Ditët e gëzimdhembjes
Dhe nuk ka dyshim se lindje-vdekjet njerëzore janë më të përsëritura mbi këtë rruzull tokësorë, por gjithmonë kanë freskinë thuajse ndodhin për herë të parë. Në të vërtetë, ato edhe janë të papërsëritshme, për çdonjërin prej nesh.
Shkruan: Kim Mehmeti
Ditët festive të fundvitit, i ngjajnë fundit të udhëtimit drejtë një maje të lartë 365 ditë dhe të gjerë aq sa të ulesh mbi të dhe, nga aty të ndërmendish rrugën nga je ngjitur deri te ajo lartësi, të rikujtosh vendet ku ke pushuar i lumtur apo i kënaqur me çastet që i jeton, por nga mundesh të ringjallësh në imagjinatë edhe shtigjet e ngushta nga ke ecur i rraskapitur e me shputa të përgjakura të këmbëve. Në të vërtetë, fundi i çdo ore, i çdo dite, i çdo jave, i çdo muaji dhe i çdo viti që kemi jetuar, nuk ka asnjë domethënie tjetër përpos që dëshmon se jeta është magji e ndërlikuar, të cilën çdonjëri e përjeton ndryshe. Andaj edhe çdonjëri prej nesh është njëfarë magjistari që mundohet të zbuloj përbërjen mbi të cilat qëndrojnë themelet e forta të dëshirës të ecim rrugës, e cila ka fund të qartë.Mbase boshti i durueshmërisë sonë që të shkojmë tutje në përballjen e kohës që na takon, është i përbërë nga e vetmja mundësi që kemi: ta ndërmendin lindjen dhe të trillojmë gjëra që do na bëjnë ta harrojmë vdekjen. Pra të mundë të masin thellësinë e kohës që kemi jetuar, t’i numërojmë vitet që na ndajnë nga ai i lindjes, por të mos dimë edhe sa larg do ecim në kohë dhe të mos kemi mundësi së bashku me vitet e të kaluarës sonë, t’i “festojmë” edhe ato që na kanë mbetur për t’i jetuar. Me çka, pa vetëdije, ne mundohemi sa më ngutshëm të arsyetojmë lindjen dhe të meritojmë vdekjen.
Dhe nuk ka dyshim se lindje-vdekjet njerëzore janë më të përsëritura mbi këtë rruzull tokësorë, por gjithmonë kanë freskinë thuajse ndodhin për herë të parë. Në të vërtetë, ato edhe janë të papërsëritshme, për çdonjërin prej nesh. Dhe si pika të vetme që dëshmojnë se dikush ka ardhur dhe ka shkuar nga kjo botë, ato përbëjnë boshtin e bindjes se në jetën e njeriut, çdo gjë ndodh vetëm njëherë, se asgjë nuk përsëritet, se lumi kurrë nuk mund dy herë të kalojë mbi të njëjtin gur. Por, lumi mban kujtesën e gurëve që ka shpërlarë, e të cilën kujtesë e përcjell si ëndërr të largët mbi ato brigje që do ti lagë gjatë rrjedhës së mëtutjeshme. Pra, ne jemi vetëm nyje ku lidhet kujtimi për atë që kemi qenë dikur, me atë që jemi tani dhe që ëndërrojmë të bëhemi nesër, ne jemi trajtë që mbase edhe vështirë mund të ketë kohë të tashme.
Andaj, ç'është e kaluara jonë, çka është viti që lëmë pas? Vetëm mbëmendje e cila ndikon në ndjenjat tona si çdo gjë e paqenë – si ëndrrat, apo si çfarëdo qoftë tjetër që pjellë imagjinata. Prej moti jeta do e humbiste kuptimin sikur të arrinte Mjeshtri i Lojës që do të shpjegonte arsyen e saj. Duke mos e ditur këtë, të gjithë ne, s’bëjmë gjë tjetër përpos që duam të arsyetojmë ekzistencën tonë. Kush duke krijuar e kush duke shitur pallavra, mirëpo të gjithë ne kemi ndjenjën se ndershëm paguajmë çmimin e duhur për kohën që na është dhënë në shfrytëzim. Ndërkohë, “ora e bardhë” e jetës sonë përbëhet nga “tik-tak-ët” kohor, të cilët, ende pa i dëgjuar mirë, janë bërë e kaluar. Në mes të “tik-ut” të lindjes dhe “tak-ut” të vdekjes, derdhet “lumi” që vetëm njëherë mund të kaloj mbi të njëjtin gurë dhe zhurmon rrëfimin e vet për udhëtimin e bërë duke mos e ditur se për kënd ka rëndësi ai rrëfim: për rrëfyesin apo për ata që ende janë udhëtar drejt vdekjes.
Nuk ka dyshim se çdo njeri është një guacë e mbyllur, është përbërje nga ajo që i ndodh, ajo që ëndërron dhe ajo që dëshiron ta ketë përbërje të jetës. Pra, është brumë i ngjeshur nga realja, por që piqet në furrën e ireales. Prandaj, ai duron dhembjen, vuajtjet…, përballë të gjitha që mund t’ia ngarkosh, përfshi edhe vdekjen, shkaku se sa herë që nuk gjen arsye të jetojë, fillon ta pjekë vetveten në furrën e shpresave dhe iluzioneve të kota. Pra, çdo njeri, në njëfarë mënyre, ecë nëpër jetë me vendimin e të dënuarit me vdekje në xhep, por i cili gjithmonë vetëgënjehet se ndoshta në çastin e fundit do të vijë lajmi se “xhelati” është lodhur dhe se“ekzekutimet” e mëtutjeshme anulohen.
Mbase jeta është një lloj frike e pafundme nga ajo që do të ndodh, jeta është vdekje e ngadalshme, e ndarë në vite, muaj, ditë, orë, minuta, sekonda, që të përfundoj me një frymëmarrje që ikë duke mbyllur pas vetes derën për të marrë frymë. Më në fund, edhe ato që ne i quajmë kënaqësi kulminante në jetë, qëndrojnë mbi themelet e frikës. Ç’është, për shembull dashuria? Vetëm një frikë e pandërprerë që mos humbin njeriun i cili i jep kuptim jetës sonë, mos mbetemi pa krijesën që i mban të gjalla ndjesitë tona. Ne i duam fëmijët tanë shkaku i frikës se mund edhe t’i humbim. Ne ngutemi të përfundojmë veprën e re letrare nga frikë se ndoshta nuk do të kemi kohë atë ta përfundojmë. Andaj, çdo cakë që ëndërrojmë ta arrijmë, si edhe dashuria e mirëfilltë, janë një lloj “vuajtje” dhe “dhembjeje”, ndoshta nga më të pastrat, shkaku se tërë jetën jemi rob vullnetar i tyre.
Festat e fundvitit janë ditë kur peshojmë ngjarjet që na kanë ndodhur dhe atë peshë e barazojmë me kohën e harxhuar. Pesha e ngjarjeve që janë regjistruar në mbëmendjen tonë, është çmimi me të cilin kemi paguar kohën e kaluar. Kujtimet e mbetura nga viti që shkon, kujtime që do u bashkëngjitet atyre të kohëve të mëparshme, e që së bashku do jetojnë vetëm aq sa do jetë gjallë ai që mund t’i ndërmend, janë përfitimi ynë nga koha e harxhuar. Pra, festat e fundvitit më shumë u ngjanë ditëve kur përkujtohet diçka e dashur dhe e shtrenjtë –koha- por e humbur përgjithmonë, festat e fundvitit janë ditë të Gëzimdhembjes, ditë kur gëzimi pse ende jemi gjallë, shkrihet në dhembjen se asnjëherë nuk do jemi atë që kemi qenë dikur dhe diku.
Votoni këtë tekst
Tjera nga Analiza
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI
Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti
E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
Ngjyrat etnike të botës
Shkruan:Kim MEHMETI
Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti
Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI
Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
Biri im!
Kim MEHMETI
Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI
Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI
Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti
Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (0 dërguar):
Dërgoni komentin