Fillimi | Analiza | Muskujt prej silikoni

Muskujt prej silikoni

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Fuqia politike është e ngjashme me paratë: te mençurinë e ndihmon të bëjë vepra të mira për veten e të tjerët, e budallanë e çon të merr në qaf vetveten dhe të tjerët. Nga ky këndvështrim duhet analizuar edhe politika e kryeministrit aktual maqedonas Nikolla Gruevski, i cili Maqedoninë thuajse e ka shndërruar në pronë të partisë së tij, VMRO-DPMNE-së. Pas zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të para disa ditëve, përpos shumicës absolute parlamentare që kishte deri tani, Gruevski do ketë edhe presidentin e shtetit si kukull të tij, edhe kryebashkiakun e Shkupit si kipcin e vet, si edhe 35 figura nga dylli si prefektë komunash. Kështu që me të drejt tani ka filluar debati: cila do jetë pozita e mëtejme e BDI-së shqiptare në koalicionit qeveritarë me një VMRO-DPMNE kaq të fortë. Pra, cila do jetë pozita e subjekteve politike shqiptare, kur shikuar nga aspekti kushtetues e juridik, Gruevski mund ato të mos i përfill fare. Apo te veproje ashtu siç vepron edhe tani: partitë shqiptare t’i konsiderojë aq të rëndësishme, sa edhe sekretareshën e kabinetit të tij.

 Shkruan: Kim Mehmeti 

 
 

      Fuqia politike është e ngjashme me paratë: te mençurinë e ndihmon të bëjë vepra të mira për veten e të tjerët, e budallanë e çon të merr në qaf vetveten dhe të tjerët. Nga ky këndvështrim duhet analizuar edhe politika e kryeministrit aktual maqedonas Nikolla Gruevski, i cili Maqedoninë thuajse e ka shndërruar në pronë të partisë së tij, VMRO-DPMNE-së. Pas zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të para disa ditëve, përpos shumicës absolute parlamentare që kishte deri tani, Gruevski do ketë edhe presidentin e shtetit si kukull të tij, edhe kryebashkiakun e Shkupit si kipcin e vet, si edhe 35 figura nga dylli si prefektë komunash. Kështu që me të drejt tani ka filluar debati: cila do jetë pozita e mëtejme e BDI-së shqiptare në koalicionit qeveritarë me një VMRO-DPMNE kaq të fortë. Pra, cila do jetë pozita e subjekteve politike shqiptare, kur shikuar nga aspekti kushtetues e juridik, Gruevski mund ato të mos i përfill fare. Apo te veproje ashtu siç vepron edhe tani: partitë shqiptare t’i konsiderojë aq të rëndësishme, sa edhe sekretareshën e kabinetit të tij.

      Nuk ka dyshim se në shikim të parë, muskujt politikë të Gruevskit duken si të ndonjë pehlivani që të trishton. Por nëse ato muskuj i analizo vëmendshëm, do vëresh se janë të mbushura me silikon. Edhe atë me një silikon të llojit të ri, që përbëhet nga mospasja potencë dhe pjekuri e partive politike të këtushme shqiptare. Kështu që forca e muskujve të tij politikë është proporcionale me inferioritetin e partive të shqiptarëve të Maqedonisë.

      Por të shkojmë radhazi. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, Gruevski mori në qeveri PDSH-në që nuk kishte fituar shumicën e votave shqiptare. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, Gruevski e korrigjoi këtë gabim dhe morri në qeveri BDI-në e Ali Ahemtit, e cila për herë të dytë i fitoi këto zgjedhje. Dhe nëse në 2006, PDSH-ja i dëshmoi Gruevskit se është gatshme të shkel edhe mbi kufoma shqiptarësh për të ardhur në qeveri,  në vitin 2008, Ali Ahmeti i dëshmoi Gruevskit se partitë shqiptare bëjnë koalicion edhe me djallin, vetëm të jenë sa më pranë sofrës ku ai me të vetët do bëjë gosti, e ata do i mbledhin mbeturinat. Me çka Gruevski e lexoi drejtë se partitë shqiptare nuk kanë as koncept, as platformë politike dhe se  beteja e tyre për “interesat kombëtare” fillon e përfundon te kolltuku i butë i ndonjë ministrie të dorës së tretë.

      Duke e lexuar drejtë se partitë shqiptare janë përplot shqiptarizëm deri sa janë në opozitë, e si tullumbace të shfryrë kur i merr në qeveri, Gruevski edhe BDI-së ia caktoi rolin e duhur gjatë zgjedhjeve presidenciale të para disa ditëve.  Pra, ia caktoi rolin që gjithmonë kanë pas partitë shqiptare gjatë zgjedhjeve presidenciale: t’i sjellin në kutitë e votimit të gjitha votat e shqiptarëve të këtushëm. Dhe kështu u arrit marrëveshja Ahmeti -Gruevski për përkrahjej të ndërsjellë të kandidatëve të partive të tyre në disa komuna dhe votimin e kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së,  antishqiptarin e “doktoruar”, Gjeorgji Ivanovin.

       BDI-ja, si parti që e “mbanë fjalën” (ky ishte slogani parazgjedhorë i kësaj partie), bëri çmos të arrihet censusi i nevojshëm prej 40 % votuesish, që të zgjidhej Gjeorgji Ivanovi për president. Por BDI-ja nuk ia doli të fshehë se shqiptarët masovikisht i bojkotuan këto zgjedhjet presidenciale, me çka dëshmuan se nuk janë ata të dikurshmit, të paketuar sipas dëshirës së lidershipëve partiak. Kështu që Gjeorgji Ivanovi morri nga shqiptarët më pakë vota se që është numri i familjarëve të anëtarëve të kryesisë së BDI-së. Me çka, në mënyrë indirekte, votuesit shqiptarë ia forcuan Ali Ahmetit pozitat në qeverinë e Gruevskit. Por, ia forcuan për aq sa Ahmeti do dijë e do ketë guxim të shkoj te Gruevski e t’i thotë: Zotëri, maqedonasit zgjodhën president, por Maqedoni mbeti pa president legjitim. Ti thotë se Gjeorgji Ivanovi mund te fletë kudo në emër të maqedonasve, por jo edhe në emër të Maqedonisë. 

      Por, që ta thuash këtë duhet të dish ta lexosh drejtë porosinë që ta dërgon populli. E shqiptarët e Maqedonisë u përcollën porosi të qartë liderëve të tyre partiak. Ata u thanë prijësve partiak se në shtet me parti etnike, në shtet me demokraci “badinteriane”, nuk është e mundur vetëm presidenti të zgjidhet “multietnikisht”. Shqiptarët e këtushëm u thanë partive të veta se ata nuk duan një Maqedoni ku të gjitha postet më të rëndësishme do i takojnë vetëm një etniteti, por duan ndryshime kushtetuese që do garantojnë ndarje të drejtë të çdo gjëje në këtë shtet. Shqiptarët e Maqedonisë pra e kanë kuptuar atë që assesi nuk ia dolën ta kuptonin partitë e tyre; se prona e përbashkët duhet menaxhuar bashkërisht, e jo sipas parimit të pronarit dhe vasalit..

       Por Gruevski, përpos që i lexoi mirë inferioritetin e partive të këtushme shqiptare, ai e zbërtheu drejtë edhe “mirësjelljen, paqëdashjen dhe orientimin e paluhatshëm properëndimor” të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Në vitin 2006, kur formoi qeveri pa legjitimitetin e shqiptarëve të këtushëm, legjitimitetin e munguar e siguroi duke u takuar dhe përqafuar me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Andaj, autori i këtij teksti, publikisht pohon se e dinë veprimin e ardhshëm të Gjergji Ivanovit: do bëjë çmos që të takohet sa më shpejtë me Bamir Topin dhe Fatmirt Sejdiun. Me çka edhe një herë do dëshmohet se nuk është vetëm Shkupi zyrtarë ai që nuk respekton vullnetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe Prishtina dhe Tirana zyrtare dinë të jenë mospërfillëse ndaj këtij vullneti. Andaj nga ndonjëherë, duken qesharake pyetjet pse shqiptarët e Maqedonisë nuk ia dalin dot të faktorizohen, e të marrin atë që u takon. Përgjigjja është e thjeshtë, por me të mund të përballen vetëm ata që nuk bëjnë tregti me popullin e vet. Me këtë përgjigje mund të përballen ata që nuk vuajnë nga inferioriteti që i çon të bëhen të pëlqyeshëm për të tjerët, duke mos mbajtur llogari se çka mendon për ta populli të cilin e përfaqësojnë.

Komente (1 dërguar):

Kompozitor Mr.Fatos Lumani më 17 April, 2009 04:12:48
avatar
Urime per sajtin,dhe urime per artikullin.Me kane pelyer artikujt tuaj perhere.Nese jeni te interesuar per te shkruar ndonje artikull te detajuar per kulturen serioze muzikore shqiptare(inekzistente) ne maqedoni,ju lutem kontaktoni,,do ju jap informacion shum interesant ....

Me rrespekt
Mr.Kompozitor.Fatos Lumani

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
5.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next