, fillon edhe degradimi i plotë i një shoqërie