Fillimi | Analiza | Njëra valë i shtyn tjetra i tërheq

Njëra valë i shtyn tjetra i tërheq

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Bujanoci është një nga ato komunat shqiptare që ndërlidhin unazën e jashtme të popullit tonë në këtë Ballkan, janë një nga shtyllat e murit që mbron brendinë e “kalasë” kombëtare. E të jesh pika e skajshme e popullit tënd në këtë Ballkan, do të thotë të mbijetosh me vështirësi dhe pandërprerë të ndjesh mbi ty përplasjen e valëve të urrejtjes së tjetrit ndaj etnisë tënde. Aq më shumë kur ke punë me një Serbi, e cila mbase edhe shumë vite nuk do çlirohet nga prangat e vetëdijes se ka qenë, e duhet të mbetet, “pandur” i Ballkanit, andaj edhe nuk të ndërton as biblioteka e as shkolla, por pranë pragut të derës t’i sjell kazermat ushtarake.

Shkruan: Kim MEHMETI


      Për Kosovën, Bujanoci ndodhet në lindje, e për shqiptarët e Maqedonisë, në veri. Për Shqipërinë, Bujanoci është në verilindjen e saj. Por për të gjithë së bashku, dhe nga do që ta shikosh, Bujanoci mbetet një nga ato pikat e skajshme që shënojnë vendin deri ku shtrihen vendbanimet shqiptare, pika që ndërlidhet me ato tjerat që mbyllin kufirin deri ku ka arritur gjatë shekujve tkurrja e trojeve shqiptare. Kështu që, malet në veri të Bujanocit, shënojnë kufirin matanë të cilit fillon deti i sllavëve, e këndej shtrirja e viseve ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë, e që shtrihet deri te brigjet e detit Adriatik. Të mbetur në këtë pikë të skajshme, shqiptarët e këtij vendbanimi i ngjajnë notuesit të cilin edhe vala që e shtynë, edhe ajo që e tërheqë, e çojnë në të njëjtin drejtim: drejtë brendisë së detit të shqiptarisë. Pra, vala e pushtetit serb, banorët e këtushëm i shtynë të largohen nga aty ku janë, e ajo e shqiptarisë i tërheqë, i josh t’i marrin plaçkat dhe të nisen drejt vendbanimeve me të sigurta në brendinë e trojeve shqiptare. Dhe të rrahur nga këto dy valë të ndryshme, por që i çojnë në të njëjtin drejtim, banorët e komunës së Bujanocit të duken paksa më të veçantë se gjithë shqiptarët e viseve tjera, e ku merret frymë më lirshëm dhe nuk ke hallin si të mbrohesh nga i huaji, por si të shpëtosh nga “maunokratët” tu: ata janë nacionalromantik të këndshëm, ata e dinë në cilin shtet jetojnë, por ndjehen edhe banorë të atdheut të tyre imagjinarë që shtrihet deri atje ku jetojnë bashkëkombësit e tyre. Duke qenë të tillë, ata nuk i gëzon gjithaq pasaporta e shteti serb me të cilin së shpejti do mundet të bredhin lirshëm nëpër Evropë, por i lumturon çdo veprim që mund të mbrojë letërnjoftimin e tyre etnik të vulosur me gjuhën, kulturën dhe çdo gjë që identifikon shqiptarët.

      Bujanoci është një nga ato komunat shqiptare që ndërlidhin unazën e jashtme të popullit tonë në këtë  Ballkan, janë një nga shtyllat e murit që mbron brendinë e “kalasë” kombëtare. E të jesh pika e skajshme e popullit tënd në këtë Ballkan, do të thotë të mbijetosh me vështirësi dhe pandërprerë të ndjesh mbi ty përplasjen e valëve të urrejtjes së tjetrit ndaj etnisë tënde. Aq më shumë kur ke punë me një Serbi, e cila mbase edhe shumë vite nuk do çlirohet nga prangat e vetëdijes se ka qenë, e duhet të mbetet, “pandur” i Ballkanit, andaj edhe nuk të ndërton as biblioteka e as shkolla, por pranë pragut të derës t’i sjell kazermat ushtarake.

      Bujanoci, si edhe e tërë Lugina e Preshevës, është peshore e saktë që pagabueshëm e matë sasinë e nevojshme të vuajtjes që duhet ta përballësh për të jetuar e mbijetuar në një shtet të cilit i pengon ekzistenca fizike e shqiptarëve, në një shtet i cili bënë çmos që ata sa më shpejtë t’i shkulin rrënjët nga vatrat shekullore dhe të vazhdojnë tkurrjen e trevave shqiptare. Dhe mbase kjo barrë e rëndë, ata i ka bërë edhe më të durueshëm, i ka kalitur në rojtarë të pathyeshëm të “atdheut” të vetëm, pa të cilin një popull zhduket edhe atëherë kur ka shtetin dhe administratën e vetë shtetërore: gjuhën dhe kulturën kombëtare. Andaj, të ardhurin nga trojet tjera shqiptare, banorët e kësaj komune e mirëpresin si i harruari që i gëzohet çdo të ardhuri të familjes së vet. Dhe posa t’ju dëshirojnë mirëseardhje, ata me mburrje do u tregojnë vendet ku djemtë e këtyre anëve flijuan rininë për të drejtat kombëtare, do u çojnë ta vizitoni bibliotekën e tyre të cilën e pasurojnë me titujt e autorëve shqiptarë nga të gjitha trojet, si dhe te godina e re e gjimnazit të ndërtuar viteve të fundit.

      Pasi t’i vizitoni fshatrat përreth Bujanocit, e ku me ngulmë mbrohet shqiptaria, nuk ka si mos ia shtroni vetes pyetjen që mbase banorët e kësaj komune e ndërmendin, por nuk duan ta thonë zëshëm: ç’bënë mëmëdhe Shqipëria për banorët e këtushëm ku nuk është e lehtë të jesh e të mbijetosh si shqiptar. Mbase duke e ditur se Shqipëria është zënë me protesta që kanë për qellim të përcaktojnë se cili është vjedhës më i pafytyrë i votave dhe, duke e vlerësuar drejtë hallin e Kosovës që ta njohin sa më shumë shtete të botës, banorët e kësaj komune të lënë përshtypjen se nuk kërkojnë asgjë nga këto dy shtete shqiptare përpos që gjatë drekave dhe darkave që i hanë zyrtarët e Prishtinës e Tiranës, të ngrihet ndonjë dolli edhe për shqiptarët e kësaj ane. Edhe atë jo që të jenë më të shëndetshëm e më burrnorë, por të ngushëllohen se mëmëdheu nuk i harron kurrë.

      Kur jemi te Shqipëria e Kosova, mbase do mjaftonte që këto dy shtete të investonin në Luginën e Preshevës aq mjete sa harxhohen për darka e dreka ministrore dhe qeveritare në Prishtinë e Tiranë, e që shqiptarët e këtushëm më lehtë të mbijetonin nëpër vendbanimet ku mund të jesh shqiptarë, por ku vështirë mund të “shqiptarosh”. Andaj, gjatë vizitës së Bujanocit, e ndjen qartë se sa vështirë mund të mbijetosh në këtë Ballkan nëse je pjesë e unazës që shënon kufijtë e jashtëm etnik, por e mbetur në shtetin ku askush nuk të donë. Apo, kur vjen në Bujanoc, e kupton qartë se shqiptarët që jetojnë nëpër vendbanimet që shënojnë kufirin ku përfundon shqiptaria, mund një ditë edhe të “mbyten”, por jo pse vala e urrejtjes i ka shtyrë tutje, e ajo e detit shqiptarë i ka tërheq nga brendia e vetë, po pse s’kanë pasur ku të mbahen, pse “s’kanë” mëmëdhe që u qëndron mbrapa. Pra, kur viziton Bujanocin, e kupton se banorët e këtyre trevave i bënë të fortë vetëm bindja se mund të jetosh kudo, por duhet të vdesësh aty ku ke lindur. Duke jetuar me këtë bindje, ata bëjnë të pamundur që të ndërtojnë edhe rrugën e gjerë të mirëkuptimit mes popujve të Ballkanit, me çka edhe tregojnë sa janë lodhur duke ecur vetëm nëpër dy rrugët që tani për tani ua ka shtruar fati i mbijetesë: atë të qëndresës dhe rrugën e ikjes nga vendlindja. Pra, duke jetuar me atë bindje, më mirë se çdokush tjetër, ata e kanë kuptuar se rruga e parë ecet mundimshëm, e dyta ngutshëm. Dhe duke e kuptuar këtë, banorët e Luginës së Preshevës e dinë se cilëndo ta ecësh nga ato dy rrugë, do duhet të ngopesh me të njëjtin ushqim – mallin. Duke ecur rrugës së qëndresës, me mall do ëndërrosh ditën  kur do mund të jetosh lirshëm i tillë siç je, e nëse nisesh rrugës së çrrënjosjesh nga vendlindja, tërë jetën do përtypësh mallin për t’u kthyer atje nga ke ikur.

Komente (5 dërguar):

ron më 30 November, 2009 12:24:35
avatar
politikanet dhe shteti shqiptar dhe ai kosovar nuk duhet pregaditur ndonje strategji se si te mbrohen keto troje shqiptare , por vecse te bejne copy-paste strategjise serbe ndaj mbrojtjes te "POPULLIT" serb ne kosove.tung
Besnik muaremi më 30 November, 2009 01:27:50
avatar
Te lumt per ket shkrim qe ke ber,shkrim i cili I permbush te gjitha ato brenga qe e kan edhe vlllezerit tane te ksaj krahine, pershendetje deri tek juve zoteri Kim Mehmeti
ska lidhje më 20 December, 2009 01:13:23
avatar
Baca Ali sot(19.12.2009)qante ne kongres,i mjeri ankoheshte se shqiptaret nuk paskan patur asnje shqiptar ne 12 postet kyqe ne shtetin e BJRM-se,dhe pak me pastaj do te thote se marredhenjet me VMRO-ne na paskan qene te mira....per gjynah...sa i mjere...haram gjaku i deshmoreve
Fitim më 07 January, 2010 12:30:02
avatar
me te vertete rinia po i humb shpresat per nje politike mbarekombetare, keshtu qe nese e mbajme vullnetin, dhe i idealizojme qellimet tona dhe i qartesojme objektivat, kjo "politike" do te zhdukej dhe do ta marrim fatin tone ta udheheqim per mireqenien e popullit, per cdo shqiptar pavaresisht kufijve.
xheladin mustafa më 12 September, 2010 06:04:19
avatar
..Po doni te ngopni nje te uritur,jepni nje peshk, po doni te ngopni nje te uritur perher,mesoni si te peshkoj....!

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next