Fillimi | Analiza | Mes nostalgjisë dhe vrullit

Mes nostalgjisë dhe vrullit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Se Prishtina jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së të moshuarve, mund ta vëreni edhe nëse i vizitoni kabinetet qeveritare të Kosovës. Në ato kabinete do shihni plotë të rinj të shkolluar që u asistojnë ministrave të PDK-së dhe plotë të ardhur nga e djeshmja që i këshillojnë ata të LDK-së. Dhe pasi ta vëreni këtë, nuk ka si mos e pyetni veten se si ia del Kryeministri i Kosovës t’i harmonizojë vrullin dhe nostalgjinë. Apo, si i ardhur nga Maqedoni, nuk ke si mos thuash: pse Ali Ahmeti nuk i viziton ish bashkëluftëtarët e vet, që ta kuptojë se ku qëndron dallim mes PDK-së të dalë nga lufta e 1999 dhe BDI-së që e polli konflikti i 2001.

 Prishtina e pas zgjedhjeve vendore është po ajo e përhershmja që i ngjanë një barku tej mase të fryrë, i cili i bluan të gjitha ambiciet e Kosovës. E shikuar ditën nga lartësitë e Çagllavicës, ajo të duket edhe si një zemër e zhurmshme të cilës nga dita në ditë, Fatmir Lima ia shton dhe ia zgjeron arteriet, bënë “bay-pase” nga më të pamundshme, vetëm që damarët e këtij qyteti sa më lirshëm të lidhen me vendbanimet tjera të shtetit më të ri të Ballkanit. Nëse arrini natën dhe kryeqendrën kosovare e shikon po nga e njëjta lartësi e Çagllavicës, ajo të ngjanë në një gropë ku janë grumbulluar xixëllonja gjigante që e kanë humbur malin e vet dhe mundimshëm nguten të ngjiten nëpër lartësitë përreth, që të vazhdojnë fluturimin nëpër rrafshnaltat përtej asaj grope. Dhe posa të zbresësh poshtë në atë gropë e të bëhesh pjesë e kolonave të makinave të drejtuara nga vozitësit nevrik, posa të të rrëmbejë tollovia e bulevardit “Bil Klinton”, nuk ka si mos të të bjerë në sy se Prishtina e ditëve pas votimit ndryshon nga qendrat tjera shqiptare, se ajo nuk e ka egërsinë e paszgjedhjeve të Tiranës ku me muaj priten rezultatet e votimet, e që pastaj askush të mos e pranojë humbjen dhe euforinë e Shkupit ku partitë shqiptare thuajse paraprakisht e dinë rezultatin që ua kanë premtuar mbushësit e kutive të votimit.

      Kur del të shëtisësh në këmbë nëpër rrugët e Prishtinës së pas zgjedhjeve vendore, nuk ke si mos e ndjesh se ky qytet jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së të moshuarve për vitet e tyre studentore. Pra, nuk ke si mos e vëresh se ky qytet jeton mes dëshirës së gjeneratave të reja që duan ndryshime këtu dhe menjëherë dhe orvatjeve të “pensionistëve” politik të ardhur nga e djeshmja, që të lejojnë ta ndërrosh gotën, por jo edhe pijen në të. Andaj edhe fillon ta kuptosh  pse ky qytetet mbetet bastion i LDK-së dhe pse PDK-ja në këto zgjedhje vendore e humbi betejën përballë konformistëve të Fatmir Sejdiut: sepse kandidati i PDK-së nuk e përfaqësonte as vrullin rinorë, as nostalgjinë e pleqve të këtij qyteti për vitet e tyre studentore, sepse ai nuk simbolizon as të kaluarën, as të sotmen e Prishtinës, se ai nuk të rikujton as stinët e dikurshme të Prishtinës kur disa shkrimtarët bëheshin politikan dhe e stërvitnin popullin t’i sforcojë muskujt e durimit, as atë të viteve kur studentët e provincës, të lodhur nga pritja që dikush t’ua sillte lirinë, braktisnin studimet dhe ngutshëm mësonin si përdorej kallashniku, me çka suksesshëm dhanë provimin më të rëndë të atdhetarisë. Andaj kandidati i PDK-së i erdhi LDK-së si tabletë vitaminoze e llojit të “Bedoksinit” që njëherazi të qetëson, ta shtonë apetitin e humbur dhe ta ripërtërinë motoriken e të menduarit. Me çka “pleqtë e urtë“ të LDK-së s’kishte si mos e besonin se ka shumë të vërtetë në thënien se lejlekut të verbër, vetë Zoti i ndërton folenë. Pra, s’kishin si mos shfrytëzonin “folenë” e fitores që me dorë të vet ua ndërtoi PDK-ja, e cila doli me kandidat që me të vërtet kishte zë të lartë, aq të nevojshëm për mitingje dhe i dinte gjitha dështimet e kundërshtarit të vet, por të cilit askush nuk i kishte treguar me kohë se politika të lejon që kundërshtarin ta shohësh me syrin e keq dhe nënçmues, por vetëm nëse vetveten nuk e merr mësysh duke e shikuar me syrin e vetëpëlqimit dhe të mbivlerësimit.

      Prishtina e pas zgjedhjeve vendore nuk është gjithaq e ngarkuar me analizat e humbjeve dhe fitoreve partiake. Dhe nëse hasni në analistë të tillë, do vëreni se analizat e tyre i përshkon një qetësi dhe humor i cili mbase shprehë atë më të rëndësishmen: urtësinë e  njerëzve që kanë kaluar shumë beteja që të vijë dita kur vetë do zgjedhin dhe do vendosin për fatin e tyre. Pra, këto analiza nuk kanë egërsinë e Tiranës dhe euforinë e Shkupit shqiptarë, ku gjithmonë fajtori kërkohet larg vetvetes. Pastaj, Prishtina e paszgjedhjeve u lejon edhe të ardhurve nga trojet tjera shqiptare ta thonë të veten. Mbase shkaku se ajo e ka ruajtur atë shpirtgjerësinë shqiptare që e kanë humbur disa vise tjera tona. Apo mbase shkaku se aty ende vlen parimi: Partinë mund të ma shash e njollosësh, por burrërinë nuk guxon të ma prekësh e të ma përbuzësh. Dhe duke iu përmbajtur këtij parimi, jo vetëm Prishtina, por e tërë Kosova, votoi më qetë se në cilën do hapësirë tjetër shqiptare. Madje edhe kur atyre ua përmend incizimet nga Gjakova ku shihen votuese të cilave nuk u mjafton vetëm një fletëvotim, kur u thua se mijëra gjakovarë kanë protestuar në shenjë revolte për manipulimin e zgjedhjeve, prishtinasit mbase e kuptojnë dëshirën e të ardhurit që edhe zgjedhjeve kosovare t’ua vish petkun e atyre të “shqipërive” tjera,  andaj përgjigjen: Po, ndoshta edhe ka pasur raste të tilla në Gjakovë, por nga filmimet e fshehta  shihet qartë se edhe gjakovarët nuk lejuan ta njollosin burrërinë kosovare dhe Mimozës votat nuk ia vidhnin burrat e partisë, por gratë e burrave të partisë kundërshtare. E kur bëhet fjalë për Gjakovën, thuajse të gjithë pajtohen se atë e gjunjëzoi LDK-ja, e cila gjatë dy mandateve sa drejtonte këtë komunë, mbase veproi sipas bindjes se kur udhëheqësit hanë mish e populli lakër të tharët turshi, mesatarja del se të gjithë ushqehen me sarma.

      Se Prishtina jeton mes vrullit rinorë dhe nostalgjisë së  të moshuarve, mund ta vëreni edhe nëse i vizitoni kabinetet qeveritare të Kosovës. Në ato kabinete do shihni plotë të rinj të shkolluar që u asistojnë ministrave të PDK-së dhe plotë të ardhur nga e djeshmja që i këshillojnë ata të LDK-së. Dhe pasi ta vëreni këtë, nuk ka si mos e pyetni veten se si ia del Kryeministri i Kosovës t’i harmonizojë vrullin dhe nostalgjinë. Apo, si i ardhur nga Maqedoni, nuk ke si mos thuash: pse Ali Ahmeti nuk i viziton ish bashkëluftëtarët e vet, që ta kuptojë se ku qëndron dallim mes PDK-së të dalë nga lufta e 1999 dhe BDI-së që e polli konflikti i 2001. Pra të sheh se duke i hapur dyert për vrullin rinorë, udhëheqësit e PDK-së dëshmuan se bëjnë parti për gjithë kosovarët e jo vetëm për ish komandantët e luftës, përkundër Ali Ahmetit i cili e bëri të kundërtën: partinë e shndërroi në pronë të atyre cilëve askush nuk mund t’ua mohojë trimërinë, por që u mungon mençuria politike.

        Është mirë që Prishtinën e pas zgjedhjeve vendore ta vizitojnë të gjithë ata që duan ta kuptojnë se kur çiftohet vrulli rinorë me nostalgjinë e të moshuarve, lind një racionalitet politik që të çon të kuptosh se ka diçka që qëndron mbi interesin dhe përfitimin partiak: interesi i shtetit dhe ai i gjithë qytetarëve. Mbase këtë Kosova e ka kuptuar më mirë se të gjitha “shqipëritë” tjera, gjë të cilën do e dëshmojë vetëm nëse edhe në rrethin e dytë zgjedhorë çdo gjë do kalojë ashtu siç i ka hije një populli të civilizuar. Dhe pasi ta kalojë edhe këtë sprovë, Prishtinës zyrtare do i mbetet edhe detyra ta lajë borxhin ndaj atyre qindra mijë mërgimtarëve kosovarë që e mbajtën gjallë Kosovën deri sa ajo ëndërronte të votojë për vetvete. Pra t’ua mundësojë votimin edhe atyre që me dekada investuan djersën e vet dhe e ushqyen shpresën pa të cilën Kosova nuk do mund ta ecte rrugën e gjatë që e solli këtu ku ndodhet sot.

Komente (1 dërguar):

Bashkim K më 24 November, 2009 08:48:27
avatar
I nderuari z. Kim,
pajtohem me ju se ne Prishtine, po edhe ne Kosove mbreteron nje qetsi qytetare si gjate zgjedhjeve edhe pas tyre. Por kam frike se kjo qetesi nuk vjen vetem nga urtesia qytetare por edhe nga lodhja e zhgenjimi qe kosovaret kultivojne ndaj qeverive e partive politike.
Duhet te ju kujtohet koha kur ne Kosove rriheshin e shaheshin vllezeit per parti e lider, pa marre parasysh se nuk i njihnin aspak ideologjite, percaktimet dhe programet ke tyre.
Euforia e pas luftes i la vend vuajtjes, varferise, problemeve pa fund dhe te vetmit te cilit e ndjejne "progresin" e Kosoves jane lideret tane te te gjitha partive qe posedojne miliona, pallate, brenda e jasht vendit.
Kur flasim per te rinjet qe keshillojne qeveritaret, duhet te permendim edhe te rinjet e shkolluar larte por qe lexojne ato cka u shkrujane te tjeret qe dje ose pardje kur erdhen ne pushtet u erdhen edhe diplomat e shkollave te mesme bashke me doktoratat.
NUk eshte gjithcka terr e zi i nderuar Kim, por edhe nuk eshte ashtu si do te duhej ose ashtu sic e pershkruani ju ne artikullin tuaj.
Faleminderit, per kontributin tuaj ne EDUKIMIN KOMBETAR.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next