Përmendoret e përbuzjes
Shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur sepse kur përfaqësuesve të vet qeveritarë ua shpalosin këto të dhëna, ata arsyetohen se vendimet për këto harxhime janë sjell para se ata të vijnë në qeveri. Pra, japin përgjigje që u shkon për shtati atyre që mendojnë se ne nuk dimë asgjë, që besojnë se ata kanë obligim t’i arsyetojnë veprimet e Gruevskit, e jo të ndërmarrin diçka që ta ndalin këtë koncept politik të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, koncept i cili një popull e favorizon, e tjetrin e përbuzë.
Shkruan: Kim MEHMETI
Relacioni mes politikanëve dhe votuesve të tyre, shpeshherë i ngjanë atij midisi gruas dhe burrit: përderisa gruaja (politikani) gjithmonë e fsheh atë që me të vërtet e mendon dhe e ndjen ndaj burrit, burri (votuesit) gjithmonë ia shprehë gruas dashurinë që nuk e ndjen për të. Dhe kështu ndërtohet ai relacioni që mirëmban një lidhje, e cila lidhshmëri në thelb ka të vërtetën se sikur politikanët të punonin për popullin aq sa pohojnë vetë ata, atëherë populli do mbytej nga të mirat, e politikanët nuk do kishin kohë të shiheshin as me gratë e veta, e le më të dinin se në cilën shkollë u mësojnë fëmijët. Por, ka diçka që pushtetarët e shqiptarëve të Maqedonisë i bënë më të veçantë se të gjithë politikanët tjerë: ata sillen si gruaja që e pyet burrin se çka do dëshironte për darkë, e pastaj gatuan atë që më së shumti e pëlqen dashnori i sajë. Pra, gjatë fushatave parazgjedhore, ata e pyesin popullin se çka donë ai, e pastaj bëjnë atë për çka merren vesh me Gruevskin. Me çka edhe bëhen gjithnjë e më të pranueshëm për qarqet politike maqedonase, e gjithnjë e më të largët për popullin e vet.
Shpeshherë, relacionin pushtetarë-qytetarë i rëndomtë, më së miri e shpjegojnë thëniet e njeriut të thjeshtë, të atij që e thotë atë që ndjen dhe përjeton. Si për shembull, thënia e një taksisti se "nëse gjatë bashkëqeverisjes së vet me VMRO-DPMNE-në, PDSH-ja na gënjeu, këta të BDI-së jo vetëm që na gënjejnë, por edhe na përbuzin", e që ia tha autorit të këtij teksti përderisa ky i fundit mundohej të shpjegojë dallimin mes këtyre dy partive më të mëdha shqiptare. Thënie të cilës i mungon shpjegimi përmbyllës i taksistit se "me gënjeshtrat e PDSH-së ishim mësuar, mirëpo se BDI-ja do e nënçmojë potencën e 30 % shqiptarëve të Maqedonisë e do i nënshtrohet Gruevskit, këtë askush nuk e kishte besuar!" Pra, thënie që të çon të mendosh se pse edhe kaq vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët e këtushëm ndjehen të manipuluar nga partitë e tyre, pse ky shtet gjithnjë e më shumë i frustron ata, thënie që të çon të mendosh se mbase populli disi edhe e gëlltit gënjeshtrën politike, por assesi jo edhe përbuzjen që ia bën shteti dhe ata tek të cilit ka pasur besim të madh.
Ku ta dish, ndoshta një nga arsyet që i çon shqiptarët e këtushëm të ndjehen të përbuzur, është edhe pritja disavjeçare që të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së, gjë që e premtonin të gjitha partitë e këtushme gjatë fushatave parazgjedhore. Gjë të cilën e premtoi edhe BDI-ja, por pas ardhjes në pushtet, përfaqësuesit e saj thanë se kjo zgjidhje do bëhet nëpërmjet ligjeve ekzistuese. Pra, ata thanë se statusi i dëshmorëve të luftës, i fëmijëve të tyre të mbetur jetimë dhe i invalidëve, do zgjidhet nëpërmjet ligjeve ekzistuese për rastet sociale që i ka çdo shtet që kujdeset për të paaftit për punë, për fëmijët pa prind, për lypsarët, për të mbeturit në rrugë. Dhe kur e dëgjon këtë, njeriu s’ka si mos ndjehet i përbuzur, është e pamundur të mos e pyet veten se vallë këta pushtetarët shqiptarë nuk e kuptojnë se ky popull kërkon ligj të veçantë për dëshmorët e konfliktit të 2001 dhe për familjet e tyre, sepse ata nuk mbetën invalid, nuk mbetën jetimë, nuk mbetën pa mbështetjen e kryefamiljarit pse kështu ua kishin imponuar rrethanat sociale, apo pse kishin probleme shëndetësore, por pse kishin flijuar çdo gjë të veten për të mirën kolektive. Pra, s’ke si mos ndjehesh i përbuzur kur ke përfaqësues të cilët nuk e kuptojnë se ish dëshmorët e luftës dhe familjet e tyre, se luftëtarët e mbetur invalid gjatë konfliktit të 2001, duhet të qëndrojnë në një rrafsh tjetër përkujdesjeje shtetërore nga ai që ka të bëjë me rastet sociale. Andaj shqiptarët e këtushëm duan ligji të veçantë për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, ligj që do ketë edhe shenjën dhe dimensionin e mirënjohjes dhe kujdesit ndaj atyre që flijuan individualen për të mirën kolektive.
Ka shumëçka që shqiptarët e sotëm të Maqedonisë i bënë të ndjehen të përbuzur nga institucionet më të larta shtetërore, e me atë edhe nga përfaqësuesit e vet nëpër këto institucione. Mbase ndjenjën e të përbuzurit ua shton edhe lehtësia me të cilën Gruevski ndërton kisha dhe përmendore në mes të Shkupit, lehtësia me të cilën VMRO-DPMNE-ja ngre “murin e Berlinit” mes myslimanëve dhe ortodoksëve të kryeqendrës së Maqedonisë, e pushtetarët shqiptarë nuk e kuptojnë se kryeministri aktual i këtij shteti, është duke vizatuar hartën ndarëse të Maqedonisë së maqedonase nga ajo e shqiptarëve. Pra, nuk e kuptojnë se Gruevski ngutet dhe bënë çmos që “Shqipëria” e Maqedonisë të mbetet sa më e varfër, e Maqedonia e maqedonasve sa më e pasur. Edhe atë duke grabitur ngutazi nga buxhetin shtetëror edhe pjesën që nuk i takon, sepse nuk ka shqiptarë që do i thotë: Mos i prekë këto 30 për qind të buxhetit shtetëror, se kam me ta prerë dorën! Dhe duke mos pasur kush ia thotë këtë, ai ndërton ura të reja dhjetëra metra pranë atyre ekzistueseve mbi Vardar, e nuk financon urën në komunën Saraj, nga e cila një ditë do rrokullisen në lum të gjitha makinat e shqiptarëve që kalojnë mbi të, e që pastaj përfaqësuesit e BDI-së të shprehin keqardhje dhe indinjatë për atë që ka ndodhur. Pra, duke mos pasur kush t’ia thotë këtë, Gruevski vazhdon të porositë përmendoret që do e stolisin kryeqendrën e Maqedonisë. E në ndërkohë, askush nuk tregon sa para nga buxheti shtetëror harxhohen për këto skulptura që Gruevski i ka porositur në Itali. Nuk tregojnë askush, sepse të gjithë e dinë si do ndjehen shqiptarët e këtushëm kur do kuptojnë se Maqedonia ka nënshkruar marrëveshje me firmën italiane “Fonderia Fernando Marineli” në vlerë prej 10 milion euro. Se nga rreth 20 skulpturat sa janë porositur, deri më tani në Shkup kanë arritur dy luanët antik që kushtojnë 1.150.000 euro, figurat e Dellçevit dhe Gruevit që kapin shumën prej 850.000 eurove. Se përpos 10 milion eurove që Ministria e Kulturës ia ka kaluar komunës “Qendër” gjatë vitit 2007 e 2008, për këtë vit buxhetorë, Maqedonia i ka nda kësaj komune edhe 7 milion euro shtesë, për realizimin e skulpturave tjera që do stolisin qendrën e Shkupit, në mesin e të cilave edhe ajo e Aleksandërit të Madh që do kushtojë 4 milion e gjysmë euro. Që do kushtoj aq sa të ndjehesh i përbuzur kur dëgjon se të rinjtë shqiptarë të punësuar në administratën shtetërore, rrinë korridoreve sepse nuk kanë tavolina dhe karrige pune ku të ulen e të punojnë.
Shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur sepse kur përfaqësuesve të vet qeveritarë ua shpalosin këto të dhëna, ata arsyetohen se vendimet për këto harxhime janë sjell para se ata të vijnë në qeveri. Pra, japin përgjigje që u shkon për shtati atyre që mendojnë se ne nuk dimë asgjë, që besojnë se ata kanë obligim t’i arsyetojnë veprimet e Gruevskit, e jo të ndërmarrin diçka që ta ndalin këtë koncept politik të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, koncept i cili një popull e favorizon, e tjetrin e përbuzë. Dhe duhet thënë hapur: qeveritarët shqiptarë sillen me mospërfillje ndaj mendimit kritik, sepse nuk i frikohen popullit që i ka votuar, sepse ne vetë i çuam të besojmë se jemi inferior, të paditur e naiv, duke mos u thënë hapur se legjitimitetin politik që ua dhamë, ata nuk mund ta përdorin për t’u bërë shok me qarqet maqedonase që veprojnë kundër interesave kolektive shqiptare. Aq më shumë, edhe sot kur shumëçka bëhet më e dukshme, disa përfaqësuesve të BDI-së ne nuk ua themi hapur, se ata gjithnjë e më shumë ngjajnë në njerëz të gabuar që janë gjetur mes nesh në çastin e duhur, në çastin kur ky popull ishte lodhur nga gënjeshtarët politik dhe shpresonte se ata që flijuan çdo gjë gjatë konfliktit të 2001, nuk do lejojnë kurrë më që ky popull të ndjehet i përbuzur në shtetin ku jeton.
Nuk ka dyshim se relacioni mes politikanëve dhe votuesve të tyre, here- herë i ngjanë atij midis gruas dhe burrit: përderisa veprimet e burrit njollosin apo e lavdërojnë kryesisht atë personalisht, ato të gruas e përbuzin apo e lartësojnë tërë familjen. Sepse, gruas që ka burrë të keq, e që rritë fëmijë, i thonë nënë të përkushtuar që mbanë shtëpi pranë një burri që nuk meriton t’ia mbrosh nderin, e burrit që ka grua të shthurur, i thuhet se është "leshko". Por, këtu përfundon ngjashmëria e relacionit burrë-grua me atë të politikanit me votuesit e tij dhe tutje fillon e vërteta se edhe burrit trupvogël e mendjelehtë, quhet burrë, njësoj si edhe gruaja e shëmtuar dhe naive, që quhet grua, e të cilët mund të gjejnë pandanin e vet që të ndërtojnë familje të shëndosh dhe të kenë fëmijë të bukur e të mençur, por injoranti dhe i paafti kurrë nuk mund të quhet e të bëhet politikan.
Votoni këtë tekst
Tjera nga Analiza
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI
Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti
E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
Ngjyrat etnike të botës
Shkruan:Kim MEHMETI
Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti
Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI
Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
Biri im!
Kim MEHMETI
Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI
Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI
Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti
Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (2 dërguar):
Dërgoni komentin