Kim Mehmeti Web
Sot ë shtë në sprovë boshti kurrizor shqiptar
						<content type="html"> Ekzistojnë kohë kur edhe njeriu i fjalës publike përnjëherë e dëshiron heshtjen. Heshtjen, nga ato më trishtueset, e cila ngërthen në vetvete sasinë e papërballueshme të dhembjes, e cila ngulfat fjalët që nuk janë thënë kur është dashur të thuhen, si dhe mendimet që tani nuk ia vlen të shpalosen, sepse mund të jehojnë si tinguj qëllimkëqij që tentojnë të realizojnë atë më degraduesen që mund ta bëjë individi: nga tragjedia biblike dhe dhembja kolosale jona t’i ndërtojë përmendore vetvetes së muruar nga zbrazëtia e fjalëve. </content>
Kalendari i vetëmashtrimit
						<content type="html">Kalendari thuajse dydekadësh i demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, është përplot me data që shënojnë lindje-shuarjet e partive shqiptare. Nga dy, sa kishin në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të shkuar, ata tani kanë me dhjetëra, kanë aq shumë sa rrallë kush i kujton emrat a tyre, e jomë të liderëve që i themeluan dhe u harruan së bashku me to. </content>
Lartësia e përmendoreve dhe shkurtpamësia politike
						<content type="html"> Flitet se së shpejti, në qendër të Shkupit, do vendoset një shtatore e Aleksandërit të Madh, e lartë 30 metra. Thuhet se për këtë monument ekziston një planë i fshehtë qeveritarë dhe se shtatorja e heroit antik, të hipur mbi kalë, është në përfundim e sipër. Sipas disa burimeve jozyrtare, kjo përmendore do jetë më e lartë se gjitha godinat përreth dhe më madhështore se gjitha të ngjashmet në Ballkan.</content>
Deri sa ka dhen, do ketë kush i qethë
						<content type="html">Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur Nikolla Gruevski shkeli mbi vullnetin shumicë politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në koalicionin qeveritarë mori PDSH-në që nuk i kishte fituar zgjedhjet, shqiptarët e këtushëm bënë çmos që të dëshmojnë se një gjë të tillë nuk do ia lejojnë askujt. Andaj edhe qëndruan besnikërisht pas Ali Ahmetit, duke thënë hapur se BDI-ja kishte fituar zgjedhjet e atëhershme parlamentare dhe se ajo ishte përfaqësuesi i tyre legjitim.</content>
Muskujt prej silikoni
						<content type="html">  Fuqia politike është e ngjashme me paratë: te mençurinë e ndihmon të bëjë vepra të mira për veten e të tjerët, e budallanë e çon të merr në qaf vetveten dhe të tjerët. Nga ky këndvështrim duhet analizuar edhe politika e kryeministrit aktual maqedonas Nikolla Gruevski, i cili Maqedoninë thuajse e ka shndërruar në pronë të partisë së tij, VMRO-DPMNE-së. Pas zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të para disa ditëve, përpos shumicës absolute parlamentare që kishte deri tani, Gruevski do ketë edhe presidentin e shtetit si kukull të tij, edhe kryebashkiakun e Shkupit si kipcin e vet, si edhe 35 figura nga dylli si prefektë komunash. Kështu që me të drejt tani ka filluar debati: cila do jetë pozita e mëtejme e BDI-së shqiptare në koalicionit qeveritarë me një VMRO-DPMNE kaq të fortë. Pra, cila do jetë pozita e subjekteve politike shqiptare, kur shikuar nga aspekti kushtetues e juridik, Gruevski mund ato të mos i përfill fare. Apo te veproje ashtu siç vepron edhe tani: partitë shqiptare t’i konsiderojë aq të rëndësishme, sa edhe sekretareshën e kabinetit të tij. </content>
Shteti i tre kantoneve
						<content type="html">Ajo që nuk ka nevojë për njohuri të veçanta, për çka nuk duhet të bësh hulumtime dhe të mbledhësh informata të shumta, ajo që shihet edhe pa syzat e ndonjë eksperti policorë, ka të bëjë me të vërtetën se policia maqedonase i kontrollon shqiptarët, por shqiptarët nuk kanë asnjë kontroll mbi të. Pra, shqiptarët e Maqedonisë ende janë popull i cili i është lënë në duar të policisë, se kur bëhet fjalë për shqiptarët, policia ka duar të lira të veproj ashtu si e vlerësojnë ata  që ende mendojnë se shqiptari i sotëm i këtushëm, është ai sharrëxhiu i dikurshëm, i cili duheshe të përshëndet edhe shtyllat elektrike ky kishte pshurrur zagari i ndonjë mbreti serb. </content>
Tetëmbëdhjetë vite pritje
						<content type="html">Tetëmbëdhjetë vite me radhë, shqiptarët e Shqipërisë e jetojnë dritë-terrin e tyre, mungesën e rrymës elektrike, si dhe grindjet e pafundme mes politikanëve të atjeshëm, e të cilët shijojnë privilegjet politike, por jo edhe përgjegjësinë për atë që bëjnë. Gjatë tri dekadave të shkuara, shqiptarët e Kosovës, i kaluan thuajse të gjitha rrathët e ferrit, që të arrijnë aty ku ndodhen sot – të kenë shtet të pavarur, të qeverisur nga tri struktura paralele “qeveritare” (UNMIK, EULEX dhe qeverinë vendase). </content>
Si hartë e shkarravitur
						<content type="html">Në këtë botë, prej se ajo ekziston, gjithmonë ndodh e njëjta: dikush humb, e dikush fiton. Pra, prej se ekziston kjo botë, dikush e vajton humbjen, e dikush e feston fitoren. Ata që kanë të drejtë ta shijojnë humbjen, e thuajse kurrë nuk marrin pjesë në kremtet fitimtare, quhen popuj. </content>
Si popull pa atdhe
						<content type="html">Gjuha, kultura dhe tradita, janë atdheu më i sigurt të cilin ka një popull. Një popull nuk mbetet pa atdhe atëherë kur ia pushtojnë territorin që ka, sepse atë herëdo - kurdo mund ta çlirojë, por mbetet pa atdhe atëherë kur ia pamundësojnë të flet në gjuhën amtare, kur ia degradojnë kulturën, kur ia deformojnë traditën, kur identitetin etnik ia shartojnë me filiza të llojit tjetër.</content>
Galeria e portreteve të njollosur
						<content type="html">Ambienti politik, kulturor, mediatik i shqiptarëve të Maqedonisë, i ngjan një pështymoreje të madhe. Shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është një galeri e personaliteteve publike, ku nuk mund të gjesh asnjë portret të panjollosur, asnjë kornizë të pa shkarravitur me vlerësime negative nga më të skajshmet. </content>