Fillimi | Analiza | Portrete në tri kopje

Portrete në tri kopje

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Portretet e personaliteteve publike kanë tri shtresa: veprat që lënë pas vetes, atë që tjerët mendojnë për ta, dhe rrëfimi që ata e thurin për vetveten. Portet më të definuar dhe më të ndritshëm, kanë individët për të cilët flasin veprat e tyre, e jo rrëfimet. Kjo veçanërisht vlen për politikanët. E sa u përket politikanëve shqiptarë në Maqedoni, portretin e tyre e përbëjnë edhe dy shtresa tjera: atë që mendon Tirana e Prishtina për ta. Mendim i cili me shumëçka, dikur a edhe sot, ka qenë përcaktues për fatin e tyre politik në Maqedoni.

Shkruan: Kim MEHMETI

Portretet e personaliteteve publike kanë tri shtresa: veprat që lënë pas vetes, atë që tjerët mendojnë për ta, dhe rrëfimi që ata e thurin për vetveten. Portet më të definuar dhe më të ndritshëm, kanë individët për të cilët flasin veprat e tyre, e jo rrëfimet. Kjo veçanërisht vlen për politikanët. E sa u përket politikanëve shqiptarë në Maqedoni, portretin e tyre e përbëjnë edhe dy shtresa tjera: atë që mendon Tirana e Prishtina për ta. Mendim i cili me shumëçka, dikur a edhe sot, ka qenë përcaktues për fatin e tyre politik në Maqedoni. Duke e ditur këtë, disa politikanë të këtushëm, u përqendruan që portreti i tyre i ekspozuar në Tiranë e Prishtinë, të duket më ndryshe – më i bukur – se ai i vërteti, se ai i vënë në kornizat e farkuara nga veprimtaria e tyre politike në Shkup. Pra, më shumë i kushtuan rëndësi se si do vlerësoheshin nga opinionistët e atjeshëm, se sa çka mendonte për ta populli që i paguante ta çojnë përpara shoqërinë e shqiptarëve të këtushëm. Andaj edhe arritën aty ku janë sot: të kenë portretin e tyre të vërtetë – atë të pikturuar nga veprat e tyre që përcaktojnë fatin e shqiptarëve të Maqedonisë – dhe dy kopjet e rrejshme të tij të riprodhuara në Prishtinë e Tiranë.

Dy kopje kryesisht të ngjyrosur nga llafazania boshe. E këtë e arritën edhe shkaku se gjithmonë ia dilnin t’i vinin nën kontroll mediat e këtushme. Ia dilnin të pengonin të vërtetën të kalonte matanë Qaf Thanës dhe vendkalimeve kufitare me Kosovën. E arritën këtë duke i heshtur zërat e atyre të paktëve që flisnin, jo pse nuk kishin punë më të mençur për të bërë, por sa të mos lejonin që shoqëria e shqiptarëve të këtushëm të mbulohej nga myshku, e të behej kënetë.

Mbase koha e riprodhimit të portreteve të trefishtë të udhëheqësve partiak të shqiptarëve të Maqedonisë, ngadalë shkon nga fundi. E kjo fal mediave që mbulojnë hapësirat mbarëshqiptare, siç është TV “Top Channel”, e që ua mundëson shqiptarëve të këtushëm të shohin e të dëgjojnë se ç’thonë udhëheqësit e tyre partiak në Tiranë e Prishtinë. Si dhe fal gazetarëve të guximshëm shqiptarë në Maqedoni, siç janë ata që botojnë gazetën e përditshme “Lajm” të Shkupit, të cilët pushtetarët aktual shqiptarë mundohen, por nuk arrijnë t’i heshtin. Pra, me ndërlidhjen e hapësirës informative shqiptare, udhëheqësit e këtushëm partiak nuk do kenë rrugë tjetër, përpos të mbeten me një portret të vetëm, të heqin dorë nga kopjet e rrejshme të portretit të tyre që ia prezantuan Prishtinës dhe Tiranës. Që i shpalosën në dy Piemontët e boshtit kurrizorë të shqiptarisë, ku jo se nuk kishte njohës të mirë të veprimtarisë së tyre, por nuk arritën të shpreheshin nga zhurma e portretistëve që u ngutën të nënshkruajnë portretet me fizionomi të rrejshme politike.

E sa u përket udhëheqësve partiak të shqiptarëve të Maqedonisë, Tirana e Prishtina do duhet përfundimisht ata t’i peshojnë sipas bëmave të tyre këtu ku veprojnë, e jo sipas fjalëve boshe që i thonë në Shqipëri e Kosovë. Dhe kur të fillojnë t’i përdorin peshoret që masin vepra, e jo fjalët, Tirana e Prishtina do arrijnë të peshojnë edhe mëkatin e vet sa i përket përkrahjes së vlerave të rrejshme të këtushme politike. Pas kësaj do arrijnë qartë të shohin se politikanët e shqiptarëve të Maqedonisë kryesisht mund të ndahen në dy grupe. Në ata të ngjashmit me Ali Ahmetin, të cilët i takojnë brezit që kanë portret të qartë atdhetarë. Që iu përkushtuan misionit të atdhetarisë, e përfunduan si politikanë. Të cilët rritën e vet e nisën që nga demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë, përfunduan nëpër burgje, braktisën vendlindjen, e paguan ndershëm “taksën” e shqiptarisë në luftën e Kosovë dhe atë të 2001 në Maqedoni, dhe pastaj, fati i solli në krye të kolonave partiake. Pra, fati i çoi që “mantinë” e misionarit ta zëvendësonin me kollaren e politikanit. Dhe si të tillë, vonë ta kuptonin se misioni atdhetarë dhe politika janë motër e vëlla, nga të cilët i pari është murg dhe e dyta prostitutë.

Në grupin e dytë të politikanëve të sotëm të shqiptarëve të Maqedonisë, bien ata të cilët në skenën politike i solli shtrëngata e tranzicionit. Politikanët të cilëve, nëse ua nxjerr emblemën partiake, nga ata nuk mbetet asgjë. Që e kompletojnë rrëfimin për kohët kur atdhetaria dhe patriotizmi, shiteshin në tregun politik si çdo mall tjetër fitimprurës. Pra, grupin e dytë e përbëjnë politikanët që partitë i kuptuan si kompani private, e popullin si “argatë” që vlen vetëm aq sa mund të kontribuoj për partinë. Kështu që bënin politik duke besuar se nuk matet partia me atë që bënë për popullin, por populli matet me shërbesat që ia bënë partisë. Dhe ia dolën që partitë t’i bëjnë shoqata fitimprurëse, ku sipas tenderit bëhet edhe zgjedhja e ministrave dhe nëpunësve shtetërore. Ia dolën që të imponohen si pronarë të çdo gjëje shqiptare, përfshi këtu edhe institucionet ku është e ndaluar hyrja për politikanët, siç janë institucionet arsimore, kulturore, shkencore, informative...

Mbase shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më bindshëm i kompletojnë dhe i qartësojnë portretet e udhëheqësve të tyre partiak. Dhe më të drejtë duan dhe presin që edhe Tirana e Prishtina t’u ndihmojë në njohjen më të mirë të udhëheqësve të tyre partiak. Më në fund, Prishtina dhe Tirana këtë ua kanë borxh shqiptarëve të këtushëm. Në mos më shumë, atëherë shkaku se disa nga partiakët e shqiptarëve të Maqedonisë, mbijetuan jo pse bënë diçka të vlefshme për popullin e vet, po pse i përkrahte Tirana e Prishtina. Si dhe shkaku se për shqiptarët e këtushëm, ende më të besueshme janë peshoret atdhetare e politike të Tiranës e të Prishtinës, se sa ato të vetat. Dhe mbase nuk mund të jetë ndryshe me pjesën e shqiptarisë, e cila për herë të parë përballet me të vërtetën se relacioni mes partive dhe popullit, shpeshherë është i përafërt me atë të bariut dhe dhenve: sa më e madhe është kopeja, aq më të mprehta duhet t’i kesh gërshërët për të qethur.

Se shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë bëhen matës të mirë të vlerave të politikanëve të tyre, e dëshmojnë edhe anketat e fundit ku vërehet rritje e popullaritetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe rënia në rrafshin e zeros pozitive të rejtingut politik të kryesuesit aktual të PDSH-së. Por, duke përqendruar shikimin e tyre vetëm tek portretet e liderëve partiak, shqiptarët e Maqedonisë thuajse harruan se mbetën shoqëri ku pahetueshëm u asgjësua mendimi i lirë e kritik, pa të cilën, as partitë, e as shoqëria në tërësi, nuk mundë të jenë të shëndetshme. Pra, shqiptarët e Maqedonisë nuk arritën të ndërtojnë atë që kanë sot Prishtina e Tirana, nuk arritën të pushtojnë hapësirën e duhur të debatit publik, i cili do jetë korrigjues i politikës së ditës, ku do qartësohet se “mbretit” i takon pushteti, mendimi i lirë mendimtarëve, e popullit shteti. Në vend të kësaj, shqiptarët e Maqedonisë lejuan që të dëgjohet vetëm dialogu partiakë. Nga i cili nuk arritën të dëgjojnë as zërin e të vërtetës, se të posadalurin nga tuneli i errët i njëmendësisë, shpesh e kaplojnë halucinacione nga të cilat nuk mund t’i veçoj ngjyra e demokracisë. Pra, shqiptarët e Maqedonisë, lejuan që shumëkush t’u shet demokraci e liri, e pak kush të angazhohet që ky popull të ketë ata që kanë maqedonasit etnik: elita të shëndosha kulturore, shkencore..., të kenë media që do shprehin shumëzëshmërinë e shoqërisë së shqiptarëve të këtushëm.
Shqiptarët e Maqedonisë vonë vërejtën se ata në të vërtetë kanë parti, po nuk kanë shtet. Dhe posa e vërejtën këtë, sërish e kthyen kokën nga vëllezërit më të mëdhenj, nga Tirana e Prishtina. Nga presin të arrijë lajmësi i cili do u thotë: o avdallenj, që ta keni më lehtë, duhet ta kuptoni se politikanët e paaftë janë si ajo flaka që e sheh e nuk të ngrohë.

Flakë e cila popullin e përdorë si lëndë djegëse të saj. Kur ta kuptoni këtë, me lehtë do e vëreni se pse shoqëria e shqiptarëve të Maqedonisë është si shkretëtirë ku të gjithë heshtin. Apo nëse flasin, menjëherë e sheh se kokën e kanë dhënë me qira tek partitë politike. E për këtë nuk duhet as t’i urresh, as t’u hidhërohesh, por vetëm të ndjesh keqardhje për ta. Sepse jetojnë ne shoqëri ku për elitat kulturore, shkencore.... të etnitetit maqedonas, kujdeset shteti. E për ato shqiptare, thuajse askush.

(Botuar në gazetat: Lajm; Shkup-Maqedoni, Shqip; Tiranë-Shqipëri, Zëri; Prishtinë-Kosovë)

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next