Fillimi | Analiza | Brenda nxehtë – jashtë frynë era

Brenda nxehtë – jashtë frynë era

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Maqedonia e sotme ndodhet në hendekun që ndanë dilemat si do veprojnë shqiptarët e këtushëm nëse edhe më tej zvarritet anëtarësimi i saj në NATO dhe hamendësimeve pse i nevojiten asaj katër helikopterët rusë të blerë kohë më parë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe pse në shikim të parë duket se këto dy dilema nuk kanë lidhje mes veti, nëse gërryen më thellë, do e kuptosh se shqiptarët e Maqedonisë do duhet ta përcaktojnë veprimtarinë e tyre të ardhshme politike varësisht nga ajo sa ata kanë ndikim në politikën e jashtme të shtetit ku jetojnë dhe sa ato i përfill pushteti aktual kur sjellë vendime të ngjashme me blerjen e katër helikopterëve të vlerësuar si nga më të përsosurit për luftë guerile dhe veprimtari antiterroriste, e që nuk i kanë as shtetet më të zhvilluara.

 Shkruan: Kim Mehmeti

Maqedonia e sotme ndodhet në hendekun që ndanë dilemat si do veprojnë shqiptarët e këtushëm nëse edhe më tej zvarritet anëtarësimi i saj në NATO dhe hamendësimeve pse i nevojiten asaj katër helikopterët rusë të blerë kohë më parë për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe pse në shikim të parë duket se këto dy dilema nuk kanë lidhje mes veti, nëse gërryen më thellë, do e kuptosh se shqiptarët e Maqedonisë do duhet ta përcaktojnë veprimtarinë e tyre të ardhshme politike varësisht nga ajo sa ata kanë ndikim në politikën e jashtme të shtetit ku jetojnë dhe sa ato i përfill pushteti aktual kur sjellë vendime të ngjashme me blerjen e katër helikopterëve të vlerësuar si nga më të përsosurit për luftë guerile dhe veprimtari antiterroriste, e që nuk i kanë as shtetet më të zhvilluara. Pra edhe pse helikopterët fluturojnë në qiell, e shqiptarët ecin mbi tokë, ata do duhet të pyesin veten se a ka dhënë pëlqim BDI-ja qeveritare për blerjen e këtyre helikopterëve dhe nga ç’anë i kanoset Maqedonisë rreziku gueril dhe terroristë. Kuptohet, shqiptarët duhet t’i shtrojnë këto pyetje pa bërë aluzione të ndërlidhura me të kaluarën e hidhur kur Maqedonia armatosej vetëm kur mendonte se do mund ta destabilizonin shqiptarët e këtushëm, siç ndodhi në vitin 2001, kur, përpos avionëve ukrainas, nga matanë Karpateve ajo importoi edhe pilotë. Dhe me paratë e shqiptarëve të këtushëm bleu granata me të cilat shkatërronte vendbanimet e tyre.

      Dhe përderisa Maqedonia ndodhet në hendekun që ndanë dilemat se a do bëhet anëtare e NATO-së apo e Shteteve të Pavarura të cilat dikur i udhëhiqte ish-Jugosllavia e Titos, shqiptarët kanë mbetur në gropën e hamendësimeve si do duhet të veprojnë nëse edhe më tej vazhdon kjo politikë kishtare - antishqiptare e Gruevskit. Kjo politikë që e çon Maqedoninë atje ku ishte përpara Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarët e këtushëm i nxit të pyesin veten: cilat janë ato arsye të fshehta kombëtare dhe shtetërore që i dinë vetëm kryesuesit e BDI-së dhe që e çojnë këtë parti të jetë aq e kujdesshme ndajë një politike absurde të Gruevskit, që e bëjnë këtë parti të pranojë rolin e mbulesës për një politike antiperëndimore, për një politike që i acaron marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj, përpos me Serbinë. Pra, shqiptarët e këtushëm prej moti pyesin veten pse kryesuesit e BDI-së janë aq sekret ndaj popullit të vet dhe nuk japin asnjë shpjegim se cili do ishte përfitimi nga një politikë e këtillë shtetërore, se cilat janë caqet që do i arrijë kjo parti duke përdorur strategjinë “duro sot, që nesër ta kesh mirë”. Gjithsesi, shqiptarët e Maqedonisë e meritojnë t’i dinë edhe afatet kohore për t’u arritur ato caqe për të cilat pushtetarët shqiptarë mendojnë se ia vlen të flijosh të sotmen.

      Situata e sotme politike në Maqedoni me shumëçka i ngjanë asaj të parakonfliktit të vitit 2001. Në mos më shumë, kjo ngjashmëri ka të bëjë me bashkëpunimin e mirë të elitave partiake shqiptare - maqedonase në qeverinë dhe me rritjen e pakënaqësisë te shqiptarët nga ky bashkëpunim, i cili bashkëpunim ngjanë me atë të kohëve socialiste kur, sa më të afërta ishin mes veti elitat politike, aq më të largët bëheshin mes veti popujt që jetonin në Maqedoni. Mbase kjo ngjashmëri i çon shqiptarët e këtushëm të mendojnë se mund të ndodh ironia e fatit që BDI-ja të përballet me të njëjtën situatë si ajo me të cilën u përball PDSH-ja në fillim të kësaj dekade. Pra t’i ndodh BDI-së ajo që u ndodhi kryesuesve të PDSH-së, të cilët, nga fundi i shekullit të kaluar, thoshin se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë të mira, duke i barazuar ato me marrëdhëniet me të vërtetë të shkëlqyera mes elitave partiake në pushtet, ku vëllazërisht dhe në mënyrë të drejtë vendosej se  kush do jetë “mister 10 për qindëshi” .

      Duke shkuar gjithnjë e më shumë mbrapa sa u përket marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, shqiptarët e këtushëm nuk kanë si mos e pyesin veten pse BDI-ja pranon diçka që atë e defaktorizon si forcë politike, e shqiptarët i frustron dhe i çon të ndjehen të përbuzur. Duke mos pasur asnjë shpjegim nga kryesuesit e BDI-së, shqiptarët e këtushëm nuk kanë si mos mbështeten vetëm mbi një arsyetim logjik: se BDI-ja me vetëdije ka pranuar rolin e saj nënshtrues ndaj Gruevskit vetëm pse kryesuesit e kësaj partie mendojnë se më lehtë përballet i nxehti dhe djersitja në qeverinë e VMRO-DMNE-së, se sa e era që frynë jashtë kabineteve qeveritare, e ku ndodhet populli. Pra, BDI-ja shkelë gjurmëve të dikurshme të PDSH-ja, kthehet në kohët e parakonfliktit të 2001 kur, sa më të afërt bëheshin kryesuesit e PDSH-së me ata të VMRO-DPMNE-së, aq më të largët bëheshin shqiptarët me partinë që i përfaqësonte në institucionet më të larta shtetërore. E që përfundoi ashtu siç duhej të përfundonte: PDSH-ja ecte nëpër rrugën që shtonte përfitimet personale për një grusht kryesuesish të saj, e populli kërkonte shteg si të shpëtojë nga përfaqësuesit e vet që mendonin se populli ndjehej po aq mirë sa edhe ata që ishin në kabinetet qeveritare.

      Maqedonia e sotme ndodhet në udhëkryqin vendimtarë kur duhet qartë t’u jep fund dilemave se a do ndjekë politikën avrointegruese, apo do përdorë formulën serbe të politikës së jashtme, e cila politikë proklamohet si pro NATO-së dhe BE-së, por duke mbajtur kokën të kthyer nga Moska dhe Shtet e Pavarura ku dominon Kuba. Cila do jetë shthurja e kësaj dileme do varet shumë edhe nga sjellja e faktorit politik shqiptarë në qeveri. Pra, do varet nga BDI-ja dhe nga kryesuesit e saj, të cilëve mund t’u ndodh e njëjta që dikur u ndodhi atyre të PDSH-së: që vonë ta kuptojnë se kur të kap breshëri e nuk ke ku të strehohesh, duhet mbi kokë të vesh ndonjë pllakë guri. Sepse, të fortën e thyen vetëm më e forta. Si dhe vonë të kuptojnë se nuk mundet politikës populiste, antishqiptare dhe të pamatur t’i përgjigjesh me urtësi dhe maturi, sepse ajo nuk e njeh atë fjalorë. Pra mund të ndodh që udhëheqësit e BDI-së vonë të shohin atë që dikur nuk e panë me kohë edhe kryesuesit e PDSH-së: të huajt duan të jesh i matur dhe tolerant, por vetëm nëse ajo maturi dhe tolerancë nuk e ushqen jotolerancën dhe egërsinë e tjetrit. Bota e civilizuar e kultivon politikën racionale, por vetëm nëse ajo nuk nxit irracionalen te partneri me të cilin duhet të realizosh konceptet politike. E ajo që ndodh sot në Maqedoni, është e kundërta e asaj që ndodh në botën e civilizuar. Për çka pjesë të fajit ka edhe partia shqiptare në pushtet, e cila ka filluar që mosaftësinë e vet politike ta shes si mirësjellje. Mënyra e këtillë e veprimit politik edhe mund të shitet në tregun ndërkombëtarë, gjë të cilën disa ia dolën ta shisnin edhe para se BDI-ja të paraqitej në skenën e këtushme politike, por shitblerjen e këtij malli më së shtrenjti e paguan shqiptarët e këtushëm dhe gjithë qytetarët e këtij shteti.

Kolumnat e publikuara në këtë faqe janë botime ekskluzive të gazetës "Koha Ditore", Prishtinë 

  

Komente (1 dërguar):

Neset më 12 June, 2009 08:07:56
avatar
Nuk është e vërtetë se po e pate bishtin t,a shkurtojnë e po se pate t,a ngjesin, po e vëtretë është se gjithçka që e bën ia bën vehtes. E them me keqardhje se nuk kam pritur edhe vet një dukuri të këtillë.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
1.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next