Fillimi | Analiza | Shitësit dhe blerësit e kohës

Shitësit dhe blerësit e kohës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shkallët politike, nëpër të cilat ecin shqiptarët e Maqedonisë, kanë formën e spirales së paskajshme që i rrotullon rreth një boshti të njëjtë. Rreth atij që ka të bëjë me pretendimet, të cilat njëherë e përgjithmonë të shkëputen nga kërkesat e të drejtave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e qenies së tyre kombëtare, e të merren me probleme që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre ekonomike. Pra, shkallët që simbolizojnë ngjitjen, përvojën, kalimin nga një lartësi në tjetrën, për shqiptarët e Maqedonisë kanë domethënien e rrotullimit thuajse në vend.

Shkruan: Kim Mehmeti

Shkallët politike, nëpër të cilat ecin shqiptarët e Maqedonisë, kanë formën e spirales së paskajshme që i rrotullon rreth një boshti të njëjtë. Rreth atij që ka të bëjë me pretendimet, të cilat njëherë e përgjithmonë të shkëputen nga kërkesat e të drejtave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e qenies së tyre kombëtare, e të merren me probleme që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre ekonomike. Pra, shkallët që simbolizojnë ngjitjen, përvojën, kalimin nga një lartësi në tjetrën, për shqiptarët e Maqedonisë kanë domethënien e rrotullimit thuajse në vend. Rrotullim që të shkakton marramendje, që të huton me dramacitetin dhe vështirësinë që të ecësh pa u rrëzuar, që ta humb baraspeshën e të çon të mos dallosh ngjitjen nga zbritja përposhtë. Gjë që mbase u ndodhi shqiptarëve të Maqedonisë gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve të demokratizimit të shtetit ku jetojnë, dhe andaj tani nuk e kuptojnë se vallë shkojnë drejt lartësive apo lëshohen drejt fushëgropave, nga sërish duhet të fillojnë ngjitjen nga e para.

Shqiptarët e Maqedonisë e kaluan pjesën e spirales kur besonin se koncepti shumetnik e shumëkulturor është ai që do i bëjë zot shtëpie dhe të barabartë me të tjerët në shtetin e përbashkët. Përderisa ata shpresonin dhe i besonin këtij koncepti, qarqet politike maqedonase punonin dhe i përforconin institucionet një etnike shtetërore. Kështu përfundoi periudha tetëvjeçare e vetëgënjimit shqiptar (ku për hir të së vërtetës, duhet thënë se këtij koncepti i besonte edhe autori i këtij teksti), periudhë që zgjati që nga mëvetësimi i Maqedonisë e deri në vitin 1998, e gjatë së cilës Partia për Prosperitet Demokratik ishte ajo që e ndërtonte kullën e shpresave të kota shqiptare. Ajo ishte partia që kishte besimin e shqiptarëve të këtushëm dhe që shprehte gatishmërinë e kësaj popullate për të ndërtuar një shoqëri me institucione shumetnike, edhe atë në kohë e rrethana kur qarqet politike të etnitetit maqedonas i trishtonte çdo emërtim që shpjegonte shumësinë etnike të Maqedonisë.

Periudha katërvjeçare e qeverisjes së "vëllazërisë" VMRO-DPMNE - PDSH (1998-2002) - e njohur si sundim i "maunokratëve" shumetnikë të këtyre dy partive - për shqiptarët e Maqedonisë ishte edhe një rrotullim në vend në spiralen e shpresave të kota. Por, në mos më shumë, ky rrotullim ata i çoi të kuptonin drejt gjelbërimin e pranverës së vitit 2001 dhe të shihnin se kishte ardhur koha kur duhej të bënin diçka më shumë, nëse donin të dilnin nga pozita e lypsarit që kërkonte pronën e vet. Andaj, duke e ditur se humbja ishte e plotë, se thuajse çdo gjë ishte e mbuluar nga mjegulla e premtimeve të kota të partiakëve të tyre, ata i besuan Ali Ahmetit, i cili u premtoi se do i nxirrte nga spiralja e pafundme e lojërave partiake e do i bënte zot shtëpie. E Ali Ahmeti këtë edhe e arriti, duke ia imponuar Maqedonisë Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshje, që ishte dhe mbeti shpresa e madhe e shqiptarëve të këtushëm.

Por, atëherë kur shqiptarët besuan se përfundimisht çdo gjë do merrte për mbarë, ata sërish u futën në shkallët spirale që nuk të çojnë askund. Kjo u ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006, kur shumëçka u kthye aty ku ishte para vitit 2001. Kur PDSH-ja i lejoi Gruevskit të injorojë vullnetin politik shumicë të shqiptarëve të Maqedonisë dhe thuajse të zhvlerësojë tërësisht Marrëveshjen e Ohrit. E që e çoi Ahmetin të kërkonte mundësi për të shpëtuar vlerën më të madhe të dalë nga lufta e 2001. Përderisa ai mundohej të shpëtonte Marrëveshjen e Ohrit dhe partinë e vet - duke i mbuluar ato me pëlhurën e hollë të Marrëveshjes së Majit mes tij dhe Gruevskit - shqiptarët e këtushëm me të drejtë pyesnin veten se mos vallë edhe koncepti integrues i BDI-së është vetëm edhe një kthesë marramendëse e shkallëve spirale që të rrotullojnë në vend. Kjo hamendje e tyre nuk është e pabazë, nëse dihet se me Marrëveshjen e Majit mes Ali Ahmetit dhe Gruevskit nuk iu dha përgjigje pyetjeve më parësore që kanë të bëjnë me thelbin e krizës politike në Maqedoni. E ato pyetje kanë të bëjnë me dilemat se ç‘vlerë ka Marrëveshja e Ohrit, nëse nuk është vota e shqiptarëve të këtushëm ajo që përcakton përfaqësuesit e kësaj popullate në institucionet më të larta shtetërore!? Si dhe pyetja: Ç‘vlerë kanë partitë politike shqiptare, nëse fatin e tyre e përcakton mandatari e jo votuesi shqiptar?

Ka shumë argumente që mbështesin pohimet se procesi "integrues" i shqiptarëve të Maqedonisë filloi mirë, por u ndërpre pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006. Por, ka edhe qindra dëshmi se koncepti "integrues" ishte i dështuar para se ai të fillonte. Këto dëshmi kanë moshë më të vjetër se ajo e BDI-së. Janë të kohëve kur bëhej privatizimi i pronës shoqërore, nga i cili shqiptarët ishin plotësisht të përjashtuar. Me çka, edhe përgjithmonë u harxhua mundësia e integrimit të tyre më të rëndësishëm në shtetin ku jetojnë: integrimin ekonomik. Kështu që edhe koncepti "integrues" ishte i vonuar dhe u bë edhe një pjesë e spirales së paskajshme politike, në të cilën qëmoti ishin futur shqiptarët e këtushëm.

Për të dalë nga spiralja e paskajshme e vetëgënjimit, shqiptarët e Maqedonisë do duhet paraprakisht ta kuptojnë se kur bëhet fjalë për kërkesat e tyre, të gjitha qarqet politike të etnitetit maqedonas veprojnë njësoj: blejnë kohë. Pra, ato nuk e japin sot atë që mund ta shtyjnë për nesër. Aq më shumë, ato "japin" diçka vetëm pas ndonjë gabimi të dukshëm, si për shembull, ai i paradokohshmi në fshatin Brodec, ku policia maqedonase vrau gjashtë shqiptarë dhe burgosi e keqtrajtoi dhjetëra të tjerë. Kështu vepruan edhe me Universitetin e Tetovës, të cilin shqiptarët e paguan me viktima, e vetëfinancuan vite me radhë, e ndërkohë paguanin dhe taksën shtetërore për arsimim, por jo të vetvetes. E qarqet maqedonase, jo se nuk e dinin se ai universitet një ditë do zyrtarizohet, por ata dinin t‘i blinin lirë vitet që shqiptarët i kishin paguar shtrenjtë. Pra, qarqet politike maqedonase ishin dhe mbetën blerës së të sotmes shqiptare, të cilën e investonin në të ardhmen e etnitetit maqedonas, e të cilën partitë shqiptare e shisnin dhe ende e shesin më lirë se gjiza e Tetovës. Për çka kishin arsyetim dje, e kanë arsyetim edhe sot: betejën për pavarësinë e Kosovës, betejë që kërkon durim dhe urtësi nga shqiptarët e këtushëm. Por, mbase ky arsyetim së shpejti do i takojë të kaluarës dhe më në fund, partitë e këtushme shqiptare do i bëjnë llogaritë përfundimtare për humbjet dhe fitoret, nga do shohin se koha i dënon egërsisht ata që e shesin lirë të sotmen e tyre.

Qarqet politike të etnitetit maqedonas edhe sot janë blerës të mirë të së sotmes shqiptare. Politikanët e etnitetit maqedonas jo se nuk dinë që në Maqedoni do valëvitet lirshëm flamuri shqiptar, jo se nuk e kanë të qartë që në Maqedoni do flitet çdokund edhe shqip, por ata duan që shqiptarët e këtushëm edhe më tej të mbeten në spiralen politike, që nuk u lejon të shohin se ky shtet qëmoti e harxhoi kohën për realizimin e koncepteve multietnike dhe integruese, dhe se tani ndoshta u ka mbetur ta provojë vetëm edhe konceptin e kantonizimit. Nuk ka dyshim se qarqet politike të etnitetit maqedonas e dinë se tregu i shitblerjes së kohës së shpejti do mbyllet, se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës do e kenë më rëndë të bëjnë tregti me të drejtat e shqiptarëve të këtushëm. Ata e dinë se vjen koha kur do shihet se me blerjen e lirë të së sotmes shqiptare ata ia harxhuan Maqedonisë të ardhmen si shtet i qytetarëve të integruar. Se Maqedoninë e prunë një hap përpara domosdoshmërisë të bëjë edhe një ndryshim të radhës të Kushtetutës, në të cilën mbase do përcaktohen kufijtë e kantoneve dhe një rend i ri shoqëror i ndërtuar mbi themelet dynacionale. Me çka do dëshmohet se blerësit e mirë të së sotmes shqiptare, në të vërtetë ishin tregtarët më të këqij të këtij shteti, duke dashur të sforconin boshtin e dobët kurrizor të etnitetit maqedonas, ata përfundimisht e dobësuan dhe e lënduan rëndë skeletin e Maqedonisë unitare. Me çka arritën që shqiptarët e këtushëm t‘i mbajnë në spiralen marramendëse të ngjitje-zbritjes së tyre politike. Të kenë shumë marrëveshje me maqedonasit etnikë, e të vlejë vetëm ajo që zbatohej gjatë shtatëmbëdhjetë viteve nga e kaluara: ajo e shitblerjes së të sotmes shqiptare. Me çka pra e sollën Maqedoninë aty ku ndodhet sot: në prag të paradhomës, ku politikanëve të etnitetit maqedonas do u kumtohet e vërteta se kanë qenë blerës të iluzionit të tyre, e politikanëve shqiptarë do u prezantohet portreti i mjerimit të tyre politik, portret ku do shihet qartë edhe një mangësi kolektive e shqiptarëve të këtushëm: shpejt harrojnë se ndërtuesit e të nesërmes së tyre janë ata që lirë ua shesin të sotmen.

(Botuar në gazetat: Lajm; Shkup-Maqedoni, Shqip; Tiranë-Shqipëri, Zëri; Prishtinë-Kosovë)

 

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next