Fillimi | Analiza | Mos e lagni shiun?!

Mos e lagni shiun?!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Se shqiptarët e Maqedonisë ende nuk kanë bërthamën minimale të opinionit kritik, u pa shumë qartë gjatë ngjarjeve që ndodhën viteve të fundit, siç ishte rrahja e studentëve nga truprojat e prijësve partiak të PDSH-së, e kur nuk reaguan as studentët as profesorët.

Kim MEHMETI

Shqiptarëve të Maqedonisë do të duhet dikush njëherë t’ua thotë të vërtetën e madhe se për pozitën në të cilën janë nuk kanë faj as vetëm partitë e tyre, as vetëm liderët partiak që vijnë e shkojnë, as vetëm pala maqedonase, as vetëm Prishtina e Tirana zyrtare me inferioritetin e tyre që të mos i kundërvihen Shkupit zyrtarë edhe atëherë kur përbuzë çdo gjë shqiptare në këtë shtet. Pra shqiptarëve të Maqedonisë duhet dikush hapur t’u thotë se edhe gjatë kohë do jenë në këtë pozitë në të cilën janë, sepse ata ende jetojnë periudhën e demokratizimit të tyre të varur në dy telat e çiftelisë. Pra, shqiptarëve të Maqedonisë dikush duhet t’u thotë hapur se ata nuk gabojnë pse ujit ende i thonë ujë, e bukës bukë, por pse prijësit politik i thonë babë dhe ia lejojnë të gjitha që babai t’i bënë pa të pyetur. Shqiptarëve të Maqedonisë duhet t’u thuhet hapur se janë popull që e ka të dobët boshtin kurrizor që e përbëjnë elitat me guximin qytetar që të pavlefshmen ta quajnë me emrin e vërtetë dhe të vlefshmes t’ia thonë mbiemrin që bartë. Pra, shqiptarëve të Maqedonisë duhet dikush t’u thotë hapur se janë këtu ku janë ngaqë kanë shumë trima që meritojnë t’u thurësh këngë popullore, por nuk kanë as dhjetëra profesor, e as qindra studentë të guximshëm, të cilët, do dalin rrugëve të qytetit me dy universiteteve dhe, të qetë, në mënyrë të civilizuar, në ditën e inaugurimit të Gjorgjisë, do i thonë presidentit shqiptarë Bamir Topit, se në çastin kur do të shkel mbi qilimin e kuq që e çon drejtë parlamentit të Maqedonisë, ai në të vërtet ka shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të këtushëm, e të cilët e bojkotuan zgjedhjen e Ivanovit për president të shtetit.


         Se shqiptarët e Maqedonisë ende nuk kanë bërthamën minimale të opinionit kritik, u pa shumë qartë gjatë ngjarjeve që ndodhën viteve të fundit, siç ishte rrahja e studentëve nga truprojat e prijësve partiak të PDSH-së, e kur nuk reaguan as studentët as profesorët. Apo siç ishte kërkesa e para ca ditëve e liderit të BDI-së drejtuar gazetarëve të këtushëm shqiptarë që të mos “ e politizojnë” mosftuarjen e Sejdiut në ceremoninë inauguruese të Ivanovit, e kur askush nga gazetarët nuk i tha se, sikur mos ishin lojnat politike që BDI-ja i bëri me VMRO-DPMNE-në askush nga ne nuk do e dinte se në Maqedoni jetuaka edhe ndonjë Gjeorgji, që tani është bërë president. Pra askush nuk i tha liderit të BDI-së se kërkesa e tij të mos politizohet diçka që është fryt i politikës, është njësoj sikur të kërkosh që dikush të mos e lag shiun.

 

          Është e vërtetë se politikanët me vizion ngandonjëherë duhet të veprojnë ndryshe nga ajo që u thotë populli. Pra, është vërtetë se politikani me vizion shpeshherë bëjnë lëshime sot për një të ardhme më të mirë për popullin e vet. Por, pa dyshim se asnjë politikan i përgjegjshëm nuk guxon të flijojë as të sotmen, as të ardhmen e popullit të vet, në emër të së mirës personale të një grusht profiterësh partiak. Andaj dhe duhet dikush t’u thotë hapur shqiptarëve të Maqedonisë se e ardhmja e tyre e është e rrezikuar ngaqë të sotmen e ndërtojnë vetëm sektet partiake, të pa rrezikuara nga mendimi kritik që lëvizë popullin. Mendim që i ndihmon popullit të kuptojë se një kolektivitet që nuk ka guxim të mirës t’ia thotë emrin që ka e të keqes mbiemrin që bartë, ai popull një ditë humbë besimin në vetvete.

    

          Nuk ka dyshim se ka ardhur koha kur dikush hapur duhet t’u thotë shqiptarëve të Maqedonisë të mos presin shumë nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Sepse Prishtina për fat të keq është në pozitën e protektoratit klasik, e Tirana është zënë keq nga lidhjet “biznes-demokratike” të disa demokratëve të atjeshëm me disa atdhetarë të këtushëm. Andaj shqiptarët e këtushëm nuk duhet të habiten pse Bamir Topi nuk përfillë vullnetin e tyre dhe pranoi ftesën e Ivanovit të merr pjesë në ceremoni e inaugurimit të tij. Topi nuk e përfill vullnetin e shqiptarëve të këtushëm sepse ai nuk e ndjen peshën e të qenurit president i shtetit që në njëfarë mënyre përfaqëson edhe shqiptarët e këtushëm, sepse Topi është aq“properëndimor” dhe i angazhuar për “stabilitetin” e rajonit, sa do pranonte të merrte pjesë edhe në ceremoninë në të cilën Ivanovi hapur do thoshte se Maqedonia nuk ka nevojë për shqiptarinë pro NATO-së dhe pro BE-së, por për Serbin pansllaviste.

 

            Shqiptarëve të Maqedonisë duhet dikush t’u tregoj hapur se ata janë edhe viktimë e “proprendimizmit” të tepërt të politikanëve shqiptarë. Se politikanët shqiptarë kanë kompleksin e fëmijës që dikush mund ta fajësoj se i pari është grindur me shokët e vet. Dhe mos e bëftë Zoti ata të bëhen populistë si politikanët e popullit serb dhe atij maqedonas. Mos e bëftë Zoti që edhe te politikanët shqiptarë të mbisundojë mendësi e shekullit të 19 e “varreve, gjakut dhe tokës” së të parëve. Por, dhëntë Zoti që politikanët e mëmëdheut të mësojnë nga pak nga liderët e shteteve përreth, që e respektojnë zërin e popullit që jeton jashtë kufijve të shtetit amë. Dhëntë Zoti që Topi një ditë e më parë e kupton pse ishte i ftuar në inaugurimin e një presidenti, i cili në programin e tij për tu bërë kryetar i gjithë qytetarëve të Maqedonisë, nuk ka përmendur as shkronjën e parë të popullit të këtushëm shqiptarë. Pra dhëntë Zoti që Topi e Sejdiu një ditë e më parë e kuptojnë se sikur mos ishin këta shqiptarë që janë në Maqedoni, Gjeorgjia ata do i ftonte në festën e vet inauguruese aq sa do ta ftonte Mbretëresha e Anglisë në festimin e ditëlindjes së saj autorin e këtij teksti. Por, mos të të ftojë në festat e veta Mbretëresha e Anglisë është nderë, e të të ftojë Gjeorgjia të cilin nuk e do populli yt, është përbuzje.
Shqiptarëve të Maqedonisë shumëçka duhet thënë hapur. E mbi të gjitha duhet t’u kumtohet se janë shumë larg të faktorizimit të duhur aty ku jetojnë. Duhet t’u thuhet hapur shqiptarëve të Maqedonisë se edhe gjatë kohë ata do të mbeten këtu ku janë ngaqë demokracisë së tyre të çiftelive me dy tela, i mungon solo këndimi i atyre që i dallon guximi qytetarë. Dhe duke qenë këtu ku janë, ata edhe shumë vite do dëgjojnë politikanë që do kërkojnë nga populli të mos e lagë shiun. E çka më së qarti dëshmon se shqiptarët e këtushëm ende nuk e kanë kuptuar se kur bie shi nuk duhet të pyesësh cilin ai lagë, por duhet të hapësh kanale që ujin të shkojë drejtë mullirit tënd.

Komente (5 dërguar):

Lejla Useini më 18 May, 2009 10:53:52
avatar
Tekst i mrekullueshem,vertete shqiptaret nuk jane numer i heshtur per momentin zeri u degjohet atyre qe nuk duhet te flasin ne emer te popullit e ata qe duhet te flasin ne emer te popullit heshtin. PSE? kur do te vije koha qe te degjohet zeri i tyre?
Imeraliu më 20 May, 2009 12:30:00
avatar
Si gjdo here zoteri keni tekste te mrekullueshme, mendoj se sot boshti kurrizor i BDI-se eshte dobesuar edhe me teper me faktin qe nje fuksionar prezenton torturen e sekteve permbrenda partis qe ja kan bere me muaj te tere. Une ju bindi gjitheve se sikur zoteria keni me dhjetera funksionar qe jan pjes e tortures partiake per tu perfshi ne krim financiar. Une mendoj qe BDI e ka tejkaluar konsideraten e popullit dhe sa me par be thyerje te kursit aktual me leht dote shpeton ne qdo zgjedhje te ardhshme.
daki më 20 May, 2009 07:30:57
avatar
Se pari, desha t`ju faleminderoje per punen e madhe qe jeni duke e bere! Duke dashur t'i nderlidhem kesaj teme interesante, do t`ju tregoje nje ndodhi:
Isha duke udhetuar me autobus per ne Struge, afer me mua udhetonte edhe nje djal i ri nga Tanusha. -Dihet, hapem temen e Luftes se 2001. Ai tregonte s si e kane nisur luften...... ... :dhe pas nje kohe, na erdhi udheri se po luftojme per KUSHTETUTE te re(ndoshta ka a qene fjala per ndryshimet ne Kushtetute)-tregon djaloshi. Keto te mjeret nuk e kane dite domethenien e kesaje fjale(kushtetute), se urdheri ka ardh aq "shpejt" sa s`kane pase kohe t`ua sqarojne. Djaloshi me tha se disa prej tyre kane menduar: se kushtetuta eshte dicka shume e rendisishme, e fuqishme, e madhe, e vlefshme.... dicka e ngjajshme me helikopterin! Kjo ngjarje tragjiko-komike me bene shume te mendoje.
Studenti më 22 May, 2009 12:24:54
avatar
Ju faliminderit per kët tekst të mrekullueshëm.Në fakt në maqedoni gjith jan gaflet dhe jan në endra se nje ditë dikush do tua bjer gjith të drejtat gati dhe atëher do të fillojn të punojn.Kështu që sikurse partit tona të cilat jan pa ideologji të qart dhe pa dije së vepruari ashtu edhe qytetarët dhe sidomos studentët të cilët jan të humbur dhe nuk kan as guximin por as dijen se si ta manifestojn paknaqsin e tyre perderisa ne shtetet tjera studentet jan ata të cilët i bejn gjith reformat tek ne gjith shiqojn si të bëhet mjet i partive politike.
Lume më 24 May, 2009 11:57:29
avatar
Z.Kim ka nje proverbe angleze qe thot se dijenia eshte fuqi ndersa mosdija eshte bekim!!Ju jeni njeri i ditshem dhe i fuqishem mirpo populli qe ju pjelli eshte i bekuar me naivitet injorance dhe mosdije!!Jo qe jemi aq te pavetedijshem sa qe jemi jo te organizuar ta mbrojme interesin tone!!Shqiptaret e kane te implantuar ne mendje logjiken e robit i cili me cdo kusht identifikohet me krijesen hibride(shtetin)qe e bart ne kurizin e tij!!Ky popull ka nevoje per perfortesimin e shoqerise civile..besoj edhe bile jam e bindur qe i vetmi motor qe mund ti leviz proceset shqiptare eshte shoqeria civile!!Mos harojme qe standardet e dyfishta per shqiptar egzistojne ne nivel nacional dhe nderkombetar ashtu qe sa me shume ne heshtim e nenshtrohemi aq me teper leme hapesire qe keto standarde te na demtojne rende ardhmerine tone!!Eshte koha per te vepruar edhe per te luajtur "lojen demokratike"...

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next