Fillimi | Analiza | Si tatuazh në asfalt

Si tatuazh në asfalt

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shqiptarët, si edhe gjithë popujt e kësaj bote, gjithmonë kanë ndërtuar rrugë. Ata e kanë ditur se rrugët janë damarët e tokës, se ato kalojnë nëpër qytete e fshatra, se ato ndërlidhin vendbanimet që janë si shumë zemra nga rrjedhë gjaku që e freskon trupin gjeografik të një etnie. Por, nëse i shikoni vëmendshëm rrugët që gjatë shekujve kanë ndërtuar shqiptarët, do vëreni se ato kanë pikënisje, por nuk janë të ndërlidhura mes veti, fillojnë diku, e keni bindjen se nuk të çojnë më larg se aty nga je nisur

Shqiptarët, si edhe gjithë popujt e kësaj bote, gjithmonë kanë ndërtuar rrugë. Ata e kanë ditur se rrugët janë damarët e tokës, se ato kalojnë nëpër qytete e fshatra, se ato ndërlidhin vendbanimet që janë si shumë zemra nga rrjedhë gjaku që e freskon trupin gjeografik të një etnie. Por, nëse i shikoni vëmendshëm rrugët që gjatë shekujve kanë ndërtuar shqiptarët, do vëreni se ato kanë pikënisje, por nuk janë të ndërlidhura mes veti, fillojnë diku, e keni bindjen se nuk të çojnë më larg se aty nga je nisur. Do vëreni pra se rrugët që dikur i kanë ndërtuar shqiptarët, janë si rrugë pa dalje, si rrugë që nuk shprehin paskajshmërinë e kësaj bote, por janë të mbyllura, nuk kanë vazhdimësi, sa më shumë u afrohen kufijve që Shqipërinë e ndajnë nga vetvetja, ato rrugë bëhen edhe më të ngushta dhe më të pakalueshme. Apo do vëreni se rrugët që i kanë hapur shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë, gjithashtu përfundojnë si shtigje qorre, se janë si kaptinat e rrëfimit të pashpresës se kurdo qoftë ato rrugë do lidhen mes veti dhe do mbulojnë tërë trupin territorial të këtij kombi.

 

Nëse njeriu shëtitë rrugëve që dikur kanë ndërtuar shqiptarët, do ndjehet sikur është duke ecur nëpër shtigjet e së kaluarës të këtij populli, i cili nuk ka komunikuar mes veti nëpërmjet rrugëve të dukshme, por duke ecur shtigjeve që nuk është dashur t’i sheh askush. Andaj, ky popull edhe nuk ka mundur gjithaq t’i përkushtohet ndërtimit të rrugëve, por hapjeve të shtigjeve të ngushta, rrugicave të padukshme që të çojnë aty ku duhet, por vetëm nëse ke fat mos të të vërejnë ata që donin vendbanimet shqiptare të mbetemi si zemra me damarë të mbyllur, si zemra të cilat nuk kanë si ta shpërndajnë gjakun nëpër trupin etnik. Pra, në të kaluarën, shqiptarët as që kanë mundur të hapin rrugë me shenja të dukshme që tregojnë nga duhet të shkosh nëse nisesh nga Durrësi për në Morinë, që pastaj të vazhdosh drejtë Prizrenit e Gjakovës, apo ku duhet të kthesh djathtas në hyrje të Shkupi, që të mos e gabosh rrugën e në vend se në Prishtinë të shkosh në Beograd.

 

Në të kaluarën, shqiptarët e Shqipërisë dhe këta këndej kufirit, në vend të hartave rrugore që kishte çdo shtet dhe çdo popull, kishin topografinë e shtigjeve të fshehta, të  regjistruar në mbëmendjen e tyre si sekret që nuk duhej ta dinin të tjerët. Pra, rrjeti i shtigjeve të fshehta nga  ecën me shekuj shqiptarët e shumë shteteve të Ballkanit që të takohen  mes veti, ishte i shënuar në ëndrrën e tyre që të shëtisnin lirshëm nëpër gjithë trojet shqiptare. Andaj ato shtigje të fshehta që lidhnin shqiptarët matanë kufirit me këta këndej vijave të shumta shtetërore që ndanin këtë popull nga vetvetja, nuk kanë qenë  kurrë të shënuar në hartat topografike, as kanë pas shenja rrugore që të tregojnë nga duhet të shkosh që të arrish lirësim atje ku të presin me “mirëserdhe”. Nëpër ato rrugë shqiptarët kanë ecur të heshtur dhe e kanë përcaktuar drejtimin nga duhet të shkojnë duke e ndjekur erën e gjakut të fisit që i takojnë.

 

Pas shumë shekujsh dhe ndoshta për herë të parë, shqiptarët matanë kufirit dhe këta që jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërtojnë rrugë që janë të dukshme dhe aq të gjëra sa nëpër to të mund të shkosh drejt ardhmërisë. Pra, pas shumë shekujve, shqiptarët ndërtojnë rrugë të cilave me të vërtetë shpejtë u harxhohet asfalti - shkaku se ndonjë shtresë të tij e hanë politikanët - por që ndërlidhin zemrat shqiptare dhe të çojnë më tej, drejtë botës së paskajshme. Andaj rrugët që filloi t’i ndërtojë Sali Berisha në Shqipëri dhe atë që i zgjeron Fatmir Lima në Kosovë, nuk kanë vetëm simbolikën e damarëve të tokës që lidhin hapësirën gjeografike të një populli, por ato rrugë thurin edhe rrëfimin e ri të shqiptarisë, rrëfimin ku nuk do ketë vend për damarë të padukshëm tokësorë nga rrjedhë gjaku i një populli.

 

Rrugët që ndërton Berisha dhe ato që i ndërton Lima, janë vepra me të cilat mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë edhe pse rrugët e shtetit ku ata jetojnë ende janë më të ngushta në vendkalimet kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën.  Pra, rrugët që zgjerohen në Kosovë dhe autostrada Durrës –Morinë, janë shenjë me të cilën identifikohen dhe krenohen edhe shqiptarët e këtushëm. Dhe ata kanë nevojë për këtë identifikim shkaku se e sotmja e tyre është si portet pa fizionomi të qartë, si kalendarë i zbrazur, si dosje ku e sotmja e tyre mbetet diku mes shpresave  dhe premtimeve të kota të partive të këtushme shqiptare.

 

Pra, vlerat që krijojnë Shqipëria e Kosova janë shenjë me të cilën identifikohen edhe shqiptarët kudo që janë. Andaj shqiptarët e Maqedonisë me interes të veçantë i përcjellin edhe debatet publike rreth ndërtimit të autostradës Durrës-Morinë dhe shpeshherë mbeten të habitur nga debatuesit të cilët sa nuk i hyjnë njëri tjetrit në gojë për të dëshmuar se a është kjo rrugë ngjyrë “blu” apo “rozë”. Me çka lënë përshtypje se nuk e dinë se asfalti ka ngjyrë të zezë dhe si i tillë ai mirë duket pranë të kuqes sonë kombëtare. Pra shqiptarët e Maqedonisë duan të identifikohen me një Shqipërinë e Kosovën që ka rrugë pa gropa, ku asfalti nuk harxhohet brenda një mandati qeveritarë. Si të tillë, shqiptarët e Maqedonisë  jo se nuk kanë mirëkuptim për ata që kritikojnë ndërtuesit e rrugës Durrës-Morinë, jo se nuk e dinë se ka të atillë që të shpallin tradhtarë vetëm që të mos marrësh guxim e të pyesësh mos janë bërë keqpërdorime gjatë ndërtimit të kësaj rrugë, por shqiptarët e Maqedonisë e dinë edhe atë se ka kritikuesit të ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë, të cilët, duke shtruara pyetje për kinse keqpërdorimet që janë bërë gjatë ndërtimit të kësaj rruge, duan të realizojnë atë që nuk guxojnë ta bëjnë hapur: të pengojnë ndërtimin e rrugës që është mburrja e gjithë shqiptarëve.  

 

Nuk ka dyshim se shumë nga rrugët që shqiptarët i ndërtuan në të kaluarën, ishin projektuar nga të tjerët. Andaj edhe ngjanin si shtigje që kanë drejtim të gabuar, që nuk të çonin më larg se aty nga je nisur. Sot, mbase për herë të parë, shqiptarët vetë i projektojnë rrugët e tyre. Dhe i ndërtojnë ashtu që ato të jenë damarë nga do rrjedhë gjaku i një populli. Ku ta dish, ndoshta ka mes nesh edhe shumë nga ata që dyshojnë në aftësitë e këtij populli që vetë t’i projektojë e t’i ndërtojnë rrugë që i nevojiten. Andaj, shumë nga akuzat që u drejtohen atyre që iniciuan ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë, jehojnë si britma të pakuptimta, të duken si orvatje për të bërë tatuazh mbi asfalt. Nuk ka dyshim se mbi asfaltin e rrugës Durrës-Morinë do mbetet një tatuazh i pashlyeshëm. Edhe atë o si nënshkrimi i atyre që janë nismëtarë të ndërtimit të kësaj rruge që bashkon një popull, o si portret i atyre që kritikojnë ndërtuesit e sotëm të rrugëve mbarëshqiptare.

 

Kolumnat e publikuara në këtë faqe janë botime ekskluzive të gazetës "Koha Ditore", Prishtinë 

 

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next