Fillimi | Analiza | Shkupi

Shkupi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Duke qenë qytet me të kaluar të begatë, me të kaluar përplot edhe me ngjarje tragjike dhe shkatërrime të përmasave që vështirë mund të imagjinohen, me të kaluarën e Shkupit janë marrë shumë studiues e historianë dhe për të janë shkruar shumë libra. Shumë nga librat për të kaluarën e Shkupit në të vërtetë nuk flasin gjithaq për të shkuarën e tij, as për të vërtetat që kanë të bëjnë me këtë qytet ku janë gërshetuar fatet e popujve të këtyre hapësirave, por ato shpalosin vesin ballkanik që edhe librat historikë të ndryshojnë përmbajtjet me po të njëjtën shpejtësi sa edhe ndryshimi i rendeve shoqërore dhe i sunduesve.

Shkruan:Kim MEHMETI 

Shkupi i sotëm ka shumë pak shenja njohëse nga ato që kishte ai para tërmetit të vitit 1963, kur mëngjesin e 26 korrikut të atij viti e gdhiu i mbuluar me re pluhuri dhe thuajse i rrafshuar me tokë. Edhe madje jo vetëm pse ky i sotmi nuk ka emblemë njohëse atë që kishte ai i para tërmetit, e që kryesisht lidhej me lavdinë e socializmit të atëhershëm, jo pse ky i sotmi është i stolisur me kryqe ortodokse dhe përmendore që më shumë tregojnë për historinë e munguar sesa për të kaluarën e popullit maqedonas, por pse Shkupi i sotëm i ngjan një qyteti që do t’i ikë së kaluarës së vet të vërtetë, i ngjan një qyteti që do ta bëjë sa më të padukshëm vendin ku e themeluan banorët e lashtë të tij – dardanët, të cilët në lashtësi, të tmerruar nga një tërmet më shkatërrues se ai i mëvonshmi i vitit 1963, e shpërngulën Shkupin e atëhershëm nga brigjet e Lepecit pranë atyre të Seravës, e ku edhe sot jetojnë pasardhësit e ilirëve. Dhe duke qenë qytet i cili do t’i ikë së kaluarës së vet, ai sot zgjerohet dhe zgjatet nga ana e djathtë e lumit Vardar, në pjesën që filloi të ndërtohet pas pushtimit serb të këtyre hapësirave, në kohët kur filloi deshqiptarizimi i tij dhe largimi i këtij qyteti nga vendi ku kishte lindur dhe ku ishin pronarët e tij të vërtetë.
 
Shkupin thuajse gjithmonë e ka përcjellë fati që pas një periudhe të lavdishme të zhvillimit të vet të pasojë shkatërrim apo dëmtim në përmasa aq të mëdha saqë banorët e tij ta kenë më të lehtë ta ndërtojnë nga e para, sesa ta ripërtërijnë të rrënuarën. Kjo ndodhi edhe pas tërmetit të vitit 1963, kur rindërtimin e Shkupit e ndihmoi e tërë bota. Pas çdo shkatërrimi të tij, Shkupi e ka ndryshuar shenjën e tij njohëse, thuajse sa për ta harruar më lehtë e më shpejt tragjedinë që i ka ndodhur. Atë ai e bëri edhe pas tërmetit të 1963, kur qarqet e këtushme të vendosjes bënë çmos që ndihmën që ofroi bota ta përdornin edhe për diçka më shumë sesa për t’i strehuar banorët e mbetur pa shtëpitë e tyre: të vazhdonin deshqiptarizimin e kryeqendrës së Maqedonisë, ta çonin më tej procesin e filluar nga pushtuesit serbë qysh në vitet e pas luftërave ballkanike. Kështu që lagjet e reja të ndërtuara pas tërmetit,  ngutas u banuan me maqedonas të ardhur nga viset e tjera të Maqedonisë dhe lagjet e banuara me shqiptarë u lanë anash si oaza, që gjithnjë e më shumë getoizoheshin e jetonin në kushte të mjerueshme sociale. Apo lagjet shqiptare që ndodheshin në vende atraktive – si për shembull ajo e Nerezit – dalëngadalë plotësisht të zhdukeshin dhe nga aty të shpërnguleshin banorët shqiptarë. 
 
Duke qenë qytet me të kaluar të begatë, me të kaluar përplot edhe me ngjarje tragjike dhe shkatërrime të përmasave që vështirë mund të imagjinohen, me të kaluarën e Shkupit janë marrë shumë studiues e historianë dhe për të janë shkruar shumë libra. Shumë nga librat për të kaluarën e Shkupit në të vërtetë nuk flasin gjithaq për të shkuarën e tij, as për të vërtetat që kanë të bëjnë me këtë qytet ku janë gërshetuar fatet e popujve të këtyre hapësirave, por ato shpalosin vesin ballkanik që edhe librat historikë të ndryshojnë përmbajtjet me po të njëjtën shpejtësi sa edhe ndryshimi i rendeve shoqërore dhe i sunduesve. Pra, shumë nga ata libra – posaçërisht ata të shkruar nga autorët serbë e maqedonas – dëshmojnë atë që dihet qëmoti: për çdo pëllëmbë të Ballkanit ka aq libra historikë sa edhe popuj dhe aq sa ç’ka pasur sundues. Me çka ballkanasit kanë sforcuar përshtypjen që kanë të tjerët për ta se, nuk janë gjithaq të brengosur për të sotmen dhe të ardhmen e tyre, por ato i mundon brenga të mos zbulohet e kaluara e tyre e vërtetë.  Andaj, për Shkupin kanë shkruar të gjithë ata që kanë pasur për detyrë të lëvdojnë apo të arsyetojnë veprimet e sunduesit, madje edhe ata që rastësisht kanë kaluar këtyre anëve, por  më së paku me të kaluarën e tij janë marrë shqiptarët, paraardhësit e të cilëve e themeluan këtë qytet. Pra, me të kaluarën s Shkupit më së paku janë marrë shqiptarët, dhe madje duke e ditur se si rrallë ndonjë vendbanim tjetër, e kaluara dhe e sotmja e Shkupit e dëshmojnë autoktonin e tyre në këto troje ku dikush dëshiron t’i tregojë si ardhacakë “të zbritur nga malet”. Mbase ata edhe  nuk kanë pasur kohë të merren me të shkuarën e qytetit të vet, ngaqë gjithmonë kanë qenë të zënë me hallet si të mbrojnë të sotmen e tyre. Apo duke u ndier si pronarë të të cilëve për çdo ditë dikush ua merr pronën, ata nuk janë përqendruar gjithaq në shfletimin e “tapive” dhe si ato t’i përdorin për ta dëshmuar pronësinë, por si të mbrojnë ekzistencën fizike duke e ditur se tapitë nuk vlejnë gjë, nëse zhduket prona. Nga ana tjetër, sllavët që pushtuan këto toka ilire, duke e ditur se kush është pronari i tyre i vërtetë, kanë shkruar shumë për Shkupin. Në të shumtën e librave për Shkupin të shkruara nga autorët serbë e maqedonas, shpaloset instinkti i pronarit të rrejshëm, i cili nga droja se mund të vijë i zoti i pronës e të dëshmojë vjedhjen që i është bërë, ngutshëm do t’i fshijë gjurmët e pronarit të vërtetë. Duke u sjellë si ai që jeton me frikën se një ditë do të kthehet pronari dhe do ta marrë të veten, autorët e disa librave për të kaluarën e Shkupit bënë të pamundurën të shlyejnë të gjitha shenjat dardano-ilire dhe shqiptare të këtij qyteti dhe madje duke i ndryshuar toponimet e vendeve të këtushme, aq edhe duke shtrembëruar faktet nga e kaluara e kësaj pjese të Ballkanit.
 
Sot janë të pakta gjurmët e Shkupit dardan, si dhe të atij të kohëve të Justinit (518-527) me origjinë ilire nga Bederiana pranë Shkupit, Justinianit të Madh (527-565), nipi i Justinit, i lindur në Tauris, fshat në afërsi të Shkupit, edhe ky ilir, si dhe Justinit II (565-578). Të pakta janë pra  gjurmët e Shkupit  të kohëve kur Justiniani nënshkroi dekretin mbi vështrimin juridik të institutit të familjes (18 tetor 532) drejtuar prefektit të prefekturës së Ilirikut, dekret që dëshmon ekzistimin e një rendi shoqëror të mbështetur edhe nga kryepeshkopata e re (nën ombrellën e Romës) me seli në Shkup, ku kishin lindur këta sundues të mëdhenj dhe njëkohësisht edhe ndërtues të qindra kështjellave të shpërndara nëpër Dardani, e në mesin e të cilave edhe Kalanë e Shkupit, e cila edhe sot është emblema njohëse e këtij qyteti. Në Shkupin e sotëm gjithnjë e më të rralla bëhen edhe gjurmët e kohës së Perandorisë Osmane, kur ky qytet shkëlqeu dhe u bë qendër e rëndësishme ushtarake dhe tregtare e Vilajetit të Kosovës. Shkupi i tanishëm jeton ditët kur dikush me çdo kusht ka vendosur atë ta shkëpusë nga e kaluara e tij e vërtetë dhe t’i ndërtojë një të kaluar që nuk e ka pasur kurrë – atë që ka vetëm simbolin sllav dhe ortodoks.
 
Shkupi i sotëm i ngjan një qyteti që bën çmos të harrojë të kaluarën e vet të vërtetë. Apo, Shkupi i sotëm i ngjan një vendbanimi në të cilin e sotmja e urren të kaluarën, ku  e sotmja nuk do të përballet me të shkuarën. Duke mbetur në duart e një populli që duhej të ndërtojë të kaluarën e vet nga e para – atij maqedonas, Shkupi i shekullit njëzet dhe i fillimshekullit të njëzet e një bën çmos të shlyejë nga vetvetja emblemën shqiptare dhe atë myslimane. Andaj kur sot shëtit nëpër këtë qytet, shumëçka të ngjan në betejë mes harresës dhe ngulmimit që gjërat të mbahen mend e të mos shlyhen nga kujtesa. Kështu pra, përderisa shëtit rrugëve të Shkupit të vjetër – nëpër lagjet shqiptare, ndjen dëshirën e këtij qyteti të mos e gropos të kaluarën e vet në varrin e harresës, e posa del në pjesën e tij nga ana jugore e Vardarit, posa shkel matanë Urës së Gurit dhe përballesh me sheshin e Shkupit, e ndien orvatjen që Shkupi të mos ketë të kaluarën që ka pasur, por atë që dikush do të donte ta kishte.  

Komente (1 dërguar):

Vlatko më 05 August, 2010 10:10:32
avatar
Mbaj mend egërsinë dhe brutalitetin policor të Gostivarit 1997 ngjarjeve. Z. Kim Mehmeti shkruan në atë kohë - mesazhi është kuptuar. Me sa duket ende maqedonasit jetojnë në një shtet të autizmit, jo në gjendje të kuptojnë se çfarë shqiptarët po përpiqen për të të treguar atyre. Vetëm duke ecur në një bazar e vjetër mund të ndjehen të pakënaqësi dhe revoltë në mesin e shqiptarëve.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next