Analiza
Maska shumëngjyrëshe për fytyra të ngjyrosura
Shqiptarëve të Maqedonisë u mungon shumëçka, por jo edhe jeta e begatë politike. Ata kanë fatin të përjetojnë furishëm më shumë fushata parazgjedhore dhe zgjedhje sesa bashkëkombësit e tyre në Kosovë e Shqipëri. Apo thënë ndryshe, cirqet e mitingjeve partiake për shqiptarët e Maqedonisë janë më të shpeshta: posa përfundojnë fushatat parazgjedhore të këtushme ku ata ushqehen me premtimet e kryesuesve të vet partiak, u vjen radha atyre në Shqipëri dhe Kosovë. Madje, mund të thuhet, se zgjedhjet në Prishtinë e Tiranë, për shqiptarët e këtushëm kanë po të njëjtën peshë sa edhe ato që mbahen në shtetin ku ata jetojnë.
Pusi s'zbrazet me një kovë por mbushet e thahet nga hedhurinat
Rëndomë, kur kryeministri i një shteti laik ndërton kisha në vend të shkollave, spitaleve e fabrikave, atëherë ose bëhet fjalë për besimtar i cili e keqpërdor politikën për ta forcuar bashkësinë fetare të cilës i takon, ose është politikanë i cili e keqpërdorë religjionin për të fshehur paaftësitë e veta të një pushtetari. Por, Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski nuk është as keqpërdorues i politikës, as manipulues me religjionin: ai është vetëm një avdall politik, i cili nuk e ka kuptuar se aftësitë e një kryeministri të një shteti laik, nuk maten nëpërmjet numrit të kishave që ka ndërtuara, as nëpërmjet rrugës nëpër të cilën i çon qytetarët e shtetit të vet në parajsë, por vetëm nëpërmjet asaj sa u ka siguruar atyre jetë të rehatshme në këtë botë.
Vendet ku festojnë partitë dhe ku qanë populli
Gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, shqiptarët e Maqedonisë protestonin te sheshi i Tetovës, aty ku partitë shqiptare i kremtonin fitoret e tyre. Asokohe sheshi i Shkupit ishte pronë e atyre që veten e quajnë maqedonas etnik dhe kryeqendra e Maqedonisë ende nuk ishte mësuar t’i shoh shqiptarët të mbledhur grumbull. Në të vërtetë, Maqedonia e atyre viteve posa kishte dalë nga bindja politike se aty ku janë mbledhur më shumë se tre shqiptarë, përgatitet ndonjë veprim i rrezikshëm irredentist kundër shtetit.
Gjyshërit dhe nipat e tyre
Popujt e Ballkanit kanë një tipare të përbashkët: nëse donë t’i lavdërosh, e t’i bësh të ndjehen mirë, nuk duhet t’u thuash sa të mirë janë ata me të cilët bisedon, por sa trima dhe sa bujarë kanë qenë gjyshërit e tyre të dikurshëm. Andaj ata nuk ofendohen gjithaq nëse u thua se gjeneratat e sotme nuk vlejnë gjë, se janë një turmë pa portet të qartë kolektiv, se përpos të së kaluarës së lavdishme, nuk kanë asnjë vlerë me të cilën mund ta identifikosh të sotmen e tyre, por ata lëndohen lehtë nëse ua zhvlerëson të kaluarën, nëse ua shanë rrënjët nga është rritur filizi i tyre që sot është bërë degë etnike.
Si tatuazh në asfalt
Shqiptarët, si edhe gjithë popujt e kësaj bote, gjithmonë kanë ndërtuar rrugë. Ata e kanë ditur se rrugët janë damarët e tokës, se ato kalojnë nëpër qytete e fshatra, se ato ndërlidhin vendbanimet që janë si shumë zemra nga rrjedhë gjaku që e freskon trupin gjeografik të një etnie. Por, nëse i shikoni vëmendshëm rrugët që gjatë shekujve kanë ndërtuar shqiptarët, do vëreni se ato kanë pikënisje, por nuk janë të ndërlidhura mes veti, fillojnë diku, e keni bindjen se nuk të çojnë më larg se aty nga je nisur
Brenda nxehtë – jashtë frynë era
Maqedonia e sotme ndodhet në hendekun që ndanë dilemat si do veprojnë shqiptarët e këtushëm nëse edhe më tej zvarritet anëtarësimi i saj në NATO dhe hamendësimeve pse i nevojiten asaj katër helikopterët rusë të blerë kohë më parë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe pse në shikim të parë duket se këto dy dilema nuk kanë lidhje mes veti, nëse gërryen më thellë, do e kuptosh se shqiptarët e Maqedonisë do duhet ta përcaktojnë veprimtarinë e tyre të ardhshme politike varësisht nga ajo sa ata kanë ndikim në politikën e jashtme të shtetit ku jetojnë dhe sa ato i përfill pushteti aktual kur sjellë vendime të ngjashme me blerjen e katër helikopterëve të vlerësuar si nga më të përsosurit për luftë guerile dhe veprimtari antiterroriste, e që nuk i kanë as shtetet më të zhvilluara.
Marrëveshja për të mos u marr vesh
Andaj, kur flitet për marrëveshjet shqiptaro-maqedonase, duhet të thuhet një e vërtetë: ato janë asgjësuar dhe kanë humbur kuptimin e tyre jo pse pala maqedonase ishte aq e guximshme sa të mos i përfillë ato, por pse pala shqiptare ishte aq inferiore dhe aq e pa shkathët, sa nuk dinte si ato t’i zbatojë.
Dy veta në një
Është e pahijshme, është edhe e turpshme, që dy dekada me radhë t’i harxhosh duke dënesur e duke u ankuar se je i dëmtuar, duke kërkuar të drejta kolektive në një shtet virtual siç është Maqedonia. Është poshtëruese që si pjesë e popullit që ka dy shtete pas shpine, të mos ia dalësh të faktorizohesh në një shtet ku në shumicë është një popull, të cilit, njëri nuk ia njeh gjuhën, tjetri emrin, i treti kishën e ai vetë ende nuk e ka kompletuar certifikatën e lindjes dhe nuk i njeh prindërit e vet.
Mos e lagni shiun?!
Se shqiptarët e Maqedonisë ende nuk kanë bërthamën minimale të opinionit kritik, u pa shumë qartë gjatë ngjarjeve që ndodhën viteve të fundit, siç ishte rrahja e studentëve nga truprojat e prijësve partiak të PDSH-së, e kur nuk reaguan as studentët as profesorët.
Rreziku nga maunat pa frena
Shoqëritë ku gazetaria është gojë e politikës ditore e gazetarët janë argatë të pushtetmbajtësve, janë shoqëri ku është zhdukur kufiri që ndanë të vërtetat që karakterizojnë gazetarin nga gënjeshtrat që janë shenjë njohëse e politikës. Dhe në ato shoqëri gazetaria është në kthetrat e politikës dhe është mjegull që pengon popullin të sheh nga ecin hijet e politikanëve.
KIM MEHMETI ne FACEBOOK
- A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria?
- Ju dhurojm Libra falas online në pfd format
- Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO
- Kim Mehmeti në Top Channel "E diell"
- Djaloshi që mblidhte pendë
o ti matosh po ti pis tu kake ...
Deja-vu nga partite shqiptare,gjithmone para votimeve bahen gjoja si ma te ashper perballe maqedonve e pase votimeve harrojne qka kane fole ma heret edhe ja ...
a je mir qysh je qyhs op kaloni te Oda e burrave hehehe klm e kini ju deshiroj caste te kendshme :d (L)
me pelqejne shume keto shkrime, te lumte
Intervista shume interesante dhe e nevojshme per te gjith ne Shqipetaret, i admiroj Shqipetaret e Maqedonise dhe shoh se kane nje botkuptim dhe intelekt me ...




