Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak
Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.
Njeriu i paarsimuar sheh qartë dhe njeh vetëm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duken se ecin pranë tij, ndërsa i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i sheh largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë. Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të arsimuarve, një lloj i ri i tyre që e pollën dy dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme mes shqiptarëve të Maqedonisë: shkencëtarët me tituj doktorësh e magjistrash e që këto tituj i morën duke mbrojtur temat shkencore në vendkalimin kufitar të Qafë - Thanës. Aty ku "mentorët" nga përtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatët e tyre ua dorëzonin punimet shkencore të shkruar në bardhësitë e dhjetëra monedhave evropiane me ngjyrë të kuqe. Dhe kështu, shqiptarët e Maqedonisë sot kanë aq shkencëtarë sa do mjaftonin për t’u kompletuar me kuadër arsimorë e shkencorë të gjitha institucionet shkencore e universitare të Ballkanit Perëndimorë. Pra, të gjithë universitetet e kësaj pjese të Ballkanit që u ngjajnë vetëshërbimeve ku mund të blesh atë diplomë që ta lejon xhepi. E me çka u krijua bindja se arsimimi nuk ka të bëjë me atë që ke në kokë dhe në bërthamën njerëzore, por me atë që ke në xhep dhe me thellësinë e tij.Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.
Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë në çdo lagje nga dy-tre doktorë shkencash dhe nga dhjetëra magjistra, kështu që mbase ka ardhur koha që të fillojnë të mësojnë, ka ardhur koha që disa nga këta shkencëtarë t’u kthehen librave të shkollës së mesme sa të mos duket aq qartë se janë prodhim i "katedrave" të shitblerjes së diplomave në Qafë të Thanës, Bllacë e Deve-Bair. Shqiptarët e këtushëm duhet ta kuptojnë se një inflacion i tillë i diplomave, për ata mund të ketë po të njëjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaçërisht kur këta shkencëtarë bëhen ligjërues nëpër universitetet e këtushme, apo drejtues të institucioneve të pakta kulturore e shkencore. Sepse kur të arsimon analfabeti, dëmi është po aq shkatërrues sa edhe kur ta ndalojnë arsimimin. Andaj nëse deri dje ishte e domosdoshme një shfryrje e atyre që kanë pasur ambicie, por nuk u është dhënë mundësia ato t’i realizojnë me kohë, sot ka ardhur dita që ambiciet për tituj shkencorë të jenë në proporcion me atë që ke në kokë.
Se arsimimi i gjeneratave të reja të shqiptarëve të Maqedonisë sot është lënë edhe në duart e atyre që kanë doktoruar, por ende nuk kanë filluar të mësojnë, është diçka që e dinë të gjithë shqiptarët e këtushëm. Këtë e dinë edhe partitë e këtushme shqiptare, të cilat këtë brumë "shkencorë" e përdorin për t’i vënë nënë kontroll institucionet e këtushme arsimore në gjuhën shqipe. Atë që nuk e dinë as shqiptarët e këtushëm e as partitë e tyre, e që duhet thënë hapur, është vërteta se me këtë brumë mund të ngjeshësh vetëm të diplomuar të paditur. Një arsimim pa standarde vlerësuese, solli edhe deri te ajo, për shembull, që në Universitetin Shtetëror të Tetovës të ndërrohen ligjëruesit sezonalisht dhe varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Apo në këtë universitet të kesh "komisarë partiak" që mbajnë "rendë" në punësimin e profesorëve, duke u dhënë përparësi atyre si vetvetja, atyre që marrin pagë mujore, por kurrë nuk dalin përpara studentëve, të vetëdijshëm se do përballen me studentët që dinë më shumë se profesorët e tyre.
Më në fund, sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin aq doktorë shkencash, aq magjistra dhe aq të diplomuar nëpër universitetet e kryeqendrave fqinje sa është numri i tyre, atëherë atyre nuk do u ndodhte kjo që është duke u ndodhur: që Gruevski t’i kullotë sikur bagëti pa bari. Pra, sikur shqiptarët të kishin aq shkencëtarë sa janë në numër, ata prej moti do ta merrnin në duar të veta edhe universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, e jo më ato dy në Tetovës që janë bë thuajse pronë e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre që mbajnë tituj të lart shkencorë të ishte proporcional me diturinë e tyre, shqiptarët e këtushëm qëmoti do dilnin nga gënjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetëm me pesë ministra në qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk është gjithaq ai se çka për ta shkruajnë akademikët shoven maqedonas, por pse ende mbetën popull "joinstitucional". Dhe ata shkencëtarë dhe elita të arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftë më me këtë luftë ndërpartiake për të ardhur në pushtet që t'ia lehtësoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjë platformë të qartë politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha të riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit që shqiptarët e këtushëm të kenë një këshillë koordinues që do jetë korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijë proceseve që do e çojnë përpara shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë mirë bëjnë që i përkushtohen shkollimit, që bëjnë çmos të kompensojnë të humburën. Por në ndërkohë, duhet ta kuptojnë se e humbura nuk kompensohet nëse nuk ke arsimim të shëndosh. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për fakultete në çdo lagje të tyre, që të shërojnë varrën nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitë i punësojnë të paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnë universitetet nëpërmjet "komisarëve partiak". Sepse nëse vazhdon ky proces, shqiptarët e Maqedonisë do bëhen populli i vetëm që do ketë më shumë doktorë shkencash e magjistra se sa të arsimuar me shkollim të mesëm. Çka do shkojë në favor të autorit të këtij teksti.
Votoni këtë tekst
Tjera nga Analiza
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI
Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti
E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
Ngjyrat etnike të botës
Shkruan:Kim MEHMETI
Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI
Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
Kim Mehmeti
Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti
Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI
Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
Biri im!
Kim MEHMETI
Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI
Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI
Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti
Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...



Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Komente (11 dërguar):
1)Elita Shkencore-punimet e magjistratures apo doktoratures i gjejn ne internet te gatshme dhe vetem shkojn ne translate dmth e perkthen shpejt dhe del e mbron behet magjister apo doktor i ndonje lemie,jep ligjerata ne Universitet shet nota,diploma,mjer ne qe i cojm femijet te mesojne.
2)Elita fetare-I mesojn 10dova behen hoxhallare tregojn derse neper xhami,me titullin hoxhe ata bejn hajmali kinse shendoshin ua marin paret njerezve te shkretit hyjn dhe borxhe vetem qe te shkojn te filan hoxha.
3)Elita politike-diplomaci zero,servil numer 1,dyftyresh,keqperdorin fondet publike ku populli eshte taksapagues,per cdo dite premtime boshe,genjeshtra te kulluara,njerez qe nuk e din te menaxhojne ne asnje profesion.
Dërgoni komentin