Fillimi | Analiza | Në shenjë të triumfit të tyre

Në shenjë të triumfit të tyre

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kohëve të fundit kamë ndjenjën se shoqëria e shqiptarëve të këtushëm është ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në botën e mirë ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e krerëve partiak, dhe në botën mjerane në të cilën banon populli.

Shkruan:Kim MEHMETI

 
Gjithnjë e më pavullnetshëm e hapi postën elektronike. Jo vetëm pse shtohet numri i atyre që më shkruajnë, jo pse nuk jam mësuar t’i përballë kritikat dhe ofendimet e atyre që nuk pajtohen me qëndrimet e mia publike, por shkaku se të gjitha shkresat, si ato që lëvdojnë, po ashtu edhe ato që shajnë, kanë diçka të përbashkët, përcjellin një porosi të pashkruar, por që lexohet lehtë: ndjenjën se balta e pashpresës është bë ngulfatëse, se janë thënë të gjitha që duhet thënë, se të gjithëve sa jemi dhe me atë që bëjmë, si e arrirë më e dukshme na përshkruhet dështimin. Pastaj, aty ka letra të gjata, jetërrëfime rinore nga më të ndryshmet, nga ato që tregojnë për idealet e varrosura, deri te ato që gjurmojnë fajtorin dhe mbase me të drejt, të gjithëve na bëjnë bashkëfajtorë për situatën në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë. E të gjitha ato shkresa së bashku, të çojnë të besosh se sot është fatkeqësi e madhe të jesh i ri, se sot nuk është për ta lakmuar atë që jeton stinën më të bukur të jetës. Me çka edhe fillon t’ia pranosh vetes se shoqëri më të dështuara janë ato ku të moshuarit nuk ua kanë zili të rinjve, ku paraardhësit ua kanë harxhuar ardhmërinë pasardhësve të vet, ku prindërit ua kanë mbyllur fëmijëve të tyre të gjitha shtigjet që çojnë drejtë një të ardhme më të mirë. Pra, fillon t’ia pranosh vetes se të gjithë ne të sotmit, politikanë apo shkrues, një ditë mbase do kemi turp të tregojmë se kemi qenë ata që jemi sot, se do vijë dita kur do e kuptojmë se ne ndoshta pa hile e kemi dashur popullin, por kemi dashur të flasim vetëm ne dhe atij kurrë nuk i kemi besuar. Me çka do u ngjamë politikanëve dhe shkruesve të ardhur nga e djeshmja, e të cilët sot e fshehin se janë marrë me politikë apo nuk duan t’ua përmendësh gazetat ku kanë shkruar.

Kohëve të fundit, gjithnjë e më pavullnetshëm më dilet rrugëve të Shkupit. Sepse aty gjithnjë e më qartë shihet numrit i pakësuar i të rinjve shqiptarë dhe gjithnjë e më të dukshëm janë autobusët që të rinjtë e këtushëm i çojnë drejtë ëndrrës së vet diku nëpër metropolet e Evropës. Pastaj, edhe kur shkon te miqtë apo të të afërmit, aty dëgjon emrat e atyre që mungojnë, të atyre që kanë braktisur vendlindjen. Dëgjon rrëfime si e kanë kaluar kufirin ata që kanë shkuar t’i bëjnë jetë ëndrrat që kanë ëndërruar këtu, për ata që u janë bashkangjitur familjarëve të tyre apo që me padurim presin të takohen me fatin e vet më të mirë. Rrëfimeve për ata që kanë shkuar, u bashkëngjiten ato për të rinjtë që me padurimin presin të marrin pasaportën biometrike, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, pra duke paguar trefish më shtrenjtë se pasaportën që mund ta kërkosh sot e ta marrësh në vitin 2011. Dhe kur dëgjon rrëfimin për të rinjtë që marrin para borxh për të nxjerr pasaportën e ngutjes së tyre, s’ke si mos mendosh se pse këta abdallët tanë në pushtet nuk e pyesin Gruevskin si është e mundur ky shtet të ketë para për kisha e përmendore, e të mos ketë për pasaporta edhe në gjuhën shqipe, si nuk u kujtohet të bëjnë një kontroll e të shohin pse përnjëherë u plotësuan të gjitha afatet për marrjen e pasaportave deri në vitin e ardhshëm, të shohin mos vallë dikush ua paguan shqiptarëve edhe taksën e braktisjes së vendlindjes, mos vallë pasaportat dygjuhësorë u zhdukën vetëm që Maqedonia të rinjtë shqiptarë t’i përcjellë në gjuhën maqedonase. Dhe çka nuk të shkon ndërmend kur sheh lotët e nënave që lagin shtigjet e një shpërnguljeje të madhe, e cila nga pak ta rikujton atë të viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, kur me qindra mijë shqiptarë u nisën rrugës drejtë Turqisë, nga nuk u kthyen kurrë më. Mbase kjo mund të jetë edhe ndjenjë e gabuar, por shkurajua e tanishme e të rinjve shqiptarë në shtetet perëndimore, ka shijen e një shpërnguljeje masive, ka shijen e humbjes së madhe të asaj më të vlefshmen që ka ky popull.

Muajve të fundit më shkaktojnë trishtim të çuditshëm lajmet televizive. Mbase andaj i jam kthyer radios. E kam më lehtë kur nuk i shoh fytyrat e buzëqeshura të politikanëve të këtushëm që shesin optimizëm e ndërkaq tan kohën mbjellin vetëm premtime të kota dhe papërgjegjësi. Sa herë që i dëgjojë të flasin për rezultatet e arritura, nuk mundem të mos e pyes veten se vallë është e mundur ata të kenë shtegtuar aq larg këtij realiteti në të cilin jeton populli, është e mundur të mos shohin atë që shihet më qartë se kryqi mbi malin Vodno nga ana jugore e Shkupit, se vallë ata nuk shohin murin prej betoni që ndërton Gruevski nga bregu verior i Vardarit, me çka i ndan ata që duhet të mbeten këtu nga ata që bëhen gati të shkojnë, se është e mundur këta "dudukët" tanë në pushtet të mos e shohin se ky shtet dy dekada me radhë i ngjanë një salle për pritje, sallë ku shqiptarët presin dikush t’ua tregojë rrugën që i shpie drejtë të ardhmes më të mirë, e Gruevski pretë të përfundojë hapja e tunelit që Maqedoninë do e çojë drejtë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Pra, sa herë që i shoh ato fytyra të buzëqeshura që përhapin optimizëm për ardhmërinë e Maqedonisë në BE e NATO, nuk mund të mos e pyes veten se vallë këta përfaqësuesit tanë politik mund të jenë aq kokëtulë sa mos e kuptojnë sa shtrenjtë e paguajnë shqiptarët këtë pritje. Aq më shumë, mos shohin sa shtrenjtë e kushton të riun shqiptarë edhe ikja nga shtet, duke qenë i detyruar të paguajë pasaportën e marrë me procedurë të përshpejtuar.

Kohëve të fundit kamë ndjenjën se shoqëria e shqiptarëve të këtushëm është ndarë në dy botë që nuk komunikojnë mes veti: në botën e mirë ku jetojnë elitat politike dhe të gjithë të pëlqyerit dhe të dëgjueshmit e krerëve partiak, dhe në botën mjerane në të cilën banon populli. Këto dy botë të ndara, e që takohen mes veti vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, janë brigjet e humnerës së pafundmë që i gëlltit gjeneratat e reja, brigjet e humnerë së thellë aq kilometrat sa ka mes vendlindjes dhe kryeqendrave evropiane ku shpërngulen të rinjtë e këtyre trojeve.

Ka kohë që më ikin fjalët kur vjen dita të shkruaj kolumnën javore për "Kohën Ditore". Mbase shkaku se më ngulfat ndjenja se edhe shkrimet a mia e sforcojnë demokracinë shqiptare, demokraci e cila lindi dy lloje parazitësh që freskohen nga i njëjti burim - nga fatkeqësia kolektive e popullit: politikanët që angazhohen për të "mirën" e popullit dhe kastën e kritikuesve të politikanëve të papërgjegjshëm. Dhe mbase nga ky angazhim "patriotik" i partiakëve për të mirën e popullit dhe nga kjo zhurmë e vlerësuesve "objektiv" shqiptarë të situatës politike në Maqedoni, Gruevski e ushqen besimin e vet se s’ka çka e pengon në realizimin e projektit "Shkupi 2014". Pra, të gjithë sa jemi dhe mënyra se si veprojmë, Gruesvkit i jep të drejtë të ngre "Portën Triumfale" në qendër të Shkupit. Më në fund, pse Gruesvki të mos e shënojë me diçka triumfin njëzetvjeçarë të elitave politike maqedonase mbi ato shqiptare, triumfin e një politike që ia doli dy dekada me radhë ta mbajë në pritje dhe të mposhtur një popull që përbën 30 për qindëshin e banorëve të Maqedonisë.

Komente (2 dërguar):

adem më 03 March, 2010 01:35:31
avatar
te lumt,shum respek per ju zoti ju dhashte shum shendet ti je gjithmon me ne popullin por mos haro se edhe ne jemi gjithmon me ty.
Hetem ademi më 04 March, 2010 09:02:14
avatar
I nderuari Kim M.mire bisedoni,tregoni,mire je ne te gjitha dhe shume mire ju kuptoje mirepo nje ceshtje nuk e keni te qarte sipas meje tjeter eshte te flasesh,te sugjerojshe e krejte te veprojshe,per te vepruar duhet rethe vetes te keshe plane si me tu tje,poqese plane ok,po droje .....!

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
0
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next