Fillimi | Analiza | Të varur nga pavarësia

Të varur nga pavarësia

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pa marr parasysh se nga cili “ballkon” i Prishtinës do shpallet pavarësia, apo se kush do e mbajë në dorë flamurin e Kosovës së pavarur, të gjithë shqiptarët njësojë do e përjetojnë madhështinë e këtij çasti. Që do të thotë, ai “ballkon” duhet t’i ngjajë atij të Vlorës, ku u shpallë Shqipëria e pavarur, e ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha “shqipërive” tona. Pa dyshim se në “ballkonin” nga do shpallet pavarësia e Kosovës, do duhet të ketë vend edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët atë ditë e presin me të njëjtin padurim sa edhe vetë kosovarët.

Shkruan: Kim Mehmeti


 
Pa marr parasysh se nga cili “ballkon” i Prishtinës do shpallet pavarësia, apo se kush do e mbajë në dorë flamurin e Kosovës së pavarur, të gjithë shqiptarët njësojë do e përjetojnë madhështinë e këtij çasti. Që do të thotë, ai “ballkon” duhet t’i ngjajë atij të Vlorës, ku u shpallë Shqipëria e pavarur, e ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha “shqipërive” tona. Pa dyshim se në “ballkonin” nga do shpallet pavarësia e Kosovës, do duhet të ketë vend edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët atë ditë e presin me të njëjtin padurim sa edhe vetë kosovarët. Mbase shkaku se gjatë dekadave të socializmit jugosllavë, Kosova ishte vëllai i madh i kujdesshëm, pa të cilin shqiptarët e Maqedonisë nuk do kishin asgjë nga ai potencial i kuadrove të arsimuar, nga ato pakë elita kulturore e politika, me të cilat më vonë u përballën me demokratizmin e shoqërisë së tyre. Përpos lidhshmërisë me kërthizën disadekadeshe vëllazërore, ekziston edhe një arsye tjetër, gjithaq madhorë, shkaku i së cilës shqiptarët e këtushëm pavarësinë e Kosovës do e përjetojnë si pavarësim të vetvetes: pavarësinë e Kosovës ata e paguan thuajse poaq shtrenjtë sa edhe vet kosovarët. Në mos më shumë, me durimin dhe kujdesin që me sjelljet e veta politike të mos dëmtojnë rrugën e Kosovës drejtë pavarësisë. Me durim e kujdes të cilin jo rrallë herë, qarqet e këtushme politike të etnitetit maqedonas, e (keq)përdorën për të blerë kohë dhe për të manipuluar me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë.  


Shqiptarët e Maqedonisë dekada me radhë mbanin kokën kthyer nga Prishtina, sepse matanë murit enverian nuk mund të shihnin asgjë, përpos mjegullës së iluzionit se atje jetonin të lumturit e popullit shqiptarë. Kështu ishte gjatë viteve të socializmit, kështu vazhdoi të jetë edhe në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur as që u vinte radha të mendonin për vetveten, shkaku i rënkimeve të bashkëkombësve të tyre kosovarë. Andaj,  dekada e parë e demokratizimit të tyre në shtetin  ku jetonim, kishte shenjë pritjen dhe paqartësinë, ishin vite kur duhej të kujdeseshin për vetveten vetëm aq sa të mbijetonin, e të mos ngulfateshin tërësisht, duke e ditur se pakë kush kujdesej për Piemontin që ua mbajti gjallë boshtin kurrizorë etnik – Kosovën. Pra, dekada e fundit e shekullit të kaluar, ishte ajo me e hidhura edhe për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët bënin gjumë në shtetin ku elitat politike maqedonase e (keq)përdornin pamundësinë e tyre që të ndërmerrnin diçka më vendimtare lidhur me të drejtat e tyre. Andaj politikanët maqedonas silleshin thuajse shqiptarët do mbeteshin ashtu siç e kishin projektuar punëtoritë politike serbomëdha të Beogradit: me një Shqipëri të dobët, me Kosovën nën Serbi dhe me shqiptarët e mbetur si “statistë” të pazëshëm në shtetet ku jetonin. Pra, gjatë kësaj dekade, elitat e këtushme politike të etnitetit maqedonas, ishin në shkërbim të Beogradit dhe Kosova për ata ishte simbol i së keqes, burim i “rrezikut shqiptarë”, damarët e të cilit burim duhej përjetësisht të thaheshin. E duke i besuar kësaj mundësie perverse, duke u rreshtuar në radhët e atyre që donin t’i kundërvihen një procesi të natyrshëm të faktorizimit të shqiptarëve n Ballkan, duke dashur që të pengonin flatërimin qindravjeçarë të shqiponjës që nga Vlora e deri në Prishtinë, qarqet e këtushme politike të etnitetit maqedonas, bënë një gabim pervers, pasojat e të cilit ky shteti i paguan edhe sot e kësaj dite: një pjesë të madhe të etnitetit të vetë e bindën se nuk është i mundur shtet i përbashkët me shqiptarët, e nga ana tjetër, shqiptarëve të këtushëm nuk ua mundësuan që të ndjeheshin zot shtëpie. Kështu pra, jo vetëm shqiptarëve, por edhe tërë shtetit ata ia harxhuan një dekadë. Një dekadë të tërë kur ndërtonin shtetin e iluzionit nacionalromantik maqedonas, kur besonin se jo vetëm toka, por edhe qielli ka shenjën e kryqit ortodoks, se edhe dielli e nënshkruan dritën me shkronjat cirilike.


Nuk ka dyshim se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë fund i mundimeve të familjeve të varfra kosovare për të mbijetuar, e as që do e zgjidh problemin e furnizimit me ujë dhe rrymë elektrike. Por, gjithsesi se Kosova e pavarur dhe sovrane do i çlirojë shqiptarët nga ngërçi i pritjes dhe i paqartësive se si duhet tutje ndërtuar ardhmërinë e tyre në këtë Ballkan ende të mbuluar nga mjegulla e mitologjisë serbe. Pavarësia e Kosovës nuk do ua sjellë shqiptarëve të Maqedonisë as ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, as atë për të statusin e luftëtarëve dhe të të dëmtuarve nga lufta e 2001. Por, do u mundësojë atyre që më lirshëm ta kthejnë kokën nga vetvetja dhe të ndërmarrin hapa më vendimtare për të qartësuar ardhmërinë e vet. Do ua mundësojë të ecin përpara pa pasur frik se ndonjë kërkesë e tyre do mund të dëmtojë çështjen e Kosovës. Sepse deri tani, sa here që ata bënin “zhurmë” politike, vinin zëra nga kudo, si edhe nga Kosova, që pyesnin se “ç’duan shqiptarët e Maqedonisë, tani kur kemi hallin e Kosovës”. Meqenëse shqiptarët e Maqedonisë nuk donin asgjë aq shumë sa pavarësinë e Kosovës, meqenëse nuk kishin asgjë më të shenjtë se të ndihmonin të shërohej kjo plage e madhe mbarëshqiptare, ata e ulnin kokën edhe atëherë kur shpata e qarqeve politike të etnitetit maqedonas u qëndronte mbi qafë, heshtnin e duronin edhe atëherë kur nuk e kishin hallin as për të heshtur, e as për të duruar. Pra, shqiptarët e këtushëm ishin dhe mbetën të varur nga pavarësia e Kosovës poaq sa edhe vet Kosovarët. Shkaku që të mos dëmtonin ardhmërinë e bashkëkombësve të vet, ata heshtnin edhe atëherë kur e dinin se disa nga udhëheqësit e tyre partiak shtireshin se e vajtojnë Kosovën, a në të vërtetë atë e përdornin si shkallë për tu ngjitur sa më lartë në piramidat e pushtetit, e ku mblidhnin taksën për shqiptari dhe  dëshmonin se ndodh edhe ajo që disfata kolektive të jetë kopsht për përfitime personale. . 

Pa dyshim se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare, do fitojë i tërë Ballkani, e veçanërisht Maqedonia. Kosova e pavarur do ndikojë që të relaksohen marrëdhëniet ndëretnike në këtë shtet, do i shtyjë shqiptarët e këtushëm që të drejtojnë shikimin nga vetvetja dhe shteti ku jetojnë, e të mos mbajnë kokën kthyer gjithaq kah Prishtina e Tirana. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, do humbin vetëm politikanët Serb, të cilëve, sa here që u rrëzohej flamuri politik, e rivinin në shtiza bajrakun nacionalromantik për “djepin mitik” të “popullit hyjnorë”, i cili sipas tyre, ndodhej atje ku lindin e vdisnin shqiptarët – në Kosovë. E në ndërkohë, nuk e shihnin, e siç duket ende nuk e shohin, se në atë djep të iluzionit të tyre, mëkuan vetëm  lugatin e shovinizmit serb, i cili e përgjaku tërë Ballkanin.


Është e ditur se edhe pas pavarësisë së Kosovës, KEK-u i Prishtinës dhe KESH-i i Tiranës, edhe më tej do mbeten shpërndarës të territ, e jo të dritës. Por, shqiptarët e Maqedonisë edhe në atë dritëterr mbarëkombëtarë, më lehtë do munden ta përcaktojnë pozitën e tyre në këtë rajon. Do munden ta kthejnë kokën nga vetvetja, e të shohin se janë vëllai i tretë, ai më i vogli, nga i cili shpeshherë është kërkuar - dhe ndoshta edhe më tej do kërkohet - që të flijojë nusen e vet në themelet e kalasë mbarëkombëtare. Pas përfundimit të procesit lidhur me pavarësinë e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë do munden më qartë të shohin portretin e mjerimit të vet politik. Do shohin më qartë se të jesh vëllai më i vogël i dy të mëdhenjve – Shqipërisë e Kosovën – është e pamundur të mos kesh frustrime nga më të ndryshmet. Sepse, duke qenë Shqipëria shtet që ka det, por nuk ka peshkatarë, duke qenë Kosova hapësirë përplot qymyr, por që nuk ka rrymë elektrike, shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të mos ndjeheshin si ai që e rrahin të gjithë. Edhe atë jo pse ishin frikacak, apo pse dhunuesi ishte trim, por vetëm shkaku se, si vëlla më i vogël, nuk guxonte të çojë “bela” në familjen mbarëkombëtare. E cila familje kishte dhe ka hallin e ndërtimit të shtëpive për dy vëllezërit më të mëdhenj. Andaj, u bë mirë që shqiptarët e Maqedonisë arritën të durojnë dhe të përmbahen edhe atëherë kur u ndodhnin gjëra të padurueshme dhe mirë që e kuptuan me kohë se varësia dhe pavarësia e shteteve dhe popujve, me shumëçka i ngjanë asaj të individit: pavarësinë e arrin atëherë kur e kupton se nga çka je detyrimisht i varur.

(Botuar në gazetat: Lajm; Shkup-Maqedoni, Shqip; Tiranë-Shqipëri, Zëri; Prishtinë-Kosovë)

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next