Fillimi | Analiza | Përmendoret e së keqes

Përmendoret e së keqes

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Një nga datat e çnjerëzores europiane dhe botërore, me siguri do mbetet edhe 11 korriku, ditë kur përpara pesëmbëdhjetë viteve u masakruan dhe u vranë mbi 8000 myslimanë të Bosnjës. Edhe atë duke qenë në “zonën” e shpallur si të “mbrojtur” nga Kombet e Bashkuara, duke shpresuar se ishin të mbrojtur nga njerëzorja dhe humania e kësaj bote, e që në fund të bëheshin viktima të së kundërtës të asaj për çka kishin shpresuar. E që sot, po ajo Europë dhe botë e civilizuar, të bëjë çmos që sa më shpejt ta harrojë këtë krim që bie edhe mbi ndërgjegjen e saj dhe po ashtu, të bëjë çmos që ata në emër të të cilëve u bë ky krim, të binden se e ardhmja e tyre është në shlyerjen e kufijve mendorë ndaj të tjerëve dhe po atyre t’u mundësojë lirshëm të bredhin nëpër Europën pa kufij. Edhe atë mbase sërish duke u nisur nga parimi se më i kujdesshëm duhet të jesh ndaj të ligut, se sa ndaj të mirit, sepse edhe ashtu e keqja nuk duhet pritur nga i miri.

Ky planet do ishte i mbuluar me përmendoret e turpit, sikur mbi të të ndërtoheshin monumente që do ruanin kujtimin për të gjitha marrëzitë njerëzore, sikur mbi të të ngriheshin lapidarë për të gjitha krimet që kanë bërë njerëzit njëri ndaj tjetrit. Në këtë botë do kishte shumë pakë ditë festive sikur të shënoheshin si ditë zie të gjitha datat nga e kaluara kur jonjerëzorja ka ngadhënjyer mbi njerëzoren. Pastaj, sikur të mos vlente parimi aq shpesh i përdorur për t’i shpjeguar ndodhitë tragjike kur kanë pësuar popuj të tërë, e sipas të cilit parim, krimin e zbërthen mjeshtri që atë e ka bërë, pra sikur librat e historisë t’i shkruanin ata që nuk ndiejnë nevojë t’i fshehin e t’i shtrembërojnë të vërtetat, ata do kishin përmbajtje edhe më të përgjakura se këto, nga të cilat mësojnë fëmijët tanë. Por, që të mundë njerëzimi të jetojë në paqe me vetveten dhe më lehtë të vetëgënjehet se nuk ka shenjë njohëse të keqen, por të mirën, gjinia njerëzore ka bërë atë që bën edhe sot: mundohet të ndërtojë sa më shumë përmendore që lëvdojnë të mirën e saj, e sa më pak nga ato që ia rikujtojnë të keqen, me çka ia del të fshehë fytyrën e vërtetë, e ta tregojë atë që mbase gjithmonë e ka ëndërruar ta ketë, por nuk e ka pasur kurrë. Dhe gjithashtu, u përkushtohet festave në shenjë të fitoreve të gjinisë njerëzore, e në heshtje i kujton ditët e turpit dhe të dështimit të po asaj gjinie.

Pa dyshim se e njëjta vlen edhe për kontinentin tonë, për Europën. Kështu që, nëse do i shënonte me monumente të gjitha krimet që janë bërë në hapësirat e saj dhe, nëse do i nënvizonte në kalendar të gjitha datat kur ka dështuar njerëzorja dhe kur njerëzit kanë bërë vepra nga më të çnjerëzishmet, mbase nuk do kishte pjesë të Europës pa ndonjë përmendore që do rikujtonte egërsinë që popujt e këtushëm kanë treguar ndaj njëri-tjetrit dhe kalendari do mbetej me shumë pakë ditë të shënuara si të lavdishme. Edhe atë jo vetëm nga e kaluara e largët e saj, por edhe nga e shkuara e afërt, nga vitet të cilat po ajo Europë dëshiron t’i tregojë si epokën e saj më të ndritshme dhe më njerëzore. Dhe ndër monumentet që do rrëfenin për egërsinë jonjerëzore në këtë kontinent, pa dyshim se do ishin ata të ngritur në Bosnjë e Kosovë, ku ushtarët dhe policët serbë, duke u thirrur në emër të popullit të vet bënë krime, për të cilat mendohej se në Europë nuk mund të përsëriteshin. Pra, u bënë krime edhe shkaku i qëndrimit absurd të Europës së civilizuar, e cila, përderisa Millosheviçi vepronte, tregohej më e kujdesshme ndaj “kriminelit” se sa ndaj viktimës. Apo, bënte çmos që të mos e egërsojë edhe më shumë “kriminelin”, mbase duke e ditur se viktima nuk ka zgjidhje tjetër përpos të shpresojë se dikush do ia zgjasë dorën e shpëtimit. Gjë të cilën deri diku ajo Europë e bën edhe sot, kur popullit në emër të të cilit u bënë krime të paimagjinueshme, i lejon të bredhë lirshëm nëpër hapësirat e saj, e qytetarët e Kosovës i lë në gropën e thellë të Ballkanit, duke mos u mundësuar atyre të shëtisin lirshëm nëpër vendlindjen e vet – Europë.

Një nga datat e çnjerëzores europiane dhe botërore, me siguri do mbetet edhe 11 korriku, ditë kur përpara pesëmbëdhjetë viteve u masakruan dhe u vranë mbi 8000 myslimanë të Bosnjës. Edhe atë duke qenë në “zonën” e shpallur si të “mbrojtur” nga Kombet e Bashkuara, duke shpresuar se ishin të mbrojtur nga njerëzorja dhe humania e kësaj bote, e që në fund të bëheshin viktima të së kundërtës të asaj për çka kishin shpresuar. E që sot, po ajo Europë dhe botë e civilizuar, të bëjë çmos që sa më shpejt ta harrojë këtë krim që bie edhe mbi ndërgjegjen e saj dhe po ashtu, të bëjë çmos që ata në emër të të cilëve u bë ky krim, të binden se e ardhmja e tyre është në shlyerjen e kufijve mendorë ndaj të tjerëve dhe po atyre t’u mundësojë lirshëm të bredhin nëpër Europën pa kufij. Edhe atë mbase sërish duke u nisur nga parimi se më i kujdesshëm duhet të jesh ndaj të ligut, se sa ndaj të mirit, sepse edhe ashtu e keqja nuk duhet pritur nga i miri.

Sa i përket Srebrenicës, ku u bë krimi më monstruoz në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore, thuhet se së shpejti atje do ndërtohet një monument që do shënojë edhe një nga turpet e shumta të këtij kontinenti dhe të kësaj bote. Ideatori i kësaj përmendoreje, gjermani Filip Ruh, shpjegon se monumenti i tij, i ngritur nga shufrat e metalta, e të cilat do ndërthurin shkronjat e para të organizatës së Kombeve të Bashkuara, do duhet t’ia rikujtojë botës tradhtinë që ua bëri boshnjakëve, duke i hipur nëpër autobusë thuajse vetëm sa për t’ua dorëzuar kasapëve serbë, që pastaj i masakruan të papenguar nga askush. Sipas ideatorit të këtij monumenti, ai do jetë i thurur edhe nga 16744 këpucë të betonta (për çdo viktimë nga një palë këpucë), dhe në të do jenë të shënuar emrat e “aktorëve” kryesorë që asokohe mundeshin të bënin diçka më shumë për t’i shpëtuar viktimat e pafajshme, por nuk bënë thuajse asgjë, siç janë sekretari i atëhershëm gjeneral i KB Butros Gali, i dërguari special i kësaj organizate Jasushi Akashi, gjenerali francez Bernar Zhanvie, si edhe shumë të tjerë. Dhe ku mbase do mungojnë emrat e të gjithë kasapëve serbë, si dhe të serbomëdhenjve të sotëm, të cilët hapur kërkojnë që 11 korriku të festohet si “Dita e çlirimit të Srebrenicës serbe”, si ditë e lavdishme e popullit serb. Pra, në ballinën e kësaj përmendoreje të ideuar nga një gjerman, do mungojnë edhe emrat e politikanëve të sotëm serb, të cilët të ndihmuar edhe nga qarqe politike europiane, bëjnë çmos të mos e pranojnë atë që dihet – gjenocidin mbi popullin boshnjak të bërë në emër të popullit serb.

Sa ky monument do ia rikujtojë botës çnjerëzoren që gjallëron në të, varet nga shumëçka. Mbi të gjitha, kjo do varet edhe nga gatishmëria e kësaj bote të përballet me portretin e saj të vërtetë, i cili thuajse gjithmonë është më ndryshe nga ai që fëmijët tanë e mësojnë nëpër librat shkollorë, e ku theksohet humanizmi i Perëndimit, pa u shpalosur të gjitha vragët në fytyrën e tij, pa e hequr makijazhin nga ajo fytyrë, që të shihet se nuk është aq joshëse sa tenton të tregohet. Pra, të shihet se duke dashur ta tregojë fytyrën e vet të retushuar, duke dashur ta jetojë në qetësi epokën e saj më “humane” dhe më “progresive”, Europa e sotme mbase nuk ka forcë të përballet me pjesën e turpit të vet në Ballkan, andaj edhe nuk do aq ngutshëm ta rrënojë murin e Shengenit edhe për viktimat, të cilat duke shëtitur lirshëm nëpër kontinentin e tyre, do mund ta rrëfenin të vërtetën për veten dhe xhelatin. E ndërkohë, e njëjta Europë nuk jep shpjegim si ishte e mundur që popujt e ish-Jugosllavisë socialiste të shëtisnin lirshëm nëpër të, e disa nga popujt e tanishëm të shteteve demokratike, popuj që përqafuan standardet e saj, të mbeten në këtë gropë të Ballkanit. Por, mbase, një pjesë e Europës “humane” do e kuptojë se shumë nga ballkanasit, prej moti e kanë të qartë se një ndër vlerat më të larta para të cilave përkulet dhe gjunjëzohet bota e sotme, është po ajo e njëjta që i çon të bashkëpunojnë mes veti të këqijtë dhe politikanët primitivë të kësaj pjese të Ballkanit, euroja.

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
3.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next