Analiza
Kalendari i vetëmashtrimit
Kalendari thuajse dydekadësh i demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, është përplot me data që shënojnë lindje-shuarjet e partive shqiptare. Nga dy, sa kishin në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, ata tani kanë me dhjetëra, kanë aq shumë sa rrallë kush i kujton emrat a tyre, e jomë të liderëve që i themeluan dhe u harruan së bashku me to.
Lartësia e përmendoreve dhe shkurtpamësia politike
Flitet se së shpejti, në qendër të Shkupit, do vendoset një shtatore e Aleksandërit të Madh, e lartë 30 metra. Thuhet se për këtë monument ekziston një planë i fshehtë qeveritarë dhe se shtatorja e heroit antik, të hipur mbi kalë, është në përfundim e sipër. Sipas disa burimeve jozyrtare, kjo përmendore do jetë më e lartë se gjitha godinat përreth dhe më madhështore se gjitha të ngjashmet në Ballkan.
Deri sa ka dhen, do ketë kush i qethë
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur Nikolla Gruevski shkeli mbi vullnetin shumicë politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në koalicionin qeveritarë mori PDSH-në që nuk i kishte fituar zgjedhjet, shqiptarët e këtushëm bënë çmos që të dëshmojnë se një gjë të tillë nuk do ia lejojnë askujt. Andaj edhe qëndruan besnikërisht pas Ali Ahmetit, duke thënë hapur se BDI-ja kishte fituar zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se ajo ishte përfaqësuesi i tyre legjitim.
Muskujt prej silikoni
Fuqia politike është e ngjashme me paratë: te mençurinë e ndihmon të bëjë vepra të mira për veten e të tjerët, e budallanë e çon të merr në qaf vetveten dhe të tjerët. Nga ky këndvështrim duhet analizuar edhe politika e kryeministrit aktual maqedonas Nikolla Gruevski, i cili Maqedoninë thuajse e ka shndërruar në pronë të partisë së tij, VMRO-DPMNE-së. Pas zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të para disa ditëve, përpos shumicës absolute parlamentare që kishte deri tani, Gruevski do ketë edhe presidentin e shtetit si kukull të tij, edhe kryebashkiakun e Shkupit si kipcin e vet, si edhe 35 figura nga dylli si prefektë komunash. Kështu që me të drejt tani ka filluar debati: cila do jetë pozita e mëtejme e BDI-së shqiptare në koalicionit qeveritarë me një VMRO-DPMNE kaq të fortë. Pra, cila do jetë pozita e subjekteve politike shqiptare, kur shikuar nga aspekti kushtetues e juridik, Gruevski mund ato të mos i përfill fare. Apo te veproje ashtu siç vepron edhe tani: partitë shqiptare t’i konsiderojë aq të rëndësishme, sa edhe sekretareshën e kabinetit të tij.
Shteti i tre kantoneve
Ajo që nuk ka nevojë për njohuri të veçanta, për çka nuk duhet të bësh hulumtime dhe të mbledhësh informata të shumta, ajo që shihet edhe pa syzat e ndonjë eksperti policorë, ka të bëjë me të vërtetën se policia maqedonase i kontrollon shqiptarët, por shqiptarët nuk kanë asnjë kontroll mbi të. Pra, shqiptarët e Maqedonisë ende janë popull i cili i është lënë në duar të policisë, se kur bëhet fjalë për shqiptarët, policia ka duar të lira të veproj ashtu si e vlerësojnë ata që ende mendojnë se shqiptari i sotëm i këtushëm, është ai sharrëxhiu i dikurshëm, i cili duheshe të përshëndet edhe shtyllat elektrike ky kishte pshurrur zagari i ndonjë mbreti serb.
Tetëmbëdhjetë vite pritje
Tetëmbëdhjetë vite me radhë, shqiptarët e Shqipërisë e jetojnë dritë-terrin e tyre, mungesën e rrymës elektrike, si dhe grindjet e pafundme mes politikanëve të atjeshëm, e të cilët shijojnë privilegjet politike, por jo edhe përgjegjësinë për atë që bëjnë. Gjatë tri dekadave të shkuara, shqiptarët e Kosovës, i kaluan thuajse të gjitha rrathët e ferrit, që të arrijnë aty ku ndodhen sot – të kenë shtet të pavarur, të qeverisur nga tri struktura paralele “qeveritare” (UNMIK, EULEX dhe qeverinë vendase).
Si hartë e shkarravitur
Në këtë botë, prej se ajo ekziston, gjithmonë ndodh e njëjta: dikush humb, e dikush fiton. Pra, prej se ekziston kjo botë, dikush e vajton humbjen, e dikush e feston fitoren. Ata që kanë të drejtë ta shijojnë humbjen, e thuajse kurrë nuk marrin pjesë në kremtet fitimtare, quhen popuj.
Si popull pa atdhe
Gjuha, kultura dhe tradita, janë atdheu më i sigurt të cilin ka një popull. Një popull nuk mbetet pa atdhe atëherë kur ia pushtojnë territorin që ka, sepse atë herëdo - kurdo mund ta çlirojë, por mbetet pa atdhe atëherë kur ia pamundësojnë të flet në gjuhën amtare, kur ia degradojnë kulturën, kur ia deformojnë traditën, kur identitetin etnik ia shartojnë me filiza të llojit tjetër.
Galeria e portreteve të njollosur
Ambienti politik, kulturor, mediatik i shqiptarëve të Maqedonisë, i ngjan një pështymoreje të madhe. Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është një galeri e personaliteteve publike, ku nuk mund të gjesh asnjë portret të panjollosur, asnjë kornizë të pa shkarravitur me vlerësime negative nga më të skajshmet.
Parti të paraburgosura
Nëse politika është perde që fsheh fytyrën e vërtetë të një rendi shoqëror, atëherë tërësia juridike e një shteti është pasqyra ku shihen të gjitha të metat e një shoqërie. Andaj, edhe rendi juridik i një shteti matet me atë se sa ai është nën ndikimin e politikës, sa arrin të mos bëhet qëndismë e perdes politike, e cila fsheh fytyrën e vërtetë të elitave pushtetmbajtëse të një shteti.
KIM MEHMETI ne FACEBOOK
- A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
- Ju dhurojm Libra falas online në pfd format
- Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO
- Kim Mehmeti në Top Channel "E diell"
- Djaloshi që mblidhte pendë
o ti matosh po ti pis tu kake ...
Deja-vu nga partite shqiptare,gjithmone para votimeve bahen gjoja si ma te ashper perballe maqedonve e pase votimeve harrojne qka kane fole ma heret edhe ja ...
a je mir qysh je qyhs op kaloni te Oda e burrave hehehe klm e kini ju deshiroj caste te kendshme :d (L)
me pelqejne shume keto shkrime, te lumte
Intervista shume interesante dhe e nevojshme per te gjith ne Shqipetaret, i admiroj Shqipetaret e Maqedonise dhe shoh se kane nje botkuptim dhe intelekt me ...




