Kim Mehmeti
Fillimi | Analiza

Analiza

first back 11 12 13 14 15 16 17 18 next gjithsej: 175 | shfaqen: 121 - 130
image

Gruevski i mposhti shqiptarët

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atë, jo vetëm në bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshëm e turpshëm edhe shqiptarët e Maqedonisë. Kuptohet, atë e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se për Gruevskin, shqiptar i mirë është vetëm ai që e dhunon shqiptarin. Edhe atë, për kohë dhe afat të caktuar.
me teper
image

Lumi i derdhur

U thanë thuajse të gjitha lidhur me zgjedhjet skandaloze dhe tragjike të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Politikanë e analistë, nga hapësira mbarëshqiptare dhe nga Maqedonia, dënuan dhunën, u treguan shqiptarëve të Maqedonisë se dhuna nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë. E shqiptarët e Maqedonisë i dëgjuan të gjitha.
me teper
image

Shëtitësit e zagarëve të mbretit

Fushata parazgjedhore në Maqedoni, i afrohet fundit. Mbase këtë fund shqiptarët e Maqedonisë e presin me mall. Dhe ky mall që sa më shpejtë tu kthehet qetësia, të shpëtojnë nga krismat e natës, nga grindjet ndërpartiake, ata i bënë të mos shohin se ndoshta qetësia e rrejshme edhe do u kthehet, por ata do mund të mbeten edhe më tej në duart e diktaturës shumëpartiake, e cila nga gjitha projektet që pati për shqiptarët e këtushëm, suksesshëm e realizoi vetëm atë të kriminalizimit të shoqërisë së tyre. Projekt i cili në këtë fushatë parazgjedhore, kulmoi me atentatin mbi kryetarin e BDI-së, për të cilin, pa hezitim, si porositës të këtij akti makabër, Ali Ahmeti i akuzoi krerët e PDSH-së.
me teper
image

Zgjedhjet e fundit parlamentare të këtij lloji në Maqedoni!?

Asgjë nuk e shpalos pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë sa fushatat parazgjedhore, fushata kur qartë shihet se shqiptarët janë popull joinstitucional, se pushteti ndaj tyre nuk ka qëndrim të njëjtë si ndaj popullit maqedonas, se shqiptari, të cilin e keqtrajton policia apo ndonjë bashkëkombës i tij i mbështetur nga partia pushtetmbajtëse, nuk ka ku të ankohet.
me teper
image

Macet e sotme luanët e së nesërmes

Çdonjëri që ka ambicie politike, karrierën e vet e fillon duke iu përkulur popullit, por suksesin vet e matë nëpërmjet rritjes së numrit të atyre që më vonë do i përkulen. Meqenëse numri i atyre që mendojnë s e i do populli është i madh, e popujt asnjëherë nuk janë në numër aq shumë sa t’i votonin të gjithë që duan të jenë të zgjedhurit e tij, nuk është e çuditshme pse në këtë botë ka më shumë njerëz që ecin të përkulur, se sa me shpinën drejtë.
me teper
image

Kush ka plumba për të vrarë shqiptarë

Shqiptarët e Maqedonisë, fushatën parazgjedhore e nisën thuajse një javë më herët se 10 maji, dita zyrtare e fillimit të saj. Këtë fushatë ata e nisën me krisma nga armë të lehta zjarri, që dëmtuan shtabet parazgjedhore të BDI-së. Posa filloi periudha zyrtare e fushatës parazgjedhore, armët e lehta u zëvendësuan me ato më të rëndat. Kështu që, shtabet zgjedhore të BDI-së, në rrethinën e Tetovës, u sulmuan edhe me topa dore. Mbase të dëshpëruar pse Ali Ahmeti nuk e ndërpriste fushatën parazgjedhore, kundërshtarët e tij vendosën të ndërmerrnin hapin e fundit "demokratik", që ta bindnin se kush sundon me Maqedoninë Perëndimore: organizuan atentat mbi të, që, për fat, kryetari i BDI-së i mbijetoi pa asnjë të gërvishtur. Dhe falë automobilit të tij blinduar, ku nuk mund të depërtonin plumbat, por depërtoi porosia që bartte me vete helmin vëllavrasës.
me teper
image

Viza për në atdheun e marrëzisë politike

Shqiptarët e kohës së socializmit, të kësaj ane të kufirit dhe ata të mëmëdheut, kishin pasaporta me ngjyrë të njëjtë - të kuq - por me simbole të ndryshme në kopertinë. Pra, asokohe, shqiptarët udhëtonin nëpër botë dhe vizitonin vetveten me pasaporta të njëjta për nga ngjyra, por të ndryshme për nga "përmbajtja" ideologjike.
me teper
image

Shqiptarët grinden, Gruevski sundon

Nga gjithë llojet e politikanëve, më të bezdisshëm dhe më të pavlerë janë ata që mendojnë se janë të domosdoshëm për popullin e tyre. E politikanët e tillë dominojnë në shoqëritë ku rrugët drejt së ardhmes janë aq të ngatërruara, sa ngado që të shkosh, të duket se ecën përpara dhe nuk e vëren se rrotullohesh në vend, se kthehesh aty nga je nisur.
me teper
image

Lot dhe djersë

Atë ditë kur njerëzit do bëhen të pandjeshëm ndaj fatit të vetë, kur askush askujt nuk do i besojë, kur nuk do ketë vlerë as ndershmëria, as cilido virtyt boshtor i njerëzimit, pra nga dita kur një popull bëhet i pandjeshëm ndaj asaj se kush ia përcakton fatin dhe kush vendos në emër të tij, kur përfaqësuesit e zgjedhur të populli do i nënshtrohen vetëm frikës dhe interesit personal, fillon edhe degradimi i plotë i një shoqërie
me teper
image

Krimbi shumëpartiak

Maqedonia, ku banojnë problemet e shekullit të nëntëmbëdhjetë, që kanë të bëjnë me ruajtjen e bërthamës etnike maqedonase, ka shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mbase kjo ishte zgjidhje e vetme për të dalë nga kriza politike, në të cilën e futi shtetin kryeministri aktual Gruveski. Kjo ishte zgjidhje e vetme edhe për ta rimarr veten elitat e këtushme politike pas shokut që përjetoi Maqedonia nga vetoja greke që pengoi marrjen e ftesës për në NATO.
me teper
first back 11 12 13 14 15 16 17 18 next gjithsej: 175 | shfaqen: 121 - 130