Fillimi | Analiza | Fundi i demokracisë së cubave të fshatit

Fundi i demokracisë së cubave të fshatit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Politikat në trevat shqiptare, njësoj si edhe bartësit e tyre ë politikanët ë kanë nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanëve të këtushëm duhen vlerësuar sië vlerësohen ata që një njërën fytyrë bartin mëkatin që kanë në shpirt, e në fytyrën tjetër fjalët e ëmbla në gojë. Duke qenë e udhëhequr nga njerëz të tillë, proceset politike në këto troje, duhet vlerësuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese të tyre: jetëgjatësinë, e cila është proporcionale me kohën gjatë të cilës një grup politikanësh arrin të gënjejë popullin se është përfaqësues i denjë i tij, dhe thellësinë kohore, e cila duhet të jetë e barabartë me mjeshtërinë të fshehësh manipulimet politike që ke bërë.

 Shkruan: Kim MEHMETI

Politikat në trevat shqiptare, njësoj si edhe bartësit e tyre ë politikanët ë kanë nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanëve të këtushëm duhen vlerësuar sië vlerësohen ata që një njërën fytyrë bartin mëkatin që kanë në shpirt, e në fytyrën tjetër fjalët e ëmbla në gojë. Duke qenë e udhëhequr nga njerëz të tillë, proceset politike në këto troje, duhet vlerësuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese të tyre: jetëgjatësinë, e cila është proporcionale me kohën gjatë të cilës një grup politikanësh arrin të gënjejë popullin se është përfaqësues i denjë i tij, dhe thellësinë kohore, e cila duhet të jetë e barabartë me mjeshtërinë të fshehësh manipulimet politike që ke bërë. Shikuar nga ky këndvështrim, përplasjet në partinë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni - PDSH-në, mund të vlerësohen edhe si fund i një procesit të demokratizimit të shoqërisë së shqiptarëve të këtushëm, demokratizim sipas parimit të mos pyesësh sa votues ka fshati, dhe sa nga ata kanë simpati ndaj partisë që përfaqëson, por sa vota mund tëi hedhë në kutinë e votimit cubi i fshatit. Por, ndasitë në PDSH mund të kenë edhe fytyrën e dytë të vet, atë të fillimit të një manipulimi të ri me shqiptarët e këtushëm, i cli duhet tëua zgjatë jetën politike atyre që etabluan cubninë demokratike, atyre që tani duan mëkatin e vjetër ta mbulojnë me emblemë të re partiake.


Do ishte mirë për shqiptarët e Maqedonisë nëse ndasitë e ditëve të fundit në PDSH do shënonin përfundimin e periudhës ëxhaferianeë të veprimit partiak, periudhë e cila shenjë njohëse do ketë principin ushtarak, se ardhja në pushtet i arsyeton të gjitha mjetet e përdorura. Pra, se për të ardhur në pushtet, të lejohet ta flijosh edhe më të shenjtën e një demokracie ë votën e lirë. Por kuptohet, vetëm Arbër Xhaferi kishte aftësi që këtë veprim partiak ta shiste si veprim ëatdhetarë, sepse vetëm ai kishte mentorë mediatik dhe politik në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët e ndihmonin që mëkatin në shpirt ta mbulonte me fjalët e ëmbla atdhetare në gojë. Pas shkuarjes së tij nga kreu partiak, mëkati mbeti i pambuluar, e mëkatarët duhej të përballeshin me bëmat e veta, për të cilat mbuluesi i tyre ishte kthyer në Prishtinë, ku vazhdon të pijë kafen e mëngjesit me qetësinë e njeriut, i cili pretendonte të bëhej ëbabaë i kombit, por nuk arriti më larg se sa PDSH-në e tij ta bënte degë të dëgjueshme të VMRO-DPMNE-së maqedonase.


Duke u nisur nga ajo se Imer Selmanit - i cili i pari braktisi anijen e PDSH-së - do mbahet mend edhe si i pari kryetar i një komune (Komunës Saraj në afërsi të Shkupit), që e sundonte i ndihmuar edhe nga kallashnikovët e të ashtuquajturit Grupi i Kondovës, pra duke matur veprimin e deritanishëm partiak të ësulejmanëveë dhe ëmatoshave e baloshaveë që tani i bashkëngjiten ikanakut të parë, njeriu mund të sjellë edhe përfundim të gabuar se e tëra do përfundojë ashtu sië kanë marrë fund edhe disa përëarje të deritanishme të partive të këtushme shqiptare: nga nëna rrugaëe, të lindë fëmijë bastard. Apo, e tëra tëi ngjajë një oferte të tretë politike për shqiptarët e këtushëm, e cila ata nuk do i ëojë më larg se në oborrin e manipulimeve të Kryeministrit aktual të Maqedonisë, Gruevskit. Aq më shumë kur Imer Selmanit i bashkëngjiten të ngjashmit si ai, pra deputetë dhe aktivistë të PDSH-së, të cilëve kjo parti ua mundësoi të bëhen ministra, të përfitojnë sa më shumë për vetveten, duke ua ringjallur bindjen se me të vërtetë janë vlera kombëtare. Pra, i bashkëngjiten aktivistë të cilëve u nevojitej më shumë se një dekadë, që të kuptonin se dhuna nuk është element i demokracisë.

Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, për këtë shtet i cili me shumëëka i ngjan një shkolle për trajnim të politikanëve të papjekur, ëdo gjë është e mundur. Pra, nuk është i pamundur as realizimi i spekulimit se partisë së ardhshme të Imer Selmanit, më vonë do i bashkëngjitet edhe pjesa tjetër e PDSH-së, me ëka do arrihet efekti i dyfishtë: të bëhet ndryshim i pahetueshëm i kreut partiak dhe PDSH-ja e vjetër të vishet me petkun e ri. Andaj si do që ta kthesh, del se përëarjet në PDSH janë të nxitura nga partia ëamëë e saj ë VMRO-DPMNE-ja. Me ëka Gruevski, si boksier i dikurshëm, donë që me një goditje të nokautojë edhe BDI-në edhe PDSH-në. Sepse me përëarjet në PDSH, Gruevskit i hapet rruga të përfshijë në koalicionin qeveritar miqtë e vjetër të kësaj partie, që u prinë miku i tij i dashur, Imer Selmani. Miku i Gruevskit për të cilin thuhet se VMRO-DPMN-ja i ka borxhe të mëdha, se është një ndër financuesit e fushatës parazgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Pra, Gruevskit i hapen rrugët që në koalicionin qeveritar të ketë BDI-në e Ali Ahmetit dhe partinë e ardhshme të Imer Selmanit. Me ëka do ketë më shumë shqiptarë në pushtet, por shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do mbeten pa shtet.


Cilat do qofshin arsyet që nxitën përëarjet në PDSH, mbetet e vërteta se ndasitë në këtë parti edhe më shumë e dendësojnë mjegullën politike te shqiptarët e këtushëm. Mbase kjo mjegull atyre nuk u lejon të shohin se partitë e tyre kanë edhe plane afatshkurta edhe afatgjata dhe se këto plane gërshetohen në një pikë: sa më shpejtë dhe pa asnjë kusht të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar dhe përjetësisht të jenë pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Mes këtyre dy planeve partiake, mbetet iluzioni i shqiptarëve të këtushëm se me të vërtetë kanë parti me vizion të qartë politik për të ardhmen e tyre në këtë shtet. Sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin parti me vizion të qartë politik, nuk do ndodhte absurdi me të cilin sot ata përballen: që vullneti i tyre politik të varet nga aftësitë manipuluese të Kryeministrit Nikolla Gruevski. Pra, nuk do ndodhte absurdi që, edhe si shtyllë pa të cilën Maqedonia nuk do mund të qëndrojë në këmbë, qeveria e këtij shteti, edhe pas një viti të plotë, të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Apo, kjo qeveri të trillojë ligje dhe lloj-lloj taksash për Sigurim Personal, vetëm që të pengojë qarkullimin e lirë të shqiptarëve, të cilët nga të gjitha anët kufizohen me vetveten, por janë qytetarë të pesë shteteve të Ballkanit.


Politikat shqiptare në këto troje kanë nga dy fytyra. Njësoj si edhe shumica nga ata që janë vënë në mbrojtje të shqiptarisë. Mbase edhe e keqja më e madhe nuk ka të bëjë me dyfytyrësinë e disa politikanëve shqiptarë, sa me pamundësinë të dish se kur ua pështynë fytyrën që bart mëkatin e tyre në shpirt, e kur atë që ka gojën përplot fjalë të ëmbla. Të paaftë të zbulojnë këtë, shqiptarët filluan të bëhen të pandjeshëm ndaj përplasjeve brendapartiake. Kjo pandjeshmëri është më e dukshme te shqiptarët e Maqedonisë. Mbase kjo ndodh nga shkaku se shqiptarët e këtushëm, assesi nuk ia dalin ta kuptojnë se intrigat politike kanë atdhe naivitetin e popullit, se politikan i mirë është vetëm ai që tregon kujdes ndaj atyre që i takon derisa ngjitet lartësive të pushtetit, i vetëdijshëm se të njëjtit do i takojë edhe gjatë zbritjes teposhtë. Ndoshta kjo edhe mund tëu falet shqiptarëve të Maqedonisë, sepse në të kaluarën ata kurrë nuk patën mundësi të vendosin për fatin e tyre. Por, edhe si të tillë, në ndërkohë, ata kishin mundësi ta mësonin urtësinë se të gjunjëzuarin nuk e shohin ata që qëndrojnë në këmbë. Me ëka edhe partitë e këtushme shqiptare do e kuptonin pse jetëgjatësia e tyre është proporcionale me lojërat politike që ua bëjnë pushtetmbajtësit e etnitetit maqedonas. Pra, partitë e shqiptarëve të Maqedonisë do e kuptonin se faktor politik mund të bëhesh vetëm nëse bindshëm qëndron në këmbët tua dhe nëse mund të ecësh përpara pa patericat e ëgruevskaveë të ndryshëm.

Shkarko shtojcën Shkarko shtojcën >> Kim_Mehmeti__003_553485618.jpg

Komente (4 dërguar):

lirim isahi më 06 November, 2008 02:02:40
avatar
plotesisht pajtohem me pikepamjet dhe qendrimet e shprehura ne kete analize.Kjo analize konstaton situaten ,jep diagnoze te sakte per te.Do te ishte e dobishme te shqyrtoheshin kahjet eventuale te zgjidhjes se problemit.
nefail spahiu më 04 January, 2009 01:58:37
avatar
Mikut t'im te dashur e shume te cmuar,Kim Mehmenti njedreit i uroj Cmimin e fundit "Rexhai Surroi". urime te siqerta per suksese te metejme kolosal ne aktivitetet e tijaa te shumta kombetare e eletrare.Deshiroj qe mendja e tij "femer"ti pjelle edhe shume vepraa dhe aanaliza te thuktaper statusin aktual te shqiptareve ne Maqeodni,Kosove ,Sqhiperi dhe mbarre trojet shqiptare.Plotesisht pajtohem me te gjitha pikpaamjet,bindjet dhe qendrimet te shprehura nga ana e tij,e te mos flasim per vlerat kolosale letrare te tij,qe ate e kategorizojne si njeri prej emrave me ne ze ne letrat aktuale shqipe dhe ne gjuhe te tjere tek ne e megjere.Te fala nga shoku dhe miku yt NEFAILI NGA DIBRA E MAADHE
v. halili më 01 March, 2009 08:17:28
avatar
Asht shum, e kot zotni KIM MEHMETI, te shkruani per ne ,Pasi frigohem se vlen parimi juaj ,kur thoni se : Nuk asht tragjike kur nji popull ke poletikan te kqi ,e keqja asht kur kta poletikan arrisin ta ken shtetin edhe popullin.
Tymnaceme më 19 February, 2011 05:56:29
avatar
hi, new to the site, thanks.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.83
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next