Analiza
Parti të paraburgosura
Nëse politika është perde që fsheh fytyrën e vërtetë të një rendi shoqëror, atëherë tërësia juridike e një shteti është pasqyra ku shihen të gjitha të metat e një shoqërie. Andaj, edhe rendi juridik i një shteti matet me atë se sa ai është nën ndikimin e politikës, sa arrin të mos bëhet qëndismë e perdes politike, e cila fsheh fytyrën e vërtetë të elitave pushtetmbajtëse të një shteti.
KOSOVA KA INTERES GREQINË
Analisti shqiptar Kim Mehmeti vlerëson se Kosova nuk duhet të hyjë në lojën eGreqisë me Maqedoninë. Për t’u bërë pjesë e kësajloje, ai ka thënë se duhet pasur pozicion të qëndrueshëm.“Greqia luan mirë me Maqedoninë, ajo luan si macja me miun. Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje, sepse kur macja luan me miun, duhet të jesh luan që të ndërhysh”, ka thënë Mehmeti të dielën për Express.
Fajtor ështe viktima e jo dhunuesi
Të merresh me analiza politike në shoqërinë shqiptare, do të thotë të të merr malli të shkruash për diçka pozitive. Të jesh shqiptarë i Maqedonisë, e aq më shumë kritik i dukurive negative në këtë shtet , do të thotë vullnetarisht të pranosh që një ditë t’i ngjash “Tersit të Pojanit”, i cili pandërprerë përsërit, keq kjo, e keq ajo. Të shkruash tekste kritike për Maqedoninë, e ato t’i botosh në Tiranë apo Prishtinë, ajo do të thotë me vetë dëshirë të bëhesh “klient” i shërbimeve policore të kryeministrit të Maqedonisë, Gruevskit, të cilat aq mirë të shërbejnë, sa në mos më shumë, je i sigurt se askund nuk do jesh i vetmuar.
Nuk dua të jem pjesë e projektit “Makedonska Knizhevnost
Meqenëse gjatë nënshkrimit të kontratës për botimin e librit tim në kolanën “Letërsia maqedonase”, nuk më informuat se logoja “Makedonska knizhevnost”, si e tillë dhe në alfabetin cirilik, do qëndrojë e shtypur edhe në kopertinat e librave në gjuhën shqipe, ua bëjë me dije se e shpalli të pavlefshme kontratën për botimin e librit tim.
Kur e ndërron tregun, nderrojë dhe shitësit
Legjendën për durimin, si armë të fortë politike, e kanë trilluar politikanët e popujve të vegjël, të cilët duke e vetëzgjedhur durimin si strategji të veprimit politik, kanë mundur ta bëjnë më të lehtë, e ta arsyetojnë, pozitën e vetë të të nënshtruarit. Njësojë si edhe artistët e dobët, që e kanë trilluar legjendën se, deri sa është gjallë, artisti i mirë, jeton në varfëri dhe i papranuar nga të tjerët.
Fundi i demokracisë së cubave të fshatit
Politikat në trevat shqiptare, njësoj si edhe bartësit e tyre ë politikanët ë kanë nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanëve të këtushëm duhen vlerësuar sië vlerësohen ata që një njërën fytyrë bartin mëkatin që kanë në shpirt, e në fytyrën tjetër fjalët e ëmbla në gojë. Duke qenë e udhëhequr nga njerëz të tillë, proceset politike në këto troje, duhet vlerësuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese të tyre: jetëgjatësinë, e cila është proporcionale me kohën gjatë të cilës një grup politikanësh arrin të gënjejë popullin se është përfaqësues i denjë i tij, dhe thellësinë kohore, e cila duhet të jetë e barabartë me mjeshtërinë të fshehësh manipulimet politike që ke bërë.
Të gjithë janë krenarë, s’ka kush të turpërohet
Kultura e një populli është si një det ku derdhen përroskat anësore. Kështu që, deti mbetet det dhe madhështinë e vet e dëshmon me krenarinë e heshtur në thellësitë e veta, e përroskave u lejohet të jenë të zhurmshme, të ushqejnë e ujisin filozofinë gënjeshtare, se pa ujin e tyre, deti do të thahej. Mbase edhe deti ndonjëherë ia ka zili përroskës, dhe do donte të ecte nëpër shtratin e saj, njësoj siç ëndërron përroska të ishte det, të mos merrte tërë atë rrugë të gjatë, vetëm sa të përballej me vogëlsinë e vet, të përballej me thellësitë e detit. Pa dyshim se kjo vlen edhe për shqiptarët e Maqedonisë, për përroskën e tyre që derdhet në detin e kulturës mbarëshqiptare. Si dhe për zhurmën që bënë kjo përroskë, sa herë që përplaset në valët e detit, sa herë që përballet me të vërtetën, se deti nuk do ishte det, sikur atë të mund ta turbullonin ujërat e përroskave, e as përroska nuk do vlente gjë, pa detin e vet, ku derdhet dhe prehet pas udhëtimit të lodhshëm.
Mbledhësit e luleve të vyshkura
ambientin politik të Maqedonisë ka dy mënyra se si mund të bashkëpunosh me atë, që një herë e ke shpallur armik politik: ose t‘ia vësh gjunjët në fyt dhe mos ta lësh të ketë zgjidhje tjetër përpos të të pranojë si partner të barabartë, ose ai të të bëjë të njëjtën, e të të detyrojë t‘i nënshtrohesh e të bëhesh i dëgjueshmi i tij. Rrugë të mesme nuk ka. Ndoshta edhe ka, por ajo rrugë me siguri nuk të çon më larg se deri te ngatërresat edhe më të mëdha me armikun politik dhe në humnerën e degradimin e të gjitha parimeve që ke.
Të ndarë s’ke ku e çon - të tërë s’ke si e mbron
Maqedonia është si prodhim i konservuar dhe i ndjeshëm nga ndryshimet e paparashikueshme të temperaturave politike të Ballkanit, e që duhet ruajtur në frigorifer. Dhe që nga mëvetësimi i tij, ky shtet ndodhet i ngrirë në frigoriferin e bashkësisë ndërkombëtare. Veçanërisht në atë të administratës amerikane, e cila bënë çmos që frigoriferi të mos mbetet pa rrymë elektrike, që "prodhimi" të mos shkrihet, të mos derdhet e të lagë, ta çojë drejt kalbjes, tërë këtë pjesë të Ballkanit.
Aktorë të rinj në shfaqe të vjetër
Shqiptarët e Maqedonisë e përfunduan golgotën zgjedhore parlamentare. Tani janë duke i shëruar plagët, zbërthejnë atë që u ndodhi, shpjegojnë se kush ua mbolli farën e keqe në arën politike. Ndërkohë, përcjellin nëpër ekrane televizive parlamentarët e porsazgjedhur, të cilët mbase edhe fare nuk ngjajnë me kandidatët e paradokohshëm, që ishin aq të afërt e të përzemërt me popullin.
KIM MEHMETI ne FACEBOOK
- A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
- Ju dhurojm Libra falas online në pfd format
- Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO
- Kim Mehmeti në Top Channel "E diell"
- Djaloshi që mblidhte pendë
o ti matosh po ti pis tu kake ...
Deja-vu nga partite shqiptare,gjithmone para votimeve bahen gjoja si ma te ashper perballe maqedonve e pase votimeve harrojne qka kane fole ma heret edhe ja ...
a je mir qysh je qyhs op kaloni te Oda e burrave hehehe klm e kini ju deshiroj caste te kendshme :d (L)
me pelqejne shume keto shkrime, te lumte
Intervista shume interesante dhe e nevojshme per te gjith ne Shqipetaret, i admiroj Shqipetaret e Maqedonise dhe shoh se kane nje botkuptim dhe intelekt me ...





